Sherr për çimenton dhe betonieren, muratori nga Tirana qëllon me thikë kolegun

14 Shtator 2019, 11:46Kronika TEMA

Ka degraduar në përdorimin e mjeteve prehëse një debat mes dy punëtorëve të ndërtimit.

Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burimet bëjnë se dy punëtorët janë përfshirë në sherr sepse nuk kanë rëndë dakord mbi punimet në ndërtesën ku po punonin së bashku në rrugën “Myslym Keta”.

S. Agolli, 44-vjeç ka qëlluar me thikë D. L., 51 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

44-vjeçari ka rënë në prangat e policisë. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,

 

2 komente në “Sherr për çimenton dhe betonieren, muratori nga Tirana qëllon me thikë kolegun”

  1. Arjan says:

    O zottttttttt, sa kollaj te merret jeta ketu ne Shqiperi. Prandaj thuhet qe besa eshte e shenjte sepse shumica jane te pabese. Resepkti per jeten ka te beje kulturen, formimin, arsimimin, prejardhjen familjare, zbatimin e ligjit etj etj. Normal perderisa elita e ketij vendi ka ikur ne perendim, USA e Canada, Ketu koeficienti i kapacitetit te te trurit sa vjen e po ulet.

  2. Love Laberi says:

    Lufte ndermjet te varferve…puuuu!! Çfare fatkeqesie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje