Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun

15 Shtator 2019, 08:41Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu                  

14 shtator / I dashur dhe i paharruar Azem,

Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në banesën e fundit. Shiu që filloj natēn që u derdh kallashnikovi mbi ty, nuk kishte ndalur 48 orë.

Ishim të gjithë atje, në sheshin Skënderbe dhe më pas të gjithë u drejtuan në Bulevardin e Dëshmorve.

Të gjithë u rreshtum në funeral mes thirrjesh “Azem ti je Gjallë”

Në funeralin e bulevardit mungoi vetëm ai: “besë-preri”. Mbasi mbajti fjalim iku tinëz….

Mijra fytyra të zbehta dhe sy të përlotun u ngrin kur panë që ai si gjarpër u largu drejt zyrës, atje ku ti ishe pushkatu.

Çdo kush e kuptoj se donte me të përdor edhe në “xhenaze”, dhe ai gjithmon duke hedh gurin e duke fsheh dorën.

Iku nga funerali, i fsheh dhe ti shkundi eshtrat e tua.

Ashtu të shtangun kena ngri mes bulevardit kur arkivoli yt u përdor me thy dyert e kryeministrisë, dhe mes plumbash ashtu edhe duke fjet, ata prej teje trembeshin dhe donin me thur lavdi.

Të harruan vlla dhe vazhdonin me kufomën tënde të hapnin dyert e pushtetit

Isha aty dhe s’munda ti ndal, as çmendurinë dhe as tradhtinë, as pabesinë dhe as pa burrninë sepse ai që dirigjonte pa kanun e pa fe nuk ishte atje.

Kishte plot “Lule” të tjera edhe atëherë me i përdor ai dhe me ja faturu grushtin e përgjakun me jetën tënde.

Munda veç të të shoqëroja ty për herë të fundit në banesën e përhershme.

Trupin tënd mundëm me e marr dhe ishim shumë pak kur të dërguam atje në varreza sepse turma mbeti në bulevard mes ethesh për të rikthyer gjarprin në pushtet.

Ishte fundi historisë por dhe njeriu i fundit ishe ti.

Unë shpresoj të jetë kështu, dhe mos vazhdoj poshtrimi deri tek trashëgimtarët e tu.

Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin tand e shkallmun….

29 komente në “Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun”

  1. Bona Korcari says:

    Oh ky eshte monster si gjoja miku i tij “ deshmor” dhe gjithe maloket qe pabesine kane ne gjak. Po si del e shkruan akoma ti more i pacipi, i pafuturi, i paformi, i ndyri, perversi, i superkorruptuari qe jeton jashte me parate e korrupsionit galopant qe instalove bashke me maloket e tu.

    1. Maloku says:

      Po ti bona ca rrace je ti?

    2. Goldy says:

      Super koment bona korçari. Ky pseudo shkrimtaruci që na shkruan edhe në dialekt për të qenë gjoja popullor, është individi me I pështirë që kjo tokë e rraca shqiptare kanë pjelle ndonjëherë.

    3. Sali Gerdeci says:

      Bona leshi…

  2. Sqepari says:

    Azemin e varrosen 20 veta. E di Fatmira kush ishte. Shoket, miqte e te tjere vidhnin zyrave te KM, kuvendit e dyqaneve te bulevardit Z I

  3. E gjarperi perseri jeton,e pret pre te reja,megjithese i kane rene dhembet e holluar helmi

  4. Al paci says:

    Po kushe e kishte mendjen te Azemi ate dite, mendja ishte te pushteti berishes i erdhi fati ne dere dhe donte te merte karrigen me gufomen e Azemit. Dhe ia arriti qellimit po ia prishi planin amerika dhe evropa qe e moren ne tel dhe i thane do perfundosh keqe po vazhdove keshtu, dhe si i dhjere berisha e la kryeministrin televizjonin dhe zyrat e tjera shteterore. Po dhe shteti shqiptare i asai kohe ra per 2 ore si shtet pe letre, kryeministri dhe ministrat u larguan nga vendi si te dhjere.

  5. sadriu says:

    Spahi leni dokrrat, kan kalue vite ku ti me Azemin vidhnit fondacionet . Ti nuk je burre, me tregue pse u vra Azemi, dhe e meriton me e qujte hero, per çfare u vra, ku asht heroi ne kete ngjarje. Je nji pis ku kerkon te perfitosh mes fatkeqesise dhe realitetit. Plere mbete.

  6. Shoku says:

    Shtese e letres derguar Azem Hajdarit ,si kofini pas te vjelave.
    Po ,Azem! Une isha aty ate dite te 14 shatorit,kur i pabesi iku e te la ne dere te kryeministrise. Isha aty kur u dogj kryeministria,kur u sulmua me antitanke. Po,po aty isha. Ika dhe une ,ashtu si iken edhe shume te tjere. Ika ,po me thene te drejten, gojen nuk e hapa. Nuk e hapa se sec e dine te gjithe e pa ta them edhe ty, tani pas vdekjes tende,e si kofini pas te vjelave, sepse ai bese preri ,me preu edhe mua ne bese. Ta dish ti i paharruari Azem.se pas vdekjes tende, une u bera zevendesi i beseprerit ne keshillin e drejtesise. E mbrojta kodoshin kaq vite, madje drejtesine e lash te” lire” si e do demokracia. Gjyqtare e prokurore, avokate e notere i “sherbyen” popullit me devotshmeri ,sa edhe populli ” u shperbleu” e tani nuk dine se ku i kane parate e sa prona te palujteshme kane. Ne ate kohe une nuk e hapja gojen, madje beseprerin e kisha perzemer. Me preu ne bese . Me tha: formo nje parti. Une e formova. Me erdhen sa esa militante prapa. Kur erdhi dita e votimeve me vuri hune. Hun ma vuri edhe Edi Rama. Tani kam dal ne opozite me te gjithe dhe po e hap gojen. Thione se e hapa si kofini pas te vjelave e nuk me beson njeri. Bej thirrje ta arrestojme beseprerin,po asnje nuk ma fershellen. A fola per 21 janarin e gerdecin ? Jo, kurre !
    Jam burre i ndershem une,i dhash fjalen beseprerit,dhe embajta. C’far dua tani qe flas ? Si te them!? Ndoshta ate qe thote populli, ate te mengjezit… Ja keto kisha harruar pa ti shkruar une trimi e patrioti i madh. Si flase une ? Thone se flas si ai qe leh ne henez…

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Shoku. Nderime. Je i madh.

  7. Nick says:

    Uuu paskan shkallmuar dyer me arkivol…kush i pa kafshet nga televizori kujtuam se e hodhen ne Lane…dhe na erdhi keq te themi te drejten!!

  8. Xumja says:

    Nevoja per te genjyer eshte e mahniteshme. Arkivoli i Azemit nuk ka luajtur nga makina e funeralit dhe nuk e ka shkallmuar kush. Deres kryesore te Kryeministrise i eshte rene me arkivolin e truprojes.

    1. ca THU says:

      epo lejohet at here

  9. Maloku says:

    Po ti bona ca rrace je ti?

  10. Beni says:

    Para ca vitesh bashkepunoje me gjarprin e vogel per te marre pushtetin nen siglen kuq e zi o mavri o sali

  11. braverhart says:

    Disa kriminelë vranë një një trafikant rrugaç si azem hajdari. Larje hesapesh.Do të vijë një ditë që do ti hiqet dhe dekorata heroi i demokracisë. Një njeri që nuk e meritonte aspak këtë titull. Është turp i madhe që varri i tij është në varrezat e dëshmorëve. Nuk e meriton aspak atë nder. Një hipokrizi e madhe.

  12. TIRONA says:

    Keta jane malesoret me bese !
    Mjerre ky vend,ne c’duar ka rene !

  13. Shpellar lab lal laluc malok says:

    “Trimnia mas luftes dhe urtia mas kuvendit, nuk hyn ne pune”
    SHQIPTAR…..Komb pa shtylle korrizore,dredharake,servile pa karakter,injorant e celepirxhinje(interesaxhinj),fjale shume-llapazane e pune pak,dembele e inatcore……
    ‘SHQIPERI TE KAM DHJERE, NUK TE NJOHA ASNJEHERE’.
    Dhe mandej e kerkojme fajin tek te tjeret!!!???
    A L B A N I S T A N- Gjiriz qe leshon ere m… deri n’Berlin!

  14. USA says:

    Po mer K..Qe ju keni pase ftohte se do vrisni deputetet e kohes do formonte salia qeverine shpetimit kombetar i kercenuat ata neper shtepia ku i cuat kamikazet ti bamja e topeve dhe izeti do krysonit qeverine shpetimit kombetar pasi te vrisnit per presion 5 deputet socialist faleminderit Ambasadores Lino qe ju dhjeu ne breke o faqezi. Ke deputet Vrisje ti dhe bamja e topeve qe e beri salia president spaku.

  15. cris says:

    Popull legen dhe bejne pergjegjes fqinjet se sjemi te zote te krijojme shtet. Azemi ishte nje ordiner dhe eshte turp ti thurren elozhe nje alabaku dhe injoranti. Ai vetem demokrat nuk ishte. Popull tallava.

  16. Klorea says:

    Je penduar per ato qe ke bere?
    Perseri nuk shpeton dot edhe ti o kreshnik, qe vetem kreshnik nuk je.
    Jeni te gjithe kelyshe te ulkonjes me emrin Sali!

  17. Koba says:

    O Malok! Zonja BONA me siguri nuk eshte nga Raca Jote- – Po te them dy fjale ..Dhe keto perralla qe tregon Nik Sorra nuk i ha njeri.Ai perfaqeson spurdhjakun ma te ndyre! Gjoja i digjet shpirti per Azemin apo per Demokracine!!!???.Po ky Herif e ka tregue veten se sa demokrat eshte.Kur bente mbledhjet e Keshillit Kombetar te Partise KUQ E ZI ,Mbante nje fjalim dhe e mbyllte mbledhjen.Pa le pastaj per vjedhjet dhe rryshfetet e panumurta!! Me cfare paresh e ke ndertue vilen O SOJSEZ???

  18. Lexonjes says:

    Kur bo ky surratqeni sikur flet me dialekt… Sa bole je o Kreshnik, na bere per te vjelle

  19. lisi says:

    Azemi qe nje dallkauk te cilin sala e perdori si deshi e sa deshi e kur u be i rrezikshem e eleminoi.Ky eshte ligji i tropojaneve injorante e te paburrni…….

  20. TIRONA says:

    Popull qe nuk njohu ,por e vrau demokratin e vertete shkodran,bile vete shkodranet !Rrofte kujtimi i trendafilit BROCI !

  21. zyko says:

    Ato qe ke shkruar ti “kreshnik” jane te verteta por ti vete je nje maskara, hajdut e i pacipe si dhe shefi yt Sali krimineli. Nje surrat keni prandaj po hani njeri – tjetrin tani. Ne djall vafshi.

  22. spartak says:

    Kreshnik .
    Jo 21 vjet që kaluan , por edhe me 21 të tjera , ti për politikë , akoma s’do kesh hy tek dera .Mblidhe rradaken njëherë e mire ti dhe kushdo që don me e kuptu sepse ndodhi 12 Shtatori .Xhon Kenedi nuk u vra për një karrige të Lindon Xhonsonit , por mbrapa në prapaskenë , ishin manjatët më të mëdhej e më të fuqishëm të botës dhe INTERESAT e tyre të industrive të armatimeve dhe të luftës .
    Edhe sot e kësaj dite , pas 65 vitesh nuk i ka dale koka asaj vrasjeje , me gjithëse tashmë e dijnë të gjithë , se kush ishin vrasësit e vërtetë ( Jo Osvaldët e Xhonsonët ) , por ata realët , që derdhën paret edhe me e mbulu akoma deri sot .
    Vetëm aviona e pilotë , që paguante populli amerikan dhe popujt e tjerë , në Vietnam , janë rrëzuar mbi 5 mijë , pa le të tjerat , jo miljarda , por qindar e qindar miljarda dollarë çdo vit .
    A e kupton tani , se vetëm të tilla interesa madhore , DUHEN dhe MUND të kryejnë e financojnë të tilla levizje .
    Kjo ndodhi dhe me Serbinë dhe serbombëdhenjtë e Beogradit , të cilët dhunën , genocidin , shfarosjen dhe përzënjen e shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone amtare e kanë patur strategji e taktikë të vazhdueshme shtetërore , të paktën prej 150 vjetësh , me furi dhe pa ndërprerë , fill mbas Lidhjes së PRIZRENIT më 1878 .
    Lëre se çfarë paten bërë gjatë kësaj periudhe ndaj shqiptarëve e kundra Shqipërisë . Në kohën e Luftës Ballkanike , në 13-tën , ata ju sullen me zjarr e hekur Dibrës , Shkodrës dhe krejt Shqipërisë , dhe vetëm interesat e Austro Hungarisë dhe Italisë , bashkë me disa interesa të tjera e detyruan të ndalte dorën , madje u organizuan dhe me veprime luftarake kundër deri sa i larguan .
    Tani të dalim tek vitet 90 .
    Shpërbërja e ish Jugosllavisë , ma së pari do nxitej nga shqiptarët , që ndën regjimet sllave kishin provu njëmijë e një të zezat , e natyrisht ishin edhe ngulmimet e interesat kombëtare , ekonomike e shtetërore të Republikave të tjera . Por këto Republika , për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të tyre shkëputës kishin lidhur e formuar prej kohësh aleancat strategjike . Sllovenia me Austrinë . Por dhe Kroacia , jo ma pak , që me gjithë atë edhe u përgjak prej shkakut të serbëve të vendosur në krahinën e Ninit . Maqedoninë e mori menjëherë ndën mbrojtje dhe angazhim direkt shteti ma i fuqishëm i botës , Amerika , kështu që mbetën pa aleanca dhe përkrahje Bosnja si dhe 2 Krahinat Autonome , Vojvodina që ishte gllabëruar dhe serbizuar pothuajse komplet dhe Kosova , kjo nyje gordiane jo vetëm e Serbisë , por e gjithë Ballkanit , sepse kishte popullsinë autoktone me lidhje e me rrënjë jo vetëm me një shtet tjetër Ballkanik ngjitur , por ishte popullsi autoktone e një rrënje , e një gjaku dhe me lidhje të shumta , të pa mohueshme , të pa zgjidhshshme e që kurrsesi nuk mund të neglizhoheshin me popullsitë shqiptare në krejt ish republikat e ish federates jugosllave . A don në Maqedoni me minimum 35-40 % ,a don në Mal të Zi , a don në Bosnje , në Kroaci apo me qindra mijëra brenda territorit të Republikës Serbe , nga jugu deri në Sanxhak , Metohi e Nish .
    Pra , problem i eleminimit të shqiptarëve të Kosovës ishte mjaft kompleks dhe koha e vërtetoi , se ishte problemi ma i koklavitur dhe i nxehtë në këtë zallamahi ballkanike .
    Kjo u pa me angazhimin direkt ushtarakisht për mbi 3 muaj për here të parë në egzistencën e saj të NATO-s , organizmit ushtarak më të madh e më të fuqishëm të botës .
    Këtë angazhim të NATOS , si kundërveprim ndaj zbatimit të PLANIT të genocidit dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova prej makinerisë ushtarake serbe , edhe vetë serbombëdhejtë , me Milosheviçin në krye , e kishin parasysh si opsion dhe donin ta shmangnin me çdo kusht . Edhe nga Rusia e politika e saj e nënshtruar tashmë prej perëndimit nuk kishin garanci maksimale e të plotë mbështetjeje për këto veprime që kishin planifiku të ndërmerrnin e zbatonin .
    Por Serbia , agjensia e saj e UDB-së , për zbatimin e planeve të tyre , kuptohet , se do vinin në lëvizje e shfrytëzonin maksimalisht edhe të gjithë arsenalin e pregatitur e në shërbim të tyre të agjenturës , e cila , për hir të së vërtetave historike nuk ishte e pakët , ishte e organizuar dhe e kudo ndodhur , jo vetëm në Kosovë e shtetet e tjera Ballkanike , por edhe në Shqipëri , e madje edhe nëpër shtetet e Europës e deri brenda vetë NATO-s .
    Siç ndodhi në Bosnje , ato shpresonin dhe mendonin se mund të përsëritej indiferentizmi e mos ndërhyrja edhe në Kosovë , por gjithsesi , duke e ditur mire që problem i Kosovës do ishte shumë i ndjeshëm , shumë i fortë dhe mjaft kompleks me pasoja për gjithë ballkanin , ata patën ideuar një plan tejet djallëzor . I gjithë qëllimi ishte të shmangnin e të largonin konfrontimin me Perëndimin , shtetet e saj , më të fuqishmit e Botës dhe NATO-n vetë .
    Serbombëdhenjtë , me shpërbërjen e ish Federatës , donin ti mbyllnin njëherë e mire për ta , hesapet edhe me krahinën Autonome të Kosovës dhe vetë shqiptarët , e për ta përmbyllur kështu shekullin e 20-të , ashtu siç e filluan , me luftë , gjak dhe shpërngulje të popullsisë shqiptare nga trojet e veta autoktone mijëra e mijëra vjeçare .
    Pra , këtë ide djallëzore donin ta realizonin sipas një plani që të shmangnin dënimin dhe goditjen e Perëndimit , për të cilën , edhe ato ishin koshient , se në rastin e Kosovës e shqiptarëve do ishte e pa mundur të mos merrej në konsideratë .
    Për arritjen e saj kishin punuar që në fillim të viteve 90-të edhe në Shqipëri . Në krye të shtetit këtu u vendos një person i tyre me aftësi dhe force veprimi të mëdha , ashtu siç ju duhej atyre . Por , duke e ditur , se Shqipëria dhe drejtuesit e saj mund të bënin shumë për zbatimin e planit të tyre djallëzor në kurriz e dëm të shqiptarëve pa u vetë goditur , bënë çmos ta mbështetnin me çdo gjë pa rezerva , por edhe ta ruanin maksimalisht këtë person .
    Ky person ishte vegla , i cili , që në krye të hipjes në pushtet hodhi në efir dhe shtroi platformën dhe idenë e lëvizjes së lire të shqiptarëve , duke frymëzuar me të gjitha mënyrat e mjetet largimin e popullsisë së krahinave të veriut të Shqipërisë drejt Tiranës , Durrësit dhe krejt vendeve perla të bregdetit deri në Himarë , Sarandë e Ksamil .
    Për t’jua lehtësuar e mundësuar sa më shpejt e më mirë largimin përgjithmonë nga trojet e tyre , ky djallëzor , madje , përdori edhe paret e kursimet e shtetit shqiptar duke i mbushur gjithë veriorët me kredi nga Bankat deri edhe ndën emrat e kalamjve e dreqit e të birit , pa kurrëfarë garancish , sepse s’u kthyen kurrë .
    Kjo strategji , gjoja në emër të lëvizjes së lirë , ka qenë nga më djallëzoret dhe me pasoja të pa imagjinueshme shkatërrimtare e konfliktual nga më të mëdhatë , në të gjitha fushat e jetës dhe kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe mbylljes së perspektivave për një zhvillim normal .
    Me largimin e shqiptarëve masivisht me komplet familjet nga krahinat e veriut , sidomos ato ngjitur me Kosovën e Maqedoninë , këto krahina mbetën të zbrazura praktikisht dhe pa asnjë interes zhvillimi për shtetin dhe për vetë ato pak banorë që vazhdonin të vegjetonin atje në kushte krejt vetëm mbijetese .
    Ky ishte dhe qëllimi në zbatim të planit serb për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë , e vendosjen e tyre kryesisht në krahinat e zbrazura të veriut .
    Por , në zbatimin praktik , shtetëror e diplomatik , për të shmangur dhe neutralizuar reagimin e kundërshtimit të fortë , dënimin dhe goditjen nga Perëndimi duhej APROVIMI dhe GATISHMERIA e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për ti pritur e pranuar popullsitë e shpërngulura dhe dëbuara shqiptare këtu në token e Shqipërisë .
    Do mjaftonte vetëm një DEKLARATE Mikpritëse e kësaj natyre nga i pari , PRESIDENTI i Shqipërisë , që në arenën ndërkombëtare dhe nga pikpamja e ligjeve ndërkombëtare dhe kornizave juridike të organizmave ndërkombëtare këto veprime t’i vinin para faktit të detyrueshëm të pranohej dhe ata mos të kishin asnjë tagër dhe guxim ta kundërshtonin apo të kundërvepronin , sepse do kishin dhe reagimin e fuqishëm të Rusisë dhe aleatëve natyralë e me lidhje interesash të Serbisë .
    Por për fatin e keq të UDB-së dhe serbombëdhenjëve , me gjithë pasojat e fatkeqësitë që sollën në Shqipëri dhe ndaj shqiptarëve , nxitja e përhapja e firmave piramidale dhe revolta e natyrshme popullore si reagim ndaj humbjes së parave dhe shkatërrimit ekonomik , viti i mbrapshtë 1997 mrekullishjt shpëtoi shqiptarët , Kosovën dhe Shqipërinë .
    Kjo revoltë alla shqiptarçe , solli largimin nga pushteti të Njëshit si njeriu i tyre , I paracaktuar e planifikuar për të luajtur rolin kyç në zbatimin e planit djallëzor të Serbisë për gllabërimin e Kosovës . Dhe kur ? Pikërisht kur ato po i jepnin dorën e fundit përgatitjeve për zbatimin e tij në vitin 1998 siç e kishin planifikuar .
    Largimi me pahir nga pushteti i Kreut të Shtetit në Shqipëri i njeriut të tyre në këtë moment ishte i pa parashikueshëm , i pa imagjinueshëm dhe i pa pranueshëm nga serbomdhenjtë dhe UDB-ja , mbasi hidhte në erë qëllimin e mbrapshtë të realizimit të ëndrrës strategjike shekullore serbomadhe , pushtimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve prej saj .
    Natyrisht , ky ishte plani dhe angazhimi strategjik e poltiko-ushtarak më i madh i kohës , që ishte projektuar për tu realizuar nga shteti Serb , e i mbështetur fuqimisht dhe nga Kisha Ortodokse dhe Rusia .
    Këtu nuk bëhej më shaka . Ishin vënë në rrezik qëllimet e një strategjie e politike për Serbinë e Madhe , për të cilën ato ishin investuar me çdo gjë totalisht me veprimet e politikat e tyre , prej dhjetra e dhjetra dekadash .
    Duhej me çdo kusht , që në këto momente në Shqipëri në pushtet të mos ishin pro perëndimorët dhe kundërshtarë të politikave genocidiste dhe shpërngulëse serbomëdha ndaj shqiptarëve të Kosovës , por prap , njeriu i tyre që u largua nga pushteti në një moment dhe në mënyrë krejt të pa parshikuar nga ata , mbasi në të kundërt rrezikohej maksimalisht hedhja në erë e realizimit të krejt planit të tyre kobzi mbi shqiptarët .
    Të gjithë e mbajnë mend dhe u habitën e u çuditën tej mase me datë 4 Mars 1997 , kur vetëm me qëndru se s’bën në krye të shtetit për interesa të Serbisë , Sali Berisha , në kushte krejt anormale e para afatit ligjor , ndërsa Shqipëria digjej , shteti kishte degraduar dhe vendi po orientohej drejt një përplasje civile veri-jug , u detyrua të zhvillojë farsën e rizgjedhjes së tij si president , por që e gëzoi vetëm 3-4 muaj .
    E shtrëngonin sa më s’ka të mundohej të qëndronte dhe ai bëri çmos me lloj lloj manovrash , por kundërshtarët në këtë aspekt ja futën …. në bigë dhe e detyruan të jepte dorëheqjen . Ajo ditë , ditë gëzimi e hareje në Shqipëri , ishte ditë zije për UDB-në , Serbomdhenjtë e Kishën Ortodokse Serbe .
    Kjo që kishte ndodhur në 97-tën , i prishi shumë punë serbëve dhe UDB-së , prandaj duhej revokuar me çdo kusht e çdo çmim .
    Të dy palët mendonin ditë e natë për këtë problem tejet shqetësues e madhor , për realizimin e kthimit të Sali Berishës sa më shpejt përsëri në krye të Shqipërisë .
    Gjëja më e vështirë , mjaft e koklavitur , por dhe me gjet yçklën e duhur ishte , se si do paraqitej e justifikohej ky rikthim karshi opinionit ndërkombëtar , organizmave ndërkombëtare , BE-së dhe vendeve Perëndimore ,të cilët kishin investuar shumë për Shqipërinë dhe stabilitetin e brishtë Ballkanik .
    Ishte me të vërtetë tejet e koklavitur dhe me përgjegjësi tepër të lartë kjo zgjidhje , kur dihej që Agjensitë e Sigurisë dhe Politikave të Jashtme të SHBA-së , BE-së , NATOS , të OKB-së e OSBE-së , ndiqnin me vëmendje e prioritet të lartë çdo lëvizje , deklaratë apo insinuatë të Rusisë , por edhe të aleates së saj strategjike në Ballkan , Serbisë .
    Riardhja në pushtet e Sali Berishës nëpërmjet mekanizmit ligjor normal të zgjedhjeve u ekskludua , sepse nga analiza e rrethanave ishte e pa mundur për të paktën 8 vjet .
    U arrit në përfundimin që pushteti mund , dhe detyrimisht do merrej vetëm me dhunë .
    POR ,
    Duhej edhe , siç thotë ajo shprehja , që mishi të piqej e helli të mos digjej .
    Konkluzioni i Parë : Duhej gjetur shkaku për të organizuar e shpërthyer një revoltë të brendshme të përmasave të tilla sa të provokonte përmbysje pushteti .
    Konkluzioni i Dytë : Shpërthimi duhej të kishte një SHKAK jo vetëm të fuqishëm e të aftë për të ngritur masa të irrituara e nxitura kollaj në përballje , por edhe nga shtresa lumpeni , që ndizeshin për një çikë , nuk kthedheshin më mbrapsht apo strukeshin dhe , vetëm sebepe donin për rrëmujëra , sepse edhe nuk kishin çfarë të humbisnin . Duhet të ishin simpatizantë , idhtarë dhe borxhlinj ndaj PD-së dhe krerëve të saj për të ndërmarrë çfarëdolloj veprimesh në emër të tyre dhe thirrjes së tyre .
    Konkluzioni i Tretë : Duhej realizuar arritja e shkakut duke mos dalë në asnjë mënyrë organizatorët dhe shtytësit e vërtetë , që kishin interesin , por mundësisht kjo të kamuflohej dhe mundsisht të përlyeheshin e ti faturohej kundërshtarëve ky akt .
    Kjo detyrë ju ngarkua kryemjeshtrit dhe njeriut e politikanit më të zgjuar , që ka pasë Shqipëria këto 30 vjet post socializëm , por që edhe ai e mori përsipër me instiktin e sfidës dhe fitores .
    Sali Berisha , kjo mendje pjellore e djallëzore , mbasi e kopsiti vetë e për vehte planin ( një kryevepër ) e përmbysjes dhe marrjes së pushtetit deri në detajet më të imta , ja parashtroi padronëve të vet , të cilët jo vetëm do ta analizonin e aprovonin , që të mos kishte as hijen e dyshimit e të çarën më të vogël , por , duke qenë se do e mbështetnin me të gjitha forcat e mjetet , pa dyshim do pregatitnin edhe ata planin dhe logjistikën mbështetëse për realizimin e tij .
    Kjo është mëse llogjike , sepse , një ndërmarrje dhe lëvizje kaq madhore për përmbysje pushteti në një shtet , kurrë nuk mund të realizohet nga një njeri ose grup i vogël njerëzish , dhe në shumicën e rasteve realizohet me mbështetjen e ushtarakëve si grushte shteti ushtarak , gjë e cila edhe kjo në këtë rast ishte e pa mundur .
    Por Sali Berisha , një njeri skrupuloz dhe mjaft i zgjuar për të kapur e shfrytëzuar momentet dhe situatat , si agjent , kishte gjithashtu si princip parimin e mos besimit ndaj asnjërit për asgjë , kushdo qofshin ata , ama si ai askush nuk ka patur aftësinë për ti përdorur të gjithë pa përjashtim ato që e rrethonin si ndihmës apo thjesht ushtarë zbatues , për realizimin e qëllimeve të veta . Isht mjaft i aftë dhe i zoti t’i nxiste e organizonte të gjithë dhe shpesh në të njejtën kohë . E në fund , pasi i kishte shfrytëzuar , sipas rastit , ose i shpërblente , ose pasi i kishte përdorur e shfrytëzuar keqazi e poshtërsisht i hidhte tej si limona të shtrydhur ose edhe eleminoheshin kur paraqitnin rrezikshmëri .
    Vetëm një , si shembullin ma sinjifikativ .
    Izet Haxhia , ish truproja e tij personale për 6 vjet , kurrë nuk arriti të nuhasë , të kuptojë e zbulojë se çfarë njeriu , kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Sali Berisha .
    Izeti ishte nga ata që 6 vjet u shfrytëzu e u përdor shumë keq nga padroni i vet dhe si shpërblim i vunë bashkë me të vëllain mbi kurriz akuzën e bashkëpunëtorëve për vrasjen e Azem HAJDARIT për t’i dënuar bashkë maksimalisht e ndoshta dhe për ti eleminuar si dëshmitarë e persona në dijeni të dhjetra e dhjetra poshtërsive , vrasjeve , eleminimeve , mashtrimeve , përvehtësimeve e veprimeve mafioze , që rrezikonin seriozisht Berishën e klanin e tij mafioz e familjar . Kur arriti ta zbulojë dhe kuptojë , që po e dërgonin si cjapi tek kasapi për kokë turku, u kthjelluj pak dhe ja mbathi në Turqi . Por s’ka as vlerë as shpëtim . Ai , tani , i mbushur me mllef për veprimet që ka kryer duke i shërbyer si cub dhe verbërisht Sali Berishës e familjes së tij në dëm të interesave të atdheut , kombit dhe personave të tjerë të caktuar e ndoishta miq , rrin ka rrin , e nxjerr nëpër gazeta duke shfryrë lloj lloj yrneqesh , madje edhe duke kërcënuar , por këto shpërthime të tij vlejnë vetëm për të pa punët e kafeneve , sepse është aq i vogël dhe pa nivel karshi Sali Berishës , sa që ai , as merr mundimin me i lexu shpërthimet e tij .
    Si ky , kështu janë , dhe përfunduan pothuajse të gjithë .
    Ishte mendja djallëzore e Sali Berishës , që mbasi shtroi , sheshoi e analizoi qindra herë me dhjetra variante , midis disa metodave dhe kandidaturave , paracaktoi , ATENTATIN ndaj PERSONIT , si formë dhe , si personin me efektet e duhura maksimale për realizimin e planit të tij paracaktoi deputetin e tij , kundërtshtarin e tij , të pa parashikueshmin , një nga kapot e shumë aferave , bëmave e trafiqeve , me disa konflikte potenciale , alias heroin e demokracisë Azem HAJDARIN .
    Ai e realizoi në letër apo në kompjuterin e mëndjes së tij çdo fazë dhe çdo hap dhe u hodh ne veprimtarinë praktike për realizimin e saj
    Fakti që ai arriti të realizojë objektivin dhe qëllimin final , Ri-Marrjen e pushtetit me 14 Shtator 1998 , tregon më së miri se kryevepra e tij ishte hartuar dhe u realizua si një simfoni e përsosur që nga fillimi deri në fund .
    Azemin e kishin plagosur socialistë , e kishin ndaluar dhe ishte konfliktuar me policinë e shtetit , ai ishte konfliktuar dhe akuzohej nga socialistët , nga disa grupime me aktivitete kontrabandiste , pazaresh të ngjyrimeve e të gjitha kahjeve , sepse përzihej shumë , kudo dhe për çdo gjë .
    Ndoshta , konflikti me Haklajt , nuk kishte arësye për të kaluar në vrasje , si dhe nuk ishte më i miri si n variant , por , nuk qe edhe më i keqi , si dhe momenti po i shkonte për shtat pregatitjeve të gjithanëshme .
    Kryemjeshtri , duke analizu mundësinë e këtij rast , e vendosi , mori miratimin dhe filloi ta vejë në zbatim .
    Punët shkuan sipas muzikës simfonike të hartuar .
    Azemi , si precedent , me efektin maksimal , publikisht , u vra nga kundërshtarë politikë . Masat e irrituar thërrisni deri në mkupë për liderin e tyre : AZEM , AZEM , ti je gjallë .
    Për vrasjen , u akuzuan politikanët e pushtetit me Fatos Nanon në krye , të mbështetura nga SHIK-u i Fatos Klosit .
    Histeria mediatike dhe deklarative që ndoqën vrasjen i arritën qëllimit të irritonin me mijëra e mijëra huliganë , të cilët të Hënën , u karikuan me fjalime , thirrje për përmbysje dhe dhunë , me pije e drogë dhe u nxitën ti drejtohen e mësyjnë institucionevet .
    Kontigjente diversioniste të jashtme të pregatitura dhe prura apostafat , të financuara dhe armatosura nga Serbia dolën nga strehimet dhe u përzien me turmat .
    Veprimet e gabuara , të pa pjekura e pa studjuara nga ana e trupave të Gardës me nxjerrje tankesh pa lidhje , pa objektiv e të pa mbrojtura , bënë efektin e kundërt . Ranë në dorë dhe u përdorën nga kriminelat , që po mësynin institucionet . Ndoshta edhe ky veprim me tanket , aq shumë efektive në përdorim nga puçistët mund të ishte edhe kjo pjesë e simfonisë . Nuk është për tu çuditur , që , jo në atë kohë , por akoma edhe sot , vegla qorre me precedent kriminalë të PD-së e Sali Berishës punojnë akoma në sektorë nga më të ndryshmit të shtetit , deri dhe në SHIK , Polici , etj duke vazhduar ti shërbejnë vazhdimisht si shërbëtorë të bindur e të përulur Sali Berishes dhe organizmit të tij informata mbledhës .
    S’ka dyshim se Pjetrat , Babanët , Kajmakët , Dakot , Rroshët , Bushët e Rrushët e sa e sa të tjera , nga këto kontigjente dalin e degjenerohen si informacione
    Shteti ra . Për 2 orë Pushteti , RTSH-ja bashkë me Kryeministrinë dhe Institucione të tjera , ranë në dorë të kryengritësve . Disa institucione të tjera kryesore , u neutralizuan, nuk vepruan dhe ishin ineksiztentë .
    Ky ka qenë momenti më i keq e më dramatik jo vetëm për Shqipërinë dhe shtetasit e saj , por për mbarë kombin shqiptar . Me të ri hipur në pushtet Sali Berisha ( që në fakt për pak sa nuk hipi ) , Serbia dhe serbomëdhenjtë e kishin rrugën me të shtruar për zbatimin e planit të tyre ogurzi . Në Shqipëri do përfundonin e përplaseshin me vendasit , jo vetëm 2 miljon shqiptarët e Kosovës , por precedenti , do gjente shtrirje dhe veprime anti shqiptare edhe më gjërë .
    Imagjinoni se çfarë katrahure konfliktuale do ishte me problemet e pronave , me problemet ekonomike , të punësimit , të diferencave të mentaliteteve e kulturave . Pasojat , s’dihet dhe nuk mund të imagjinohen se si do përfundonin për kombin dhe shtetin shqiptar .
    ZOTI na dha dorën dhe këtë here e na shpëtoi , sepse jemi pasardhës të hyjnive të DODONES së OLIMPIT .
    Themi ZOTI , por në fakt i jemi mjaft borxhli ATIJ NJERIU , që dha urdhër ti shkulej në moment veshi Sali Berishës , si dhe personit që ja transmetoi personalisht urdhërin .
    Nuk duam të dijmë se cilët ishin qëllimet e atij dhe atyre që dhanë këtë urdhër , si dhe atij që ja transmetoi Berishës urdhërin . Për ne , Kombin tone shqiptar , Shqipërinë e Kosovën ky qe shansi i zotit që ne shpëtuam .
    Duhet pa tjetër të zbulohen e bëhen publike këto 2 apo 3 emra dhe të nderohen me titujt më të lartë që ka kombi dhe shteti Shqiptar .

    A e ke të qartë tani zoti Kreshnik se kush e vrau Azem HAJDARIN ?
    As Haklajt , as Sala , por qëllimet e zbatimit të një politike antishqiptare të caktuar në atë moment të caktuar . Vrasjet politike , nuk janë punë plumbash e revolesh , apo kush e shkrepi , kush e tërhoqi , kush e mbuloi e kush e zbuloi . Ato kurrë nuk zbulohen , por fatkeqësisht vriten ose dënimet i marrin të tjerë , të pa fajshëm , që në një moment ndodhen edhe pa dashje në trajektoren e gabuar të politikës .
    Të tjerat janë lloqe , llafe , p.… me rigon dhe : A doni më për Behlulin :
    Të përshëndes .

  23. fteri says:

    Bashkohem me faktet e zeza të grushtit shtetit të 14 shtatorit ZI të vitit 1998 ,ajo që fundosi demokracin sa qindra vjet zi në shqipëri .Kjo dëmtoi rëndë vendin dhe imazhin e shqipërisë në botë.

    Ky krim i Berishës nuk do harrohet kurr ai u ,organizua nga spiunazhi sebo-gek dhe armiqët e popullit shqipëtar .Jam dakort me faktet që shpalosen nga Izeti ,por dhe komentuesit si Ethem ,por dhe faktet të tjera që plotësoin gjithë panoramën e sulmin e organizuar të Berishës dhe falangave të tij kriminale deri te FARKU i Bukoshit,kundër shtetit shqipëtar.

    Por më shqetëson edhe tani fakti se ç”farë fshihet ,pas “syzeve ” dhe buzëqeshjeve të Diplomatve Amerikan dhe BE-së ?…Kush ishte regjizori i kësaj tragjikomedie e interesuar për të shkatërruar shqipërinë ?…

    Kam parasyshë lidhjet e ngushta ,takimet e përqafimet e diplomatve të huaj që vizitojnë shqipërinë demokratike , vizitat e ambasadorve të huaj ,dhe qeveritarve Amerikan , dhe europian ,takimet ,përqafimet me organizatorin dhe kokën e krimit të grushtit shtetit të 14 shtatorit zi.Sali Berishën ,dhe nuk pati asnjë ndëshkim as nga drejtsia shqiptare as nga diplomacia e huaj.!!!!,

    Ndodhë në ndonjë rast në Amerikë si ky të sulmohet shtëpia e bardhë dhe të mos hy ferrë më këmbë !?…,megjithse u vranë qindra njerëz të pa fajshëm në Shqipëri në këtë perudhë të v.1996-97-98 .!….

    Më e çuditëshme Ambasadori Amerikan në Shqipëri,Z. Arvizu ,bënte vizita te zyra e Berishës ,dhe dilte i gëzuar dhe qeshur gjithmonë !,Në një koment ai tha se Berisha është “Burr shteti,por dhe Lulëzim Basha Yll në ngjitje ,të dy hajdur e vrasës i katër qytetarve më 21 janar.2011 ?….!! !”

    MË E HABITËSHME ËSHTË SE ?!….
    Në vëndë që të ndëshkohen e paksohen kriminelët pehlivanë në demokracinë pas 1990 -tës ,që na u afrua nga europa dhe amerika , kjo na doli skandal, shqipëria u vodhë e shkatërrua ,doli një demokratoshkërdhatësi boshe ,ku ka vrasje e vjedhje ,varfërim e drogim e krim galopant .

    Dhe më e Çuditëshmja autorët kriminal që ja nxin faqen shqipërisë ,ata shetisin të lirë në pasuri përrallore që i kan vjedhur shqiptarve të varfër ,mos e gëzofshin ,ju bëftë helm. Po më keqë se këto dinosuar ,zvarriten në shqipëri akoma ,kan mbështetje ,duken si përbindësha të rrallë të lashtësisë .

    Pa dyshim ,në mes të tyre si ekzemplar i veçantë ,një vend “nderi” zë dhe Presidenti vetëzgjedhur i rrethuar me tanke dhe kryeministri i vetëm në histori të shqipërisë ,Sali Berisha që hapi zjarr kundër popullit vetë ,jugut vendit në v.1997.

    Dorzoi pushtetin në v. 2013 duke lënë veturën e blinduar para kryeministrisë ,me 300 km.orë ,dhe jelekun e blinduar të 72 vjeçarit që e mbante nëpër takime e mitingje të mos e vriste populli i pa kënaqur ! .

    Largohet i zbuar nga pushteti si qen me vota 90% te popullit ,për të katërën herë,për të mos u dukur më në politikë ,por i pa ndëshkuar kurr nga drejtësia shqipëtare asnjëherë ,për arsye nga se zotron mjeshtrinë e akrobatit siç thotë iZETI që është mjeshtër për ti hedhur fajnë të tjerve dhe të dalë gjithmonë si pontpilati !…

    Saliu nuk turpërohet aspak për këto cilësi elastike të karakterit që shqipërisë i ka kushtuar aq rëndë ,sa nuk do ja bënte as armiku pushtues,duke braktisur në sheshë dhe arkivolin e Azem Hajdarit të viktimës tij .

    Në një intervistë në televizion deklaroi me mburrje tha se unë notoi not 2 orë !….

    Ky është krimineli Pehlivan Sali Berisha,që gjysmën e jetës ishte komunistë besnik deri në ekstremitet,dhe gjysmën tjetër i vuri zjarrin shqipërisë ,ai që mban të burgosur edhe Izet Haxhin,dhe pezull gjithë shqipërinë me falangat e tij kriminale të pa ndëshkuara kurr !…. .
    Pa eleminuar ky kriminel nuk merr frymë shqipëria.

    IZET HAXHINË e falenderoi vetëm ,dhe i uroi liri të shpejtë.!..Përrallat e Kreshnik Spahiut e spiunve të tjerë si ky të marin fund me vendosjen e drejtësis re në shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje