Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim nga vendet europiane për hapjen e neogicatave të anëtarësimit në samitin e Tetorit, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtari i lartë i BE-së pritet të vizitojë Tiranën të martën e 17 Shtatorit, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Pjesë e këtij turi është edhe vizita e tij në Shkup. Ai pritet të përcjellë një mesazh pozitiv për hapjen e negociatave për të dy vendet.
Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze Vijesti, komisioneri europian për Zgjerimin në largim Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet t’a shpërblejë.
“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit”.
Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Hahn vlerëson marrëveshjen e Prespës që i dha fund mosmarrëveshjeve disa dekadëshe me Greqinë.
Ketij I ka mbaruar afati vjen pa titull ne Katundin tone . Do I mbaroje mandati dhe te sapo zjdhurve dhe 2035 do afrohet po ne Europe nuk futesh me Ilir Dhe monika floririn. Edvin dhe Lulushen , me saliun as ne vicidol. Cohuni o njerez dhe merrni jeten tuaj ne dore.
Me dy te paret dhe te fundit nuk ke shanse te futemi ne BE. E kane patur ne dore dhe se kane bere. (kane punuar vetem per xhepat dhe klanet e tyre te pushtetit) SHBA te gjithe reformen ne drejtesi per keto u krijoi. Imagjino çfar humbje kohe.
SHPRESOJME QE TE MOSE NGATRROJE SHTETIN KU DO TE QENDROJE.KESHTU SI KANE ARDHUR PUNET ,NUKE PO I BESON ME KUSHE SE C!FARE PO KERKOJNE. PO ME NGJANE SI HISTORIJA E HALLES PER TA THIRRUR XHAXHA. NE E THERRASIM ,PORE PROBLEMI ESHTE SE I DUHET NDERRUAR AI SENI.DUHET TI BEHET OPERACIONI. NUKE KA ME TRIMA XHA JAHUA.