Pse Merkel e drejtoi Ramën në Bundestag?

14 Shtator 2019, 09:09Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kancelarja gjermane, Merkel, ka kërkuar që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një kusht dhe me afat kohor.

Rama ishte në takim me të… Por ajo e drejtoi në Bundeshtag. Pse?

Hapja ose çelja e negociatave me BE, do të ndodhë me kusht. Cili është kushti? Rama nuk e thotë. Fakti që nuk e thotë, kuptohet se kushti është likuidimi ligjor i të korruptuarve të mëdhenj, madje, dhe me afat.

Shqipëria sot është në të njëjtën situatë me Kroacinë e disa viteve më parë, kur Berlini dhe Brukseli i vendosën si kusht anëtarësimi, arrestimin e kryeministrit kroat Ivo Sanader.

Ky është kushti themelor edhe për Shqipërinë: arrestimi i të korruptuarve të mëdhenj. Por këtu, likuidimi i të korruptuarve do të vijë mes organeve të SPAK-ut, të cilin e drejtojnë ndërkombëtarët.

Si mund të hysh në Bashkimin Europian kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh që kanë depozituar rreth 5 miliardë euro nga korrupsioni shtetëror!?

Atëherë, çfarë po ndodh?

Politika shqiptare sot është nën shtypjen e dy trysnive të mëdha: njëra është presioni që i bëhet nga shqiptarët të cilët janë në ankthin e pranimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët duan punë dhe një shtet që të jetë garant i jetës së tyre, sepse e dinë që sot nuk e kanë.

Por e dinë dhe i njohin se shkaktarët e kësaj gjendjeje janë liderët e tyre, të gjithë të korruptuar. Prandaj e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, se e dinë që, struktura perëndimore e shtetit europian, do të likuidonte domosdoshmërisht të korruptuarit e mëdhenj.

Trysnia tjetër vjen nga politika e lartë perëndimore: nga Uashingtoni dhe nga Berlini. Këta po kërkojnë Reformën në Drejtësi dhe likuidimin e liderëve të korruptuar. Pikërisht kjo është trysnia parësore. Sepse, politika e lartë perëndimore, duke e ditur që shqiptarët po presin me ankth anëtarësimin në BE, vendosën si kusht Reformën në Drejtësi.

Tani, ata e kanë përfunduar vetë të gjithë bazën ligjore të kësaj Reforme. Mbetet vetëm fillimi i punës së institucioneve. Këta shpejt fillojnë seleksionimin penal të të korruptuarve të mëdhenj. Domethënë, Shqipëria po hyn në kohën e saj të drejtësisë dhe të zhvillimit real.

Ky është kushti i kancelares gjermane kundrejt kryeministrit shqiptar: ngritja sa më e shpejtë e institucioneve goditëse antikorrupsion. Dhe sigurisht që ky është një kusht në favor të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

15 komente në “Pse Merkel e drejtoi Ramën në Bundestag?”

  1. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    SUPER TAKU !!! FANTASTIK dhe BRILANT si pérheré AVOKATI i madh NGJELA !!!

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      Taku me ”tanga”,perpara se te kakarisesh per ”shtet ligjor” mes turkoshqipfolesish te cilet qenkan pa ‘fat’ se paskan nxjerre politikane te korruptuar dhe antishqiptare!!!![thua se keta debila zbriten nga hena] ben mire te na thote se: ne cilin shtet arab funxionon DREJTESIA apo LIGJI!!Asnje! gezuar ramazonin………

      1. Vlora says:

        Ne Greqi, ku Arabet dhe ISIS jane ne pushtet

    2. Sparta says:

      Si nuk foli nje here ky Taku se cfare duhet bere me Reformen ne drejtedi?
      Po pse vetem Vetingu qenka reforma?
      Si nuk foli ky jurist per difektet ne Kushtetute,se shume ligje jane ne kundershtim me kushtetuten dhe me njeri tjetrin?
      Si nuk foli per shkeljen e zakoneshme te Parimit te Sigurise Juridike,kur shume ligje jane bere me fuqi prapa vepruese duke u mohuar qytetareve te drejtst e fituara me pare ligjerisht?
      Si nuk foli nje here se ndryshimet kushtetuese te 2008 u bene me votat e kuvendit,kur Kushtetuta eshte miratuar me Referendum?
      Si nuk foli Taku se Rama pretendon qe korrupsionin do ta luftoje SPAK-u, kur ky KORRUPSION ,behet ne shtet,nga qeveritaret dhe administrata militante ku zbatimi i ligjeve eshte i fundit se urdheron “maliqi”?
      Si nuk flet Taku se cfare shkeljesh ligjore u bene ne rastin e tenderit korruptiv te unazes se re,mbrojtjen qe i beri kryeministri dhe heshtjen e prokurorise per te hetuar edhe tenderat e tjere te meparshem?
      Si nuk foli Taku per shifrat katastrofike te raportit te BB se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,we vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor duke i shkaktuar arkes se tij me dhjetra miliarde leke deme ne muaj?
      Kush do flase per keto kur nuk flet ky jurist,por merret me perralla me mbret,pa asnje baze por vetem supozime te tij?
      Taku eshte vetem nje SOFIST sic eshte vete Rams,qe bejne tru shplarjen e njerezve pa vene gishtin ne plage!

  2. jetimet e 21 Janarit says:

    TI KOQE KE QENE ,KOQE JE DHE KOQE DO NGELESH O MINORITARI ÇOBAN DJALI I KIÇO NGJELES DHE VERA POJANIT TERE JETEN NE BLLOK

    1. ana says:

      Cfare nuk te pelqeu nga ato qe thote Taku? Apo te dogji ndopak?

    2. Supaxhiu 300 evro says:

      Supaxhiu i 300 evrove vjen ketu me pseudonimin e 21 janarit funderrina dhe njeri i bastarduar per 300 evro shko e beje shurren ne porten e janulles dhe jo te na hapesh barkun se S,Ngjela esht dhe mbetet njeri me ekuiliber dhe serioz sidomos ndaj grekeve dhe kelyshave si ti qe i lepijn bythen greku.

  3. Torino says:

    Kur them une degjojeni nganjehere Takun.(Nganjehere,edhe pse perserit veten).Kete rradhe e la goditur edhe pse s’ishte shume e veshtire.

  4. brukseli says:

    Sipas ratios tuaj reformen ne drejtesi e drejtojne Amerika dhe Gjermania , po pse ja kerkojne Rames atehere ngritjen e institucioneve kur ky sipas teje ate reforme nuk e do dhe po perpiqet ta sabotoje, prap sipas jush . Pse vertet Perendimit i plasi te vere drejtesi ne kete vend ? ça i duhesh ti europes ? Une jetoj ketu ne Europe tash 30 vjet e ke turp te thuash se je shqiptar se tlargohen me vrap . Besoj e pate edhe ne ndeshjen ne France se sa te pregaditur ishin per hymnin tone 1 ore me e gjete ?! Kjo reforme eshte vetem loje politike per dominim ne shqiperi dhe mbi klasen politike qe neser te mos thuash me se nuk du plehrat e europes ketu siç bere me plehrat Amerikane . Ne sjemi vetem nje kazan plehrash per Europianet . Pse mendon ndokush se po futesh ne Europe e do shpetosh ? jo ai vend do shkaterrohet si Greqia sepse nuk mund te futesh ne europe me 200euro rroge e çmimet sa europa. Duhet te sjellim europen ne shqiperi separi pastaj te therrasin vete ata . Por kjo klase politike hajdute nuk shikon shqiperine , mireqenien e popullit por xhepin e vet , i duhet europa per vehte te leviz parane e vjedhur

  5. Persi says:

    Bath bath po nje koqe ,ka pas thene populli o Taku!Edhe puna jote shkon e nga shkon ndalon ne te njejtin stacion!Po te qe per miqte pertej Atlantikut ata na kishin per 26 vite,ata i mesuan si vidhet shteti,si shitet pasuria kombetare,si pervehtesohen pronat e kete qe zotrote pretendon tani mund ta kishin vere para 15 viteve jo ti strehonin vrastaret qe vrisnin nga frengjite e kryeministrise duke i etiketuar edhe burra shteti!Apo dhe ne ate kohe ua ke bere ti avokaturen dhe nuk ke gjetur as nje shkelje si ne 97 kur u dogj gjithe Shqiperia e ti na the qe kryekrimit Berishe nuk iu gjete asnje shkelje e dokomentuar ,pavaresisht se u vrane rreth 5400 djem nenash,u dogj Shqiperia,u vodh tere arsenali i armeve qe sot te bejne lufte vellavrasje vendet e lindjes se mesme!Ndaj fjala jote do te kete efekt nese shuhet brezi qe ka qene okular ne ngjarrjet me rrenqethse te dhjemokracise se stisur nga “ufot”!Ndaj leri denglat por shiko zhvillimet qe ndodhin e hesht n.q.se nuk do te behesh pjese e ketij progresi!

  6. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Ngjela.E ke thar.Por kjo qe thoni ju qe kushti eshte te likujdohen ligjerisht te korruptuarit e medhenj,te bjerin ne veshin e perendise dhe te behet sa me para.T’i shohim ne burg keta qe na kane rjepur per vite me radhe.

  7. demo says:

    Kete s`e do asnjera pale.Kjo tregon qe eshte ne rruge te drejte.

  8. Avocado says:

    Per kete monstren e babit arkitekt te “Shqiperise se re” Rama nuk hyn te te korruptuarit, te hajdutet , te grabitesit… ky plak i ndyre eshte nje burre i shitur per para tek Rama , ky felliqesire pseudo jurist(arsim mbaruar ne nje regjim ku lighi ishte tkurrur dhe “ thjeshtezuar” … kerkon te fuse brenda ( ne opinion se kurre ska e ska per tu bere kryeprokuror) , vetem te djathten ,
    Ky dallaveraxhi partish flet per moral ne politike kur kandidatet per kuvend nga partia e tije i zgjedh nga bythet…

    1. fren says:

      Me cfare e beri KM vilen ne Surrel i dashur, duke shit kumlla ne pazar te ri. Sa per emigrimin ne Paris, ketu jetojme dhe e dime se sa lehte behen vilat. Te thuash qe nuk eshte i korruptuar nje njeri qe vjen nga nje sistem i ster-lorruptuar eshte argument illogjik.

  9. ana says:

    Avokat, edhe pse keni te drejte ne parashikimin tuaj, KM aktual zor se e ploteson dot nje kusht te tille. Ka 6 vite qe ky tip mbron haptasi korrupsionin e larte duke nxjerr nga burgu deputet qe nuk ka sherdhate ne Shqiperi mos i dij per pacaure, nderkohe qe flet se si PS-ja po ben shtet. Nuk ka se si qe ky i benevrekeve te lere ne balte ortaket qe prej dekadesh e kane ndihmuar dhe i ka ndihmuar duke ndare llokmat e tepsise. Nga ai 5 miliardshi qe permendet avokat, nje perqindje e mire ma ha mendja do jete me doemos e KM. Nese ky do japi aprovim per bastisje te politikes se larte, atehere i bie qe do bastisi veten!! Nuk e di se si SPAKu do e zgjidh kete mesele, po po nuk fluturuan te paret keta qe kane pushtetin, Sali bajga, dhe te tere politikanet e larte qe zbriten me breke leshi ne Tirane do vazhdojne te tallin koqet me kete popull dele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje