Google “mbytet” në gjoba: Paguan 1 miliard dollarë

13 Shtator 2019, 10:00Hi-Tech TEMA

Kompania “Google” ra dakord të paguajë gjobën prej një miliard dollarësh kundrejt autoritetit francez për të zgjidhur një hetim mashtrimi fiskal.

Kompania është gjobitur më parë me 170 milion dollarë nën akuzat për mbledhje dhe shpërndarje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit nën moshë.

Hetuesit francezë janë përpjekur të përcaktojnë se Google me seli europiane në Dublin nuk ka paguar detyrimet e shtetit duke shmangur deklarimin e aktivitetit dhe të ardhurave.

Zgjidhja përfshin një gjobë prej 500 milion euro dhe taksa shtesë prej 465 milion euro, tha Google në një deklaratë.

Në listën e gjobave ka edhe kompani të tjera teknologjike që operojnë në Europë.

Vendet Europiane janë përpjekur të taksojnë fitimet e ndërmarrjeve shumëkombëshe të teknologjisë, të marra në juridiksionet e tyre.

1 komente në “Google “mbytet” në gjoba: Paguan 1 miliard dollarë”

  1. KORÇARI says:

    Mirë t’ja bëjnë Google -it dhe Fejsbukut sepse janë “SPIUNËT” më të mëdhenj, si gugle ashtu dhe fejsbuk Mbledhin të dhënat e përdoruesve NË MËNYRË TË PALIGJSHME dhe PA PËLQIMIN E TYRE, gjithashtu nga këto të dhëna nxjerrin Miliarada Dollarë duke ua shitur shoqërive reklamuese.Kohët e fundit Fejsbuku do të bëjë një marrveahje me bankat që tu shesë të dhënat personale të përdoruesve të fb , përfshirë këtu foto , mënyrë jetese, vendndodhje , udhëtime etj , dhe duke marë nga banka të dhënat ekonomike të çdo përdoruesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje