Nga Afrim Krasniqi
Në fundin e shtatorit parlamenti gjerman do të marrë një vendim mbi hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Në të njëjtën javë do të ketë një vendim edhe nga shtete që ende nuk kanë një pozicion të përcaktuar, si Franca, Holanda, Danimarka dhe Greqia. Vendimi do të duhej të merrej më 2017 por problemet tona të brendshme e shtynë për në qershor 2018 dhe më pas për në qershor 2019. Nga viti 2018 dhe deri tani në aspektin e demokracisë funksionale Shqipëria ka bërë hapa pas, – dështoi me zgjedhjet lokale, ka rritje të raportimeve për shkelje e të drejtave të njeriut, ka presion mbi median, dhe opozita është jashtë institucioneve përfaqësuese. Gjatë kësaj periudhe ka pasur progres të lehtë në ecurinë e vettingut në drejtësi, krijimin e KLP, KLGj, KED dhe ecurisë drejt kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka ende rezultate në luftën ndaj korrupsionit, asnjë zyrtar i lartë nën hetim nuk është ende i dënuar dhe fitimet e grupeve kriminale në valën e kanabisit 2015-2017 kanë ndikuar negativisht në ekonomi dhe në tregun konkurrues.
Cili do të jetë vendimi për Shqipërinë? Si profesionist e di dhe e pranoj se përballë shtatë kritereve Shqipëria merr notë jo kaluese. Si qytetar e di dhe gjithashtu e pranoj se vendimmarrje të tilla nuk janë statike dhe se midis të gjitha opsioneve, më shumë “Europë” në Shqipëri do të na bënte mirë të gjithëve, përfshirë forcimit të demokracisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Ndaj, pritshmëria ime është për një vendim final pozitiv për Shqipërinë, por të kushtëzuar. Mund të ketë hapje vetëm për dy kapituj të bisedimeve, një praktikë e paaplikuar për vendet e tjera, ose mund të ketë hapje me një paketë shoqëruese kërkesash nga pas. BE dhe sidomos Berlini e Franca duket se midis projektit të pritjes pa datë për kohën kur Shqipëria do të mund të bëjë progres dhe një vendimmarrjeje mbështetëse gjeopolitike në “paketë” me Maqedoninë e Veriut, do të zgjedhin këtë të fundit. Një vlerësim negativ për Shqipërinë, do t’i shtynte shanset tona së paku 3-7 vite, ndërkohë që brenda vendit keqqeverisja si model do të mbetej e paprekshme kurse vala e pesimizmit mund të kthehet pjesërisht në investim kundër projektit evropian. Në çdo rast, vendimi nuk do jetë vlerësim meritash dhe as standardesh, por një vendim gjeopolitik, siç ishte marrja e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO më 2008 vetëm pak javë pas tragjedisë së Gërdecit ku ishin të përfshirë edhe piramida e lartë ushtarake. Me siguri, si edhe herë të tjera vendimi i BE do të ketë komente në Tiranë, – militantët e partive do ta lexojnë në gjuhën e tyre, pro e kundër qeverisë, pro e kundër opozitës, kur në fakt, vendimi nuk ka lidhje direkte me to, por me Shqipërinë.
Në ligjërimin tonë publik shpesh identifikojmë Shqipërinë me qeverinë, qeverinë me partinë, partinë me liderin dhe kështu, edhe Shqipërinë me liderin. Në vendimmarrje të mëdha, si ky rast, këto janë mentalitete para-demokratike dhe të papranueshme. Ndaj kam bindjen se një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë nuk do të ishte shpërblim për qeverinë e ministrave dhe zyrtarëve të lartë që bëjnë headline në media me aleancën e “çunave problematikë” apo “politikanët akullore”, dhe as më pak mbështetje për kryeministrin Rama, i cili ka kohë që ka filluar kurbën e tij pa kthim të rënies politike. Kush e mban mend cili ishte kryeministri kur aderuam në KE, në MSA, në NATO, etj? Vetëm ata që studiojnë politikën. Gjithashtu, një vendim pozitiv apo negativ nuk do të ishte as sukses dhe as dështim për opozitën, e cila ende nuk është e qartë se çfarë përfaqëson, çfarë synon dhe kush ka vendimmarrjen brenda saj, – si edhe as për institucionet, gjysma e të cilave, përfshirë Gjykatën Kushtetues, Gjykatën e Lartë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, etj, nuk janë funksionale dhe legjitime.
Vendimi pozitiv, në çdo formë e përmbajtje, është e do të jetë lajm i mirë për shoqërinë dhe qytetarët, një shpërblim për mbështetjen e madhe pro perëndimore dhe eksperimentin e reformës në drejtësi, një korrektim i strategjisë së zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, një shans për ndryshime dhe katalizator për reforma, një ftesë mbi 70% të atyre që duan të largohen sidomos për të rinjtë, për të mos e braktisur vendin dhe një sinjal për të pasur një perspektivë evropiane edhe në Tiranë. Vendimi do të ishte zhvillim pozitiv dhe në interes edhe të Kosovës, si dhe një investim kundër rritjes së influencës dhe prezencave të tjera jo perëndimore në Shqipëri. Për më tepër, vendimi do të ishte një mundësi më e mirë për të rritur monitorimin dhe llogaridhënien mbi qeverisjen, për më shumë Bruksel dhe Europë në Tiranë, për dëgjimin e respektimin e zërave kritikë qytetarë dhe për një standard të ri drejt shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale. Sa më shumë “Bruksel” në Tiranë, aq më të lirë jemi e ndjehemi nga cilido që e sheh, e trajton dhe e sundon Shqipërinë si Pashallëk privat, familjar apo partiak.
Politika shqiptare e viteve të fundit ka bërë gjithçka për ta pamundësuar integrimin, për të penguar rritjen e prezencës perëndimore në Tiranë dhe për të pasur liri pa kufi në sjelljen e saj abuzive, korruptive dhe oligarkike. Në këto rrethana, asnjëra palë politike, as qeveria dhe as opozita, nuk mund ta pengojnë dhe as dëmtojnë vendimmarrjen e BE, për sa kohë nuk janë partnerë të besueshëm dhe nuk kanë ndonjë ide reformatore dhe as sens përgjegjësie. Por ato mund të bëjnë së paku katër gjëra për të ndihmuar procesin.
E para, qeveria dhe kryeministri të propozojë një platformë dialogu politik për daljen nga kriza, pjesë e të cilës të jetë Shqipëria e 4-5 viteve të ardhshme, reforma institucionale, reforma zgjedhore dhe natyrshëm edhe zgjedhjet e reja parlamentare e lokale më 2020. Kjo nuk bëhet me biseda mesnate në tëitter apo facebook dhe as me negociata oligarkësh, por publikisht, me transparencë dhe nën garancinë e Berlinit. Në çdo demokraci është përgjegjësi e qeverisë të ofrojë rrugëzgjidhje, sidomos kur qeveria nuk qeveris dot dhe kur ka një hendek të thellë midis gjysmës pro dhe gjysmës kundër qytetare ndaj saj.
E dyta, opozita të artikulojë publikisht gatishmërinë për zgjidhje të qëndrueshme e dialog politik, të publikojë platformën e saj të arsyeshme për Shqipërinë e të ardhmes, si dhe të adresojë në çdo kancelari e parti simotër kërkesën e qartë për nisjen e negociatave për anëtarësim. Midis opsionit dhe ofertës për më shumë “erdoganizëm” apo “Europë” në Tiranë, opozita duhet të zgjedhë pa kushte të dytën.
E treta, dy palët, sidomos parlamenti e qeveria, do të duhet të ishin minimalisht “korrekt” në aspektin diplomatik, duke lobuar përmes vizitave, kanaleve të komunikimit dhe çdo formë tjetër ligjore në Francë, Holandë, Greqi e vende të tjera ende skeptike. Vendi i elitës publike frankofone nuk mund të rrijë e heshtur kur Franca ka votë përcaktuese për Shqipërinë. Dhe kur flasim për lobim nuk përfitojmë asgjë duke shpërndarë shtetërisht veprën e re të udhëheqësit si në kohët e shkuara, dhe as investimi abuziv për t’i dhënë kostumin e artistit kryeministrit që tashmë ka hyrë në historinë politike si njeriu i vetëm që edhe kur konkurron vetëm, numëron vetëm, emëron vetëm, përsëri nuk zgjedh dot 61 kryetarë bashkie.
E fundit këshillë, nuk është çështje pritshmërie dhe as zgjedhje e tyre, por drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës duhet të fillojnë përgatitjet personale dhe kolektive për tu përballur me hetime serioze ndaj çdo akuze që u bëhet, sapo SPAK dhe BKH të krijohet. Skenari se të njëjtët mund të drejtojnë në dy kohë të kundërta ka marrë fund, dhe Byroja Politike e viteve 1990-1991 e provoi. Tani është koha ta shijojë e provojë edhe Byroja e re Politike në krye të partive politike dhe institucioneve kryesore të shtetit. Në politikë revolucione të tilla kërkojnë kohë, aleanca e të mençurve dhe të ndershmëve rrallë bëhet shumicë, por gjithsesi, eksperimente të tilla në Kroaci, Rumani e vende të tjera afër nesh, janë e mbeten shpresëdhënëse.
Edhe ky klyshi tjeter i sal birishes dhe ilir florinit me kopetent edhe se adashi i tij F.Lubonja.
Të qan zemra mor malok për malokun tënd SB.
Ju keni qënë dhe vazhdoni të jeni fatkeqësia e këtij vendi mor malokë tribalë që keni hyrë në çdo qelizë të këtij vendi!
Nuk do ishim shteti i pare qe do antarsoheshim apo do hapeshin negociatat thjesht per arsye gjeopolitike. Shtete si Bullgaria, Rumania apo edhe Polonia, Sllovakia, Hungaria e vendet Balltike nuk kishin standartet e BE-se ne ekonomi, politike, drejtesi e luften ndaj korrupsionit kur u antarsuan. Madje as tani. Fatkeqesia jone eshte te kemi Iliri Meten e Sali Berishen (por edhe politiken ne pergjithsi) qe po mundohen te shkatrrojne te ardhmen europiane te Shqiprise per te mbrojtur korrupsionin e tyre.
O Kopi Niko, o kriminel dhe imoral, vrases dhe torturues i kohes se merhumit.Ky eshte artikulli qe mbron me mire horrin dhe hajdutin estravagant te Shqiperise Ramakokainen. Mjaft me te shtena guerrilase prapa kraheve. Nuk te pelqen se revolucioni dhe prova e byrose ne vitin 1000-91 deshtoi, por kjo eshte e vertete.Nuk mund te beni ju humbesit e medhenj ligjin ne dy epoka se nuk dini. Ju jeni te xhaxhit. Vodhet. Ikni tani prapa diellit. Rruge tjeter nuk ka per ju brekegrisurit e dikurshem.
Se vazhdoja dot se optika jote eshte pesimiste. Do te deshiroja shume te te shihja te shkruaje sikur dhe gjysmen e realitet kur Sali Gelbaza ishte ne pushtet.. Tani dukesh sikur je gjalleruar.. Liria e medias thote eshte tkurrur..A thua i ka Rama celsat e bizneseve mediatike dhe e kontrollon ai celsin..
E terci e verci o Afrim. Sikur te te kishim ty kryeminister,me gjithe keto mend qe ke ,me siguri do te kishim cuditur dynjane. Njeri kot qe gjithe jeten ja ke marre rrogen kot ketij populli.Edhe nje analize te sakte nuk je ne gjendje te besh ,pa le me pastaj te zgjidhesh ndonje hall te njeresve a te vendit.Llafazan,i paafte ;sherbetor i maskuar i antidemokracise dhe padyshim njeri i semure nga deliri i madheshtise
Nuk te djeg bytha per Shqiperine o analyst qenefesh. Kujt i sherben o kelysh I langorve te huaj.
Po kush he ti mo, qe na jep keshilla? Ne asnje rast nuk e the te verteten se çfare demi i ka bere dhe vazhdon t’i beje Shqiperise opozita e sotme e cila ka hedhur ne ere çdo perpjekje per ecje perpara te saj drejt BE. Nuk i lan dot duart ti, qe je pjese integrale e kesaj opozite dhe besnik i Birishes.
greqia nuk do pranoj zagarin e erdoganit te futet ne BE.
Harrojeni BE-ne, jeni shtet islamik me xhami pafund me nje popullsi pa identitet.
Ti je kokrra e mutit.Një karaduz i dhjere.
ME KETE HARTIMIN QE KE SHKRUAJTUR ESHTE PER TE FSHIR BYTHEN ,TE DIGJET SHPIRTI PER PARTIN FASHISTE MOR PLERE PO PASKE HARRUAR SE ÇFAR KAN BER E PO BEJN,KE HARRUAR TE VRARET NE BULEVARD DHE TE VRARET NE GERDECIT ,KE HARRUAR SHITHEN E DETIT PA LERI VJEDHJET DHE SE FUNDI MOLOTOVET O KLYSH I RRAHUR O TE QIFSHA MOTREN DHE GRUAN QE KE NE SHTEPI MOR DOBIÇ ,SKA NEVOJ NJERI PER FJALET E TUA SE KETU JETOJM PO SHIKOJM DHE PO DEGJOJM SE ÇA PO BEJN ,PRANDAJ MOS HA MUTE SE STE PJERDH KUSH TY KLYSH I LIR HAJDUTIT
Ky njeri nuk me pelqen fare, eshte i dyfytyrshem, ha buke e pi uje ne kurriz te shqiptareve te ndershem dhe derdellise me keq se Grida per dashurickat e saj
Ne kete analizen tende si politikan spo na flet fare per vepren e kesaj opozite apo edhe te vet kreut te shtetit, qe nuk lene gje pa bere e pa lobuar qe te mos hapen negociatat. Vetem pas tre ditesh te vizites se lulit ne Greqi, doli me refuzim Micotaqisi dhe kerkojne edhe detin qe u fali lulashi. Pra Edi Rames i duhet te perballet me nje skepticizem te disa shteteve ,qe mbeshtetet e superushqehet nga keta “atdhetaret “ tane te brendeshem. Edhe ti duhet te ishe krenar si shqipetar per kete km dinjitoz qe e presin si te barabarte ne kancelarite me ne ze te Europe’s. Ti qe Meere me politike do ishe miop, po te mos kesh vene re se kush e ka penguar reformen ne drejtesi.
NJI MATERIE E NJOHUR TASHME PER GJITHE NJEREZIMIN
TE AFTE PER TE QEN SHARLATANE
POR EDHE TE ARRIJE TE SHDROHEN NE PEST PER NJEREZIMIN ;
THOTE HISTORIA
KRASNIQI, LERI PORDHËT , SE KEMI VET.
MËNT , JAPIN TË GJITHË .
VEPRAT???!!KU I KE !???
MOS NA ÇA BYTHËN SHUMË SI MENDIMTAR !
sa ja pashe mbiemrin krasniqi, kalova direkt tek komentet, eshte humbje kohe te lexosh kete bythelepires, qe i eshte bere gjuha si flete cigareje, kane 30vjet qe vetem lepijne sa andej -kendej.. ptuuuu race e ndyre parazitesh, ju jeni fatkeqesia e ketij vendi, sepse po te ishte per popullin shqiptar ne pergjithesi dyert do te ishin hapur dekada me pare, por ju shushunjat e ketij populli nuk po e lini kete popull te jetoj si gjithe popujt e tjere evropiane. dhe perseri eshte populli i thjeshte shqiptar qe po e permireson sa do pak imazhin e vendit, me mikepritjen e tij te veçante ndaj gjithe te huajve qe vizitojne shqiperine, por ate imazh te keq qe i keni bere vendit ju bastardet elitare te ketij vendi duke vjedhur dhe plaçkitur ç’do gje qe ju ka dale para, , do duhen dekada te tera per ta permiresuar
Na çau bythën ky tipi !!