Çfarë ndodhi minutë pas minute më 14 shtator 1998, ngjarje për të cilën prokuroria u referohet fjalimeve të politikanëve, filmimeve dhe këqyrjes në institucionet që u sulmuan dhe që u morën për disa orë në atë që u konsiderua sigrusht shteti? Për kryengritjen e armatosur u vendosën në arrest dhe mandej nën arrest shtëpie 20 persona, të cilët fillimisht u mbajtën në qeli, por që më pas për shkaqe procedure iu nënshtruan gjykimit të zakonshëm.
Dosja u nda gjatë maratonës disavjeçare në 3 pjesë. Në njërën ishin të akuzuarit si organizatorë të kryengritjes së armatosur, në të dytën ishin gazetarët dhe në të tretën u përfshinë të ashtuquajturit truprojat. Në hetimet paraprake me urdhër të prokurorit të përgjithshëm të asaj kohe, u përfshi një grup i përbërë nga Nasip Naço, Ylli Bedalli , Agim Tirana, Bujar Himçi , Petrit Hysi, Pertef Hamzai dhe Stiliano Bandilli.Por, më pas çështja u tërhoq për hetime të mëtejshme në organin qendror të akuzës dhe, pasi dy nga të pandehurit morën mandatin e deputetit,Gjykata e Lartë e zvarritiçështjen. Rihapja e14 shtatorit ndodhi disa vite më vonë, më 2004, kur dy politikanët nuk kishin më mandate deputeti, çka ktheu dosjen në Gjykatën e Tiranës.
Por, për disa seanca, prokuroria nuk mundi të shpallë as pretencë dhe as qëndrimin e saj zyrtar, ndërkohë që në kohën kur Prokurore e Përgjithshme ishte Ina Rama, prokurorët tërhoqën aktet dhe çështja u arkivua. Për 14 shtatorin, në të cilin u sulmuan institucionet nuk ka asnjë të shpallur fajtor, as për protestuesin e vrarë në datë 13 shtator dhe as për dëmet e shkaktuara nga djegia e dhjetëra makinave para Kryeministrisë, grabitjet e dhjetëra bizneseve, por edhe plagosjet e komandantit dhe zëvendëskomandantit të Gardës së Republikës.
Gazeta po publikon të plotë kërkesën për gjykim të prokurorisë, e cila për ngjarjet e 13 dhe 14 shtatorit që shpërthyen pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, nuk mundi të japë asnjë verson përfundimtar në gjykatë.
Atë ditë të grushtit të shtetit- Rrëfen prokuroria
Në ditët e para të shtatorit 1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci janë zhvilluar disa mitingje të paligjshme me parulla të ndryshme kundër qeverisë, parlamentit dhe pro 6 funksionarëve të lartë të PD-së arrestuar disa ditë më parë si dhe në mbështetje të banorëve lazaratas, të cilët përdorën armët ndaj forcave të policisë, duke plagosur disa policë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore në luftë kundër krimit dhe vendosjes së rendit dhe qetësisë. Këto mitingje janë zhvilluar në rrethet Tiranë, Elbasan,Fier, Korçë, Kavajë, Shijak, Lezhë, etj.
Nisur nga situata e krijuar, në datë 10.09.1998 me urdhrinNr.789 të ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta, kanë kaluar nëgatishmëri Nr.3 Drejtoria e Policisë Prefekturës Tiranë, Durrës, Elbasan, Drejtoria e Policisë Kriminale, Rendit, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, Garda e Republikës, Sektori i Qarkullimit Rrugor.
Në datë10.09.1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci është marrë leje për të manifestuar në sheshin “Skëndërbej” për arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të PD-së të arrestuar disa ditë më parë. Pasi ka mbaruar mitingu i ligjshëm në sheshin “Skëndërbej”, pjesëmarrësit me në krye liderë të grupimit Bashkimi për Demokraci si Sali Berisha, Shaban Memia, Zef Bushati Pjetër Arbnori etj,i janë drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Nga policia u është bërë thirrje që të mos kalonin në këtë bulevard, pasi nuk kishin leje, por vazhduan në drejtim të bulevardit dhe qëndruan përpara Kryeministrisë, duke hedhur parulla kundër qeverisë. Nga i pandehuri Edmond Ymeraj, u dogj edhe një arkivol imagjinar i ish-kryeministrit Fatos Nano, e provuar kjo edhe me fotografitë e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.Ky i pandehur është fiksuar edhe me një armë anti-tank para Kryeministrisë në datë 14.09.1998.
Më pas, pjesëmarrësit në këtë miting janë drejtuar përsëri në sheshin “Skënderbej” dhe kanë vazhduar të manifestojnë deri në orën 20.30 ku më pas janë shpërndarë qetësisht.
Nëdatën 12.09.1998, rreth orës 21.15, në rrugën Seramedin Toptani pranë Partisë Demokratike është qëlluar me armë automatike dhe ka mbetur i vrarë deputeti Azem Shpend Hajdari, shoqëruesi i tij, Besim Cera dhe u plagos shoqëruesi tjetër, Zenel Neza.
Më datë 13 shtator 1998, Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, pasi është kthyer nga Spitali Ushtarak ku kishte bërë një vizitë tek i plagosuri Zenel Neza, ka dalë në ballkonin e PD-së, së bashku me Genc Pollon, Jemin Gjanën etj., dhe para turmës lëshonte thirrje“hakmarrje, hakmarrje… hakmarrje!Fatos Nano jep dorëheqjen menjëherë”.
Pas kësaj thirrjeje, një grup prej 300 deri në 400 persona u nisën drejt institucioneve kryesore të shtetit. Pranë Ministrisë së Brendshme një grup prej 30 deri në 40 persona me në krye Sali Lushën, Dem Dollapin, Cen Doçin dhe të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri e mjete drejt kësaj ministrie.Protestuesit i kanë rrëmbyer automatikun dhe pistoletën efektivit R.Isufi, të cilit i kanë rrezikuar jetën. Gjithashtu, arma iështë rrëmbyer edhe efektivit A. Matoshi dhe K.Koci. Aty u plagos oficeri Nexhat Biba, i cili kishte zyrën mbi zyrën e ministrit të Brendshëm. Po në datë 13 shtator, gjithashtu iështë vendosur zjarri makinës së kreut të SHIR dhe djegur 5 automjete. Mëpas,këta protestues i janë bashkuar grupit të madh dhe kanë vijuar më tej, duke qëlluar në ajër me armë zjarri si edhe u kanë vënë flakën 12 makinave. Turma ka hyrë në Kryeministri në katin e parë tëgodinës dhe i kanë vënë flakën. Gjatë këtij sulmi ngelën të plagosur zëvendëskomandanti i Gardës, Bashkim Mustafa dhe komandnati i Gardës, Haki Lica. Në protestën e datës 13 shtator është vrarë protestuesi Skënder Kalenja.Prokuroria shpjegon se protestuesit janë tërhequr pas thirrjeve të Pjetër Arbnorit dhe Ridvan Bodes e Ylli Vejsiut.
Në të njëjtën datë protestues të tjerë kanë pushtuar e plaçkiturKomisariatin e Kavajës ku janë rrëmbyer armë. Ndërkohë, edhe të dënuarit e Burgut 313 janë hedhur në revoltë, duke tentuar të shpërthejnë burgun. Revolta është vendosur nën kontroll nga ndërhyrja e repartit Renea. Në këtë ditë, ministri i Rendit, Perikli Teta, nxjerr urdhrin për kalimin në gadishmëri të policisë. Gjatë kësaj dite liderët e 12 partive, pjesë e grupimit Bashkimi për Demokraci, dolën me një deklaratë të përbashkët të drejtuar qeverisë dhe presidentit. Ata kërkuan dorëheqjen e Fatos Nanos, brenda orës 12:00 të datës 14 shtator. Ky vendim iu dërgua presidentit të Republikës, i cili priti disa përfaqësues politikë.
Data 14 shtator…
Në orën 10:00 nisi ceremonia mortore e deputetit Azem Hajdari, Besim Ceres dhe protestuesit Skënder Kalenja, vrarë në datë 13 para Kryeministrisë. Rreth orës 11.30është nisur kortezhi me të tre arkivolet, ku kishte mijëra persona dhe pjesëtarë të familjes së të ndjerëve. Kortezhin e shoqëronin politikanë, intelektualë, gazetarë, ish-policë, ish-ministra, ish-gjyqtarë e ish-prokurorë.
Kur kortezhi po i afrohej Kryeministrisë, në orën 12:00 u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. Aty u grabitën 100 automatikë, mitraloza granata dhe më pas është sulmuar e plaçkitur parlamenti. Kur kortezhi bashkë me arkivolin ka mbërritur pranë Kryeministrisë, grupet e armatosura sulmuan e plaçkitën godinën e saj. Në këtë situatë u plagosën disa ushtarakë të Gardës si Vangjel Ziu, Fatmir Haxhiu, Blendi Sula e të tjerë. Në atë datë, në Spitalin Ushtarak janë dërguar sitë plagosur 30 persona. Më pas, grupet e armatosura kanë marrëdisa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë, KLSH dhe Gjykatën Kushtetuese. I ndodhur në këtë situatë, ministri i Rendit ka urdhëruar daljen nga Garda të 7 tankeve dhe tre autoblindave.
Kur mjetet janë afruar për të tërhequr trupat e ushtarakëve të plagosur turma ka vendosur nën kontroll edhe tanket, duke rrëmbyer 3 prej tyre dhe një autoblind. Mjetet e tjera janë kthyer në repartin e Gardës. Kryengritësit pas kësaj kanë pushtuar Televizionin Publik Shqiptar. Në orën 13.00 deri në orën 19:00, TVSH është mbajtur nën kontrollin e turmës dhe të personave të armatosur. Tëpandehurit si Ekrem Spahia, Alfons Zeneli, Antoneta Malja, Izet Haxhia, Dem Dollapi e të tjerë kanë bërë thirrje se gjithçka ishte në duart e tyre, dhe se ato ishin minutat e fundit, pasi qeveria do të jepte dorëheqjen. Persona të tjerë të armatosur, mes tyre Frrok Gjini, Hysni Gjyrici kanë hequr flamurin kombëtar të RTSH dhe në vend të tij kanë vendosur flamurin e Partisë Demokratike.
Në të njëjtën ditë, grupet e armatosura dogjën e plaçkitën dyqane e lokale private, por edhe institucionet shtetërore. Të vetmet ministri në tëcilat turma nuk hyri dot ishin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit. Policia mundi të dalë në Tiranë rreth orës 16:00, kur së bashku me forcat speciale mori nën ruajtje bizneset e tjera dhe rivendosi nën kontroll një pjesë të institucioneve të pushtuara. RTSH u mor nga policia në orën 19:00 tësë njëjtës ditë, vetëm pasi prej andej u larguan të dyshuarit Kliton Dobrani, Shemsi Prençi, Izet Haxhia dhe Ekrem Spahia, të cilët më pas u bënë pjesë e dosjeve hetimore të 14 shtatorit. Të gjithë të dyshuarit u mbajtën në paraburgim dhe pas djegies së afateve ata u lanë nën arrest shtëpiak.(Gazeta Si)
GRUSHTE SHTETI PA ASNJE TE DENUAR VETEM NE SHQIPERI DEGJONE .
KETU NESE KALONE SHPEJTESINE 130 KM NE ORE E LEJUAR GJOBITESH 145 EURO DHE 2 PIKE
NDERSA ATY MER TANKUN VRITE DIGJE THYEJE DHE SALIU GJITHMON I PA PREKUR DEMOCRACI ALBANISTAN
I bie te jete Gisht ne b_the shtetit jo grusht shteti
Te gjitha keto foto kane autor por mbi te gjitha kane edhe nje drejtus pergjegjes.
Eshte deteyre parsore e drejtesise se RE qe pergjegjesit e kesaj masakre te vihen para pergjegjesise dhe te paguajnwe nje per nje çfar kane bere vetem ateher do besoj ky popull qe vertete ne do te behemi pa asnje diskutim,ndryshje RRIHNI UJI NE HAVA.
Shteti mè legen nè botè ,nè asnjè vend tè botès tè lejojn tè kryesh grusht shteti dhe tè dalin pa lagur dhe vazhdojn politikèn sikur nuk ndodhi asgjè kjo do tè thotè se nè shqipèri institucionet dhe shteti llogariten nga ana e PD sè si VC .Vura re se shumica e emrave qè kryen incidente etj etj janè verior thua èshtè njè rastèsi ?Pèr fajin e kètyre injorantève sè bashku me kriminelin berisha i cili shkatèrroj plotèsisht shtetin edhe nè 1997 èn gjithmon me pjestar nga veriu atèhere lind pyetja;Nè 97 èn dhe 98 èn veriorèt tanè me nder i bèn mutin shtetit dhe njè pjesè e mirè duhet tè kenè probleme mjaft serioze lidhur me perceptimin e ligjit si dhe institucioneve shtetèrore dhe si pasoj e 97/98 ès shqipèria po paguan njè çmim tè lart pèr hyrjen nè europè si pasoj e vèllezèrve verior tè njè gjuhe por jo tè njè ideali dhe patriotizmi pèr shqipèrin sepse po mos tè kishte ndodhur 97/98 ta pèr vèllezèrit tanè kosovar do tè ishte mè e leht ndihma nè tè gjitha fushat.
Shpresoj qe një dit te dal dikush dhe të më shpjegoj përse politikanët kriminel shqiptar qofshin te djathte apo të majtë kan qen përherë të paprekshëm.
Kush I ka mbështetur dhe mbajtur në pushtet për kaq vite.
Perse me gjithë numrin e lart të krimeve ndaj shtetit dhe popullit shqiptar nuk egziston asnjë dosje në prokurori. Qoft kjo e arkivuar.
Duke filluar nga viti 1990 në Shqipëri Jan shkatërruar institucionet dhe të gjitha format industriale ekonomike të trashëguara nga regjimi komunist.
Ndërsa nga vitet 2000 ne Shqipëri është dhen me koncesion pothuajse 70% e pasurisë kombëtare dhe vazhdon të jepet.
Nga regjimi komunist trashguam një ekonomi gati primitive por shumë eficente në prodhim.
Borxhi I jashtëm ishte gati Zero.
Ndërsa sot kemi një ekonomi komplet informale pa kur fare plani idustrial . Ekonomi që mbijeton fal eksportit të krahut punëtor ( emigrantëve).
Dhe një borxh të jashtëm në shifra marramendëse
Që konkurron borxhin grek.
Çdo sektor I të ashtuquajturit shtet është një gangrenë me vete, që po mbytet me injorant e servila partish.
Personalisht mendoj se I bem ? vjet pavarësi por do Jet e vështirë të bëhen 150 vjet.
Pasi u shkatërrua si shtet po shkatërrohet si popullsi nga emigrimi masiv i të rinjve.
Mendoj se çdo gjë në kto 30 vite e kemi peshqesh nga daj SEMI
Djallosi Gerdecin,katranosi 21 Janarin, arshivoi 14 shtatorin por kaloi vetingun.Kush qelb ketu Ina Rama apo Vetingu?
KARDASHIAN ALBANISTAN STYLE.
Te mendohesh thell te iken mendja e kokes.Kur kujton bemat e gjemat qe ka bere Sali Berisha me partine e tij fashiste,gjithe ato te zeza qe vazhdojne edhe sot,thua si ka mundesi qe Sali Berisha qendron kaq i qet sikur nuk ka bere asgje.Eshte njeri ky? Ka ndjenja njerzore ky? Po organet e dreejtesise a jane njerez dhe nuk shikojne nga syt se ç’fare ka bere SALIU DHE PSE NUK E DENUAN QE ATEHERE? AI SOTE DEL NEPER EKRANE,LLAP E FLET SIKUR TREGON PERRALLA PER FEMIJE DHE ATA QE E DEGJOJNE GAJASEN SE QESHURI.O zot jepu mend ketyre njerzeve dhe jepi te drejten popullit te shkret dhe te pafajshem.Denoje Salin dhe bandat e Saliut qe po i pijn akoma gjakun e ketij populli.
Menyra me efikase per ti mbajtur ne fre egersirat, eshte metoda e Enverit. E di qe per nje pjese Enveri ishte diktator. Dakort . Po a ka ndonjeri ide, si mund te administrohen ndryshe kjo kategori shpellaresh? Shiko, ne jemi ky vend qe jemi, jo per merite te ndonje qeverie pas 90es. Te ishte per ne ketu do sundonte harbuteria e shpellareve . Ashtu sikur edhe sundon pjese te ndryshme te ketij vendi. Per ne fale Amerikes e deri diku Europa, qe per arsye nuk dihet pse, kane arritur te mos e shperbejne si shtet Shqiperine. Jo tanke te nxjerre ministri, jo gadishmeri nr 1 a nr 2 te shpalle kryeministri, keta s’pyesin per shtet. Shpellari nuk e njeh ligjin. Atij jepi shkrepse e benzine, dhe ta ben hi vendin. Po nuk u gjykuan keto krime kunder shtetit, ky vend do kengoje gjate, po shume gjate. Saliu duhej burgosur qe ne vitet e mbrapshte 97-98. . Pse e qysh e lane te lire, nje zot e di. Krime me hapur e zbuluar se kaq, as ne vende te ashtuquajtura bote e trete nuk ka.
Nuk ka se si të thuhet më shqip! Po për tërë këto bëma e gjëma të ndodhura në harkun e 28 viteve, kush duhet të dëgjojë e të veprojë ?!?!?!….Kjo pyetje, nga ato që quhen 1 mln $, kërkon përgjigje, për më tepër që kryefajtori njihet me emër, zë dhe figurë.
Behet fjale per shkerdhatokraci.
Me kete edukate politike dhe Hinacllek ,qe kemi nuk vjen Demokracia kurre ! Vetem po te vije bota te na i ngrere breket,dhe ashtu do te ndodhe !
Adem Dollapi. Izet Haxhia. Sali Luzha Sali Berisha . Azem Hajdari. Çfar kane te perbashket keta persona ? U them une . Keta jane rritur me ndjenjen demokracise qe e kane pire bashke me qumeshtin e lokes. Ata qysh ne femirine e hershme luanin lojra demokratike qe ne vende te tjera si Tirana apo Vlora Korça apo Durresi Shkodra apo GJirokastra asqe imagjinlheshin. Ne keto qytete njihej vetem kanuni dhe gjakmarrja , njerzit ne keto vende e kishin moto te jeteses ‘gjaku lahet me gjak , dhe ngaqe kishin frike njeritjetrin shtepite i ndertonoin ne nje distance ‘nje krisem pushke larg’ njesi matese qe perdornin ne qytete. Pushka ishte themeli i moralit quhej ‘ sapuni i burrave” . Ndersa ne Tropoje ishte krejt ndryshe . Njerezit ishin mjaft te shoqerueshem, nuk e kuptonin se si ka mundesi qe nuk mund te zhvilloheshin gara paqesore ne vendet e mesiperme pa gjakderdhje. Ku kundershtari nuk ishte gjaksi qe duhej çfarosur me farefis por pjesa e domosdoshme qe te mund te kishte nje gare demokratike dhe per pasoje qeveri dhe shtet demokratik. Keto dhe shume te tjera po perpiqen keta burra qe ti shpjegojne pjeses tjeter te shqipetareve qe nuk kuptojne nga qyteterimi dhe demokracia. Mjere ne !)
Dhe ka goje e bilbilos sali berisha, qe me emerin e tije Lidhet cdo e keqe e mynxyre , qe ka ndodhur ne kete vend. Hapeni kete dosje dhe mjafton vetem kjo, qe te fundoset kjo monster dhe ka per te shpetuar njehere e mire Shqiperia nga kjo fare e keqe.
Keta kishin grupe kamikaze qe do i benin presion deputeteve socialist te kohes dhe do i Vrisnin 5 qe sali vici te formonte qeverine e shpetimit kombetar. Ishte Ambasadoja e Madhe Lino qe shpetoi Shqiperine nga flama sali xhep mejdan klos.