LSI e frikësuar nga një pakt i ri Rama-Basha: Boll me marrëveshje qorre, duhet të përfshihemi dhe ne

14 Shtator 2019, 19:36Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike.

E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.

Për hir të së vërtetës u anashkalua pak në 2017 LSI-ja, duhet ta pranojmë në marrëveshjen që u bë, nëqoftëse ka një përsëritje të kësaj marrëveshje ju do të ishit dakord?

Tani këtu do t’ju jap mendimin tim si e re, si e re jam absolutisht kundër marrëveshjeve qorre, marrëveshjeve të cilat janë në kundërshtim dhe që nuk i shërbejnë qytetarëve shqiptarë, absolutisht nuk mund të vazhdojë vendi jonë dhe e mira e përbashkët e shoqërisë tonë me marrëveshje të cilat bëhen nga dy nga tre, çfarë rëndësie ka sesa palë janë por që nuk janë transparente për qytetarët shqiptarë. 

Për mua si Floid, për mua si politikane por edhe si e re drejtuese në vend është shumë e rëndësishme që dialogu, marrëveshjet të jenë të hapura, të jenë transparentë, t”i përfshijnë të gjithë, të jenë më integritet, ku të gjithë aktorët, shoqëria civile, qytetarët të jenë njohës të këtyre marrëveshjeve, të këtyre dialogëve dhe të jenë pjesëmarrës dhe të japin verdiktin e tyre, sepse këtu nuk bëhet fjalë për dy, tre, katër, pesë persona, këtu nuk bëhet fjalë për pesë, gjashtë apo shtatë drejtues, këtu bëhet fjalë për interesat e tyre.

Duhet t”i japim fund marrëveshjeve qorre dhe marrëveshjeve të mbyllura dhe të hapim një fazë të re, ku ka dialog, ka integritet dhe përfshihen dhe aktorë të tjerë, dhe është transparentë për qytetarët shqiptarë.

2 komente në “LSI e frikësuar nga një pakt i ri Rama-Basha: Boll me marrëveshje qorre, duhet të përfshihemi dhe ne”

  1. Ce says:

    O Mero mos u mer me me këtë Surratufo se nuk është mirë nga trutë. E keni parë si i mësojnë vajzat në Shkuma party në Jale në harem si u hipin në qafë gjithë shkuma hamshoreve me tatuazhe të frikeshme. Kjo Floida surrat ufo me dick në dorë mashtron të rinjtë be Jale.I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla.

  2. Shoku says:

    Si e re qe je , bukur e e menduar ! Dialogu eshte shume i rendesishem . Me dialog e me nje pjesemarrje te disa forcave politike dialogu eshte me i frutshem,por nuk e di si e re qe je dhe nuk ke folur kundra dhunes,kundra molotoveve ; A je dakort si e re qe te perdoren perseri molotovet kundra kryeministrise e parlamentit ? Kundra policeve ? Si e re prononcohu per plagosjen e moshatares tende, polices qe i pret gishtat e dores ! Vetem mos thuaj se LSI-ja eshte kundra dhunes, e nuk ka ushtruar dhune ,sepse athere do te themi gjyna qe je e re .. e duhet te dishe se ne Berat perdorin shpesh here shprehjen : ” Droboniku s’ka nevoje per kallaus se duket plotesisht” Po s’e pate degjuar kete ,mesoje se e thot populli ” “Fshati qe duket nuk do kallaus” Edhe populli e di qe nga 10 protesta ,7 ishin jasjtezakonisht te dhuneshme. Pam gjithashtu qe kur pelcisnin molotovet para parlamentit ,Fatmir Mediu, aleati juaj , i shkonte buza vesh me vesh nga te qeshurat. Ndoshta i kujtohej Gerdeci. Mendohu dhe fol, o ere me mendime te vjetra , o “shoqeruesja ” e Monikes bashke me ate te “rrepten” Mehmetaj. e cila ishte zotuar se do ti bente gjemen Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje