Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Manjani u shpreh se presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet apo burgoset vetëm pse ka miratuar një dekret, për të cilin duke iu referuar ligjit nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tij.
“Roli i Ilir Metës duhet parë në 2 plane. Në rolin e kryetarit të shtetit.
Sigurisht është një rol që nuk ka shumë për të diskutuar. Mendoj se ka qenë korrekt në gjykimet e tij në raport me Kushtetutën.
Fundi i historisë është kjo, që kushtetueshmërinë e akteve të presidentit nuk e gjykon dot parlamenti dhe as publiku, por Kushtetuesja. Shumë pak referohemi tek ligjet.
Presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet që nxjerr në ushtrimin e detyrës.
Kur presidenti nxjerr një dekret nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e dekretit.
Nuk futet në burg dhe nuk shkarkohet për dekretin”, theksoi Manjani.
Idjotizmi nuk paska KUFI……Turp e faqja e zeze per ty o Manjan………..Njerez pa karakter e pa Din e Iman……Injorantet dhe Driteshkurterit e Vendit Tim…..kur do ju vij Fundi ????????????
Zoti qoft gjithmone ne anen e Shqipetareve…….
I dyti I cmendur duket eshtye Majani, I ka dhene shenjat me kohe por sot I permbushi testin e fundit per tu klasifiokuar si I tille …Urime!…
O Manjan o kokrra e legenit me kujtove nje servil si ty ne kohen e enverit kur ju drejtua drejtorit.Une te kritikoj ty shoku drejtor te kritikoj fort biles se je shume i bute,punon shume per vete dhe toleron ata qe spunojne.