PD nën ultimatumin e Berishës për krizën dhe thirrja “Jo Pakt me Ramën”

13 Shtator 2019, 19:31Politika TEMA

Ulja në një tryezë me kryesocialistin Edi Rama dhe arritja e një pakti politik mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha po shoqërohet me jo pak përplasje brenda demokratëve dhe aleatëve të tyre. Si për t’i dhënë fund këtyre debateve pro dhe kundër paktit, apo deklaratave se edhe me Ramën shkohet në zgjedhje, ka ndërhyrë ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili për herë të parë paralajmëroi publikisht Bashën, duke parandaluar kështu ndonjë pakt të ngjashëm si më 17 maj të 2017-ës.

“Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, sepse nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci, por që sot është narko-shtet. Një koalicion i tillë do shuante çdo shpresë te shqiptarët për të marrë rrugën e standardeve rrugën e shtetit ligjor.

Standardet këtu kanë marrë fund. Por problemi është këtu. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzion i tmerrshëm, duke patur PS-në në koalicion, e cila krijoi këtë situatë me qeverisjen e saj. Ajo (PD) ka vetëm një rrugë largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Lideri historik i demokratëve gjithashtu deklaroi se nuk ishte në dijeni të marrëveshjes së dy viteve më parë të Bashës me Ramën, duke lëshuar mesazhin se kësaj here nuk do të ketë ndonjë veprim pa dijeni e tij.

Duke e cilësuar si një përgjegjësi direkte e Bashës dorëzimin e mandateve, Berisha theksoi se “tani nuk jemi as në fitore as në greminë, jemi në një moment qetësie para një rrebeshi të fuqishëm”. Pikërisht përpara këtij rrebeshi, ish-kryedemokrati po kërkon që të parandalojë ndonjë surprizë, duke paralajmëruar jo vetëm Bashën, por edhe demokratët dhe aleatët që kanë nisur të lëshojnë zëra se janë pro arritjes së një marrëveshje që po përflitet në media tashmë si një fakt i kryer mes Ramës dhe Bashës.

Ultimatumi i Berishës në fakt i shkon edhe aleatëve të PD-së, veçanërisht atij historik kryerepublikanit Fatmir Mediu që duket se është më i prirur të dëgjojë më tepër këshillën e ndërkombëtarëve për të arritur marrëveshje, duke dalë kundër atyre akteve ekstremeve që ishte dorëzimi i mandateve të deputetëve.

Ndërsa jashtë nuk mbetet LSI-ja, aleatja kryesore e koalicioni, ku kryetarja e saj, Kryemadhi për herë të parë ndryshoi qëndrim. Deklarata e saj se në zgjedhje shkohet me Ramën si kryeministër po shihet si një krisje të qëndrimeve brenda koalicionit. Një pozicion politik i ri i partisë, që mbase ish-kryeministri e gjen e mënyrën e konsultimeve ngushëlluese me anë të presidentit Ilir Meta.

“Takohemi me zotin Meta, nuk shkoj në zyrën e tij, por dal pij kafe nuk e kam asnjë problem. Por unë të kem vendim tek ai, Kurrë, asnjëherë. Më ka thirrur njëherë kur ka thirrur dhe ish-presidentët e tjerë, i kam dhënë mendime dhe kaq”, pohoi Berisha në emisionin “Opinion”.

Kundër koalicionit apo paktit mes Ramës dhe Bashës është edhe kreu i Agrarëve, Agron Duka i cili shprehet se “një gjë të tillë nuk e mbështesin jo vetëm demokrat, por të gjithë shqiptarët dhe se me të do të goditeshin vetëm partitë e vogla, por do të dëmtohen të gjithë qytetarët”.

Si për rastësi, Basha nxitoi të mbante dhe një qëndrim sqarues jo vetëm për demokratët, por edhe për Berishën, i cili nga studio televizive paralajmëronte kushtet për të opozitën: zgjedhje pa Ramën si kryeministër, e jo koalicion PS-PD.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen.

Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, do të reagonte Basha, si një kundërpërgjigje ndaj një skeme të dalë nëpër ekranet e televizioneve ku ai do të bëhej kryeparlamentar dhe qeverisja do të ndahej si tortë përgjysmë mes PS-së dhe PD-së.

Në këtë situatë të re, ku dhe dekreti për zgjedhjet e 13 tetorit ka rënë, opozita po pret edhe takimeve e fundit të ndërkombëtarëve, të cilët po kërkojnë me insistim një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, duke i treguar dhe një urë takimi mes tyre.

Apeli më i fundit u lëshua nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili theksoi se “ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”.

Basha përpara se të marrë një vendim përveç presionit të ndërkombëtarëve për marrëveshje politike, duhet të përballet edhe me njeriun që e katapultoi në krye të Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili zgjedhjen e mbështetjen e pasardhësit e ka edhe si një “bast” politik përballë demokratëve, tashmë të “uritur” dhe të mbetur pa pushtet si në qeverisje qendrore dhe në 61 bashki.(Gazeta Si)

5 komente në “PD nën ultimatumin e Berishës për krizën dhe thirrja “Jo Pakt me Ramën””

  1. FATMIRI says:

    SALI ROBQIRI PO TE VJEN SPAKU MBAROI KOHA JOTE SKE KU VETE SPAKU NGA NJE ANE DHE GJAKSIT NE ANEN TJETER NE PIDH TE SHEQERES KE PER TE VAJTUR PO FUTI VETES NDONJE PLUMB SE KE PER TE HEQUR AVAPE TE MEDHA O PLERE

  2. Aleksander Thana says:

    Kur do varet ne litar ky qenef !

  3. Ladi says:

    si nuk vdiq ky qelbesire e !

  4. Aleksander says:

    BASHA CHI?

  5. Bureto says:

    O gazetar që ke shkruar këtë përmbledhje të deklarimeve të Berishës në ‘Opinion’, si dhe disa hamendësineve apo endërrave në diell të ndonjë medie. Qyshkur bëhet bashkëqeverije me parti, në këtë rast PS-PD, kur këta të dytët, nuk janë në parlament? Nëse bëhet fjalë për paszgjedhjeve, kjo edhe mund të ndodhë, por më parë PD, ose më mirë të themi Basha, duhet të deklarojë se kërkon zgjedhje të parakohshme me Ramën kryeministër (siç LSI bëri), por më parë pasi të hartohet Kodi i ri Zgjedhor. Vartësisht rezultateve në zgjedhje krijohet një koalicion i gjerë qeverisës, ku kryeministër mund të jetë përsëri Rama, por edhe Basha nëse ky merr në ato zgjedhje më shumë mandate se Rama, dhe sigurisht nëse asnjëra në to, nuk merr 71 mandate e vetme. Në të kundërt, të dyja bashkë mund të krijojnë një maxhorancë qeverisëse. Kështu po, funksionon. Pra, ja sheshi ja meidani. Miratoni Kodin, hyni më zgjedhje dhe ndeshuni në ua mban. Lereni Berishën në hallet e tij, që janë jo të pakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje