Si është të kesh shef Gramoz Ruçin? Myslym Murrizi: Po të kesh pasur Kastriot Islamin?

14 Shtator 2019, 21:20Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi, i ftuar në emisionin “Rudina”, foli rreth detyrës së tij, si numri 2 i Kuvendit.

I pyetur nga moderatorja e emisionit, se si është të kesh shef Gramoz Ruçin, Murrzi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se ishte atje si përfaqësues i pjesës opozitare.

Rudina: Si është të jesh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, të kesh shef Gramoz Ruçin?

Myslim Murrizi: Ky është një interpretim dashakeqës.

Rudina: Pse?

Myslim Murrizi: Se po të kesh shef p.sh. Kastriot Islamin, që e ka pas Meksi më 31 Mars 91?

Rudina: Jo, jo, ju mund të thoni p.sh. që është shumë bukur, varet nga përgjigjja juaj, pyetja nuk është e gabuar.

Myslim Murrizi: Rudina, desha të them që nënkryetari i Parlamentit, nga 31 Marsi i 91-shit deri më sot, 1 nënkryetar i takon opozitës, pra nuk është se unë kam ardhur atje pse ka dashur Gramoz Ruçi.

Unë jam aty si përfaqësues i pjesës opozitare. Siç ka qenë mikja ime dhe e nderuara Jozefina Topalli 4 vjet me Skënder Gjinushin, 2 vjet me Namik Doklen, 2 vjet me Servet Pëllumbin.

Siç ka qenë 18 muaj përpara meje, Edi Paloka zëvendës i Gramoz Ruçit, siç ka qenë 4 vjet Edmond Spaho zëvendës i Ilir Metës. Pra nuk ka ndodh sot për herë të parë që një nga opozita bëhet nënkryetar Kuvendi, pse ju ka vrarë sytë dhe ju bën lajm këtyre…

Rudina: Jo, jo, ideja është për marrëdhënien që mund të kesh ti me atë, duke qenë se ai është shumë i vjetër në politikë, ka krijuar atë profilin e vet, kështu që marrëdhënia që keni me të, më tepër kjo ishte pyetja.

Myslim Murrizi: Rudina, në Shqipëri nuk ka të vjetër në politikë, mosha e politikanëve shqiptarë është 29-vjeçare, qysh se ka rënë komunizmi. Ai që thotë se kam bërë politikë para 90-ës është mashtrues, sepse kush bënte politikë shkonte në Spaç, në burg.

1 komente në “Si është të kesh shef Gramoz Ruçin? Myslym Murrizi: Po të kesh pasur Kastriot Islamin?”

  1. astrit shba says:

    Eshte e sakte pergjigjia e murrizit,eshte nje zhvillim iri i jetes parlamentare pozit opozit,murrizi i ka dhe jete debatit qeduhet te jete mes perlamentarve me ide tendyshme por me qellim te perbashket siqytetsre te emancipuar per te cuar shqiperine perpara.Urojdhe desheroj qe deputetii opozites murrizi me diskutimet e tij i ka dhene jete parlamentit ndyshe nga aiimepershmi qe ishe arenee grindjeve dhe ofezave te dy paleve.Shqiprija ne kete stad kerkon zhvillim te gjithanshem ne cdo fushe te jetes,sociale e politeke ekonomike e per kete nevoitet bashkpunim i di v sinqerte ppzitzite opozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje