A po zhvesh Ilir Meta kostumin e presidentit për rikthim në politikë?

14 Shtator 2019, 18:31Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë “bombë” kur u shpreh se do të jepte dorëheqjen nga posti që mban nëse Komisioni i Venecias do ta cilësonte atë si shkelës të Kushtetutës me firmën e hedhur për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka zhdekretuar”. Ky është një dekret ekskluziv i presidentit”, u shpreh kreu i shtetit gjatë një interviste të gjatë televizive.

Kreu i shtetit nuk do të ndalej në deklaratat e tij, duke theksuar se edhe “nëse shikonte që Komisioni i Venecias lobohet, do të ikte përsëri”. “Unë kam shprehur respekt për Komisionin e Venecias. Unë u qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës, të parit”, tha ai.

Pikërisht nga frika e lobimit që presidenti aludon në mënyrë indirekte se mund të bëhet nga mazhoranca, është edhe një arsye tjetër që ai të largohet. Vetë kreu i shtetit ka bërë të ditur se mund të shkojë vetë të mbrohet më 11 tetor në Venecia për të dhënë argumentet e tij se pse shfuqizoi zgjedhjet e 30 qershorit, e kjo ndoshta për t’u paraprirë atyre që ai i cilëson si “lobime qeveritare”.

Deri më 11 tetor, kohë kur do të dalë raporti i Komisionit të Venecias, presidenti do të dalë në deklarata dhe do të publikojë dokumente për të realizuar mbrojtjen e tij përpara akuzave të socialistëve për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Deri më tani, reagimi i tij më e fortë është ai mbi raportin sekret të institucioneve të sigurisë (SHISH), se më 7 qershor do të digjej Parlamenti.

Por Meta duket se nuk do të ndalet vetë në paralajmërime e deklarata. Ai njoftoi edhe një mision të veçantë që ka ndërmarrë, mision që është larg kornizë kushtetuese prej presidenti: Të luftojë shtetin e propagandës!

“Beteja është e të gjithëve së bashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës”, theksoi Meta, duke akuzuar kështu qeverinë për kapjen e medias.

Disa ditë më parë, presidenti përpara se të dëshmonte në komisionin e posaçëm hetimor do të deklaronte se do të qëndronte në detyrë deri më 22 korrik të vitit 2022.

Pa kaluar një javë presidenti do të ndryshonte kursin e qëndrimeve të tij, duke paralajmëruar dorëheqjen dhe për të lëvizur në fushën që di ta bëjë edhe më mirë, si një politikan kalibri, i cili po pret me padurim të përballet në fushën e betejës (zgjedhjeve).

Frika e një pakti të ri mes dy udhëheqësve kryesore të politikës, Edi Ramës së PS-së dhe Lulzim Bashës së PD-së, po alarmon jo vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe vetë kreun e shtetit, i cili dy ditë më parë pati një takim “kokë me kokë” me liderin demokrat në Presidencë. Nga ky takim, “enigmë” mbetet ajo çfarë është diskutuar.

Ndoshta edhe kjo bisedë me Bashën mund t’i kenë krijuar bindjen presidentit se tashmë është koha për të zhveshur kostumin e Presidentit dhe për të veshur kostumin politik.

Misioni i ri i Presidentit mund të jetë edhe ai i padeklaruari; që të shpëtojë veten politikisht, duke i bërë ballë ndonjë pakti të ri Basha-Rama; çka do ta rikthente edhe një herë Metën në rolin e “kingmakerit” të dikurshëm në arenën politike.(SI)

8 komente në “A po zhvesh Ilir Meta kostumin e presidentit për rikthim në politikë?”

  1. Ne burg eshte vendi i nji nder maskarejeve me te medhenj
    te politikes shqiptare ,qe e degjeroj e korruptoj e shkaterroj Politiken e atij vendi .
    Ky maskara eshte shembulli me negative i pjesamrrjes ne Politike
    sepse keqperdori gjithcka ne interes te familjes se vet ,pasurimit te familjes
    duke shkaterruar shtetin shqiptare .
    Ky gjarper s’ka me vend ne politiken Shqiptare e ciloa duhet te pastrohet nga elemnte te tille Toxik
    qe cuan Shqiperine drej shkaterrimit si shtet

  2. Timi says:

    Misioni per te ruajtur bythen nga SPAK-u.

  3. BRSS says:

    KETI BYTHQIRIT DO TJA VESHI KOSTUMIN AMERIKA MOS TE KET MERAK

  4. s.g. says:

    Nëse dëshmohet shkelje kushtetutes dhe ligjeve atëherë përgjegjësi para gjygjit

  5. H says:

    President quhet ai i Italisë që zgjidhi krizën parlamentare dhe emëroi qeverinë e re pa thënë asnjë fjalë me kushtetutë në dorë . Ky është një hajdut ordiner që kerkon të shpëtoje gjene e vjedhur.

  6. Buki - Gjermani says:

    Nga viti 1912, Njeri ma të poshtër,Idiot,hajdut,Kriminel nuk ka pasur toka Shqiptare.
    Sikur të funksiononte ligji sa do pak në Shiperi ky legen do ishte shumë ma perpara mbrenda grillav. Kujtoni vetem videon Prifti-Meta, krejt Shqiptaret e panë me zë dhe figur dhe prapë ky na tregon shkelje të Kushtetutes.
    Ore Legen,a ka ma shkelje Kushtetute si ti kerkoshë një Ministri favore per intersin tuaj.
    Rracë e poshtër!

  7. Naim Frasheri says:

    O Hajdut ,po tha Venezia që ke shkelur Kushtetuten ,ti je Automatikisht i Shkarkuar ,gjasme po e bën vetë,
    Ptu Qelbësirë.

  8. Skrapalliu says:

    O sot o kurre ka ardhur koha te futet brenda ky monster me gjithe ate baxhellen e tij, qe kane vjddhur e tjetersuar pasurine e gjithe shqiptareve. Cirren e therrasin per varferi te shqiptareve, kur ne vit shpenzojne rreth 150 mije euro per te mbajtur ne Londer te pjellet e tyre debile; kur pashallekun e tyre e kane shtrire deri ne gjirin e Lalezit. Nga dalin gjithe keto, mendojne njerzit?. Nga blloqet e likes o njerez te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje