Braçe mesazh nga Tepelena: LANÇ ndër faqet e ndritura të historisë

15 Shtator 2019, 18:18Politika TEMA

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës. Kjo ditë është përkujtuar me një ceremoni homazhesh në Varrrezat e Dëshmorëve të Tepelenës, ku i pranishëm ka qenë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe së bashku me përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor, organizatës së veteranëve, etj.

“Lufta antifashiste ngelet ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë”, u shpreh mes të tjerash në aktivitetet e zhvilluara në Tepelenë, Zëvendëskryemistri Erion Braçe.

Në organizimet e zhvilluara u revokua kontributi i formacioneve partizane dhe banorëve të Tepelenës për çlirimin e kësaj zonë nga nazifashistët më 15 shtator 1943, duke qenë ndër qytetet e para të çliruara të vendit. Zona e Tepelenës i dha luftës antifashiste 416 dëshmorë, 6 prej të cilëve Heronj të Popullit.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të atdheut në Qarkun e Gjirokastrës po zhvillohen një sërë aktivitetesh në përkujtim të datave dhe ngjarjeve të rezistencës antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.

14 komente në “Braçe mesazh nga Tepelena: LANÇ ndër faqet e ndritura të historisë”

  1. Edi says:

    Per tipa si ty gjysem njeri e gjysem liliput. Mbase. Por nje njeri me llogjik luften civile ku shqiptari lante duart me gjak shqiptari nuk ka si ta pranoje. Dhe pasojat e asaj lufte po vuajme dhe sot. Me qeveritare qypa si puna jote.

    1. Black Eagle says:

      tradhtaret i vrasin ose burgosin Kudo gJat luftrave, po pse nuk nxini mend nga tè paret apo doni ndonje damk tjeter Pér 75 vitet eardhshme se shum ju eshtè harruar ajo e LNC e Jeni traZuar me te giith e sponjiheni,

    2. Zagali says:

      Edi! Qenke rrote mulliri.Pyke ne diell.

      1. Edi says:

        @Zagali. Paske emrin ketij t’imit. Dhe ketij Zagali ja kam vene emrin.

    3. Homeri Shqyptar says:

      Eh mor vllai im t’lumte goja e mendja e ndritun…do Zoti rinia nuk i blen ma poshtersite qe ju bane k’tij populli edhe pse virusi here pas here ri-nxjerr koken…qofsh mire e mendofshin me shume si ju..ndryshe as qe mund ta mendoj…pershendetje

    4. degjoni kengen time says:

      Edi, qenke futur andej nga ke dale prape i, pjelle e dreqit.

  2. mik says:

    Mblidhen 20 veta e mbanjn nje fjalim dhe gazetat e bajne lajm !!
    E si mund te jete nder faqet ma te ndritura te historise sone kur, ka 70 vjet qe ecim me kete premise dhe jemi kombi ma i prapambetur dhe ma inferior ne Evrope ?!!
    LANC ishte faqe e ndritur per kohen e vet. Ky z/kryeminister asht mire te flasi per sukseset e veta dhe qeverise se tij, e jo per sukseset e te tjereve.
    Cfar keni ba ju per kete vend zoti Z/kryeminister, jo c’kan ba Iliret apo Arberit per kete vend ?

    1. Quhet HISTORI DINJITET IDENTITET says:

      perjetesisht nderohen heronjt dhe Luftrat.

  3. Virusi says:

    U ka mbetur mendja te lufta. Cfare fitoi Tepelena nga lufta? Rruget e pashtruara te fshatrave apo ujesjellsat e shkaterruar? Kalova rruges Tepelene- Salari- Lopes- Vlore. Mesjete. Njerez te braktisur. Ate rruge e kane ndertuar Italianet, e shfrytzoi komunizmi dhe e braktisi demokracia. Nuk hodhen kurre nje dore asfalt.

  4. lisi says:

    Ky kr/minister eshte vetem per te shkaterru PS-ne e per te sjell anarkine ne kete vend.I ben fllad vetes me leket e fukarenjve.

  5. 666 says:

    jane zbutur edhe Leberit, para nje muaj I shau!

  6. Zagali says:

    Edi! Qenke rrote mulliri.Pyke ne diell.

  7. Tuno says:

    Për komentuesin “Virusi”. ti nuk paske kuptuar asgjë. Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nuk u bë për të shtruar rrugët e Tepelenës, por për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit. Prandaj e kujtojmë dhe e nderojmë dhe kështu do të vazhdohet derisa nuk ka humbur shpirti i Atdhedashurisë.

  8. nderime says:

    Mire antifashiste, qe Brace e quan luften, po Nacional Clirimtare a nuk eshte? Apo nuk e leverdis ta quajne. Jo more Brace dhe kompani. Jo. Ajo ashtu ka qene dhe kete te drejte nuk e ke ti dhe shoket e tu pushtetare e politikane. Ate e kane vendosur ata qe luftuan dhe derdhen gjakun dhe ju nuk keni asnje te drejte ta ndryshoni kete gje. Kjo eshte historia. Ju jeni vetem ca morra qe gjithesesi vetem sa e beni pis e asgje me teper. Jeni turpi i kombit dhe historise se ketij vendi e populli dhe nje dite do merrni ate qe meritoni, nga historia. Emrin tuaj do ta permendin me turp e neveri pasi jo vetem e keni fallsifikuar historine por e keni bere me qellim duke poshteruar kete popull dhe gjakun e tij, te derdhur per lirine…Ju do perfundoni ne nje vend me tradhetaret dhe bashkpunetoret e pushtuesit te vendit. Nuk ka vend tjeter per ju…Shushunjat pine gjak dhe lulezojne e shendoshen per nje moment por me vone ngordhin e plasin po nga gjaku qe i ka fryre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje