Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste në A2 CNN mohoi se do të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike.
Kryemadhi nguli këmbë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar dhe qëndrimin e saj të ndryshëm nga Lulzim Basha për t’u përballur në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ajo e shpjegoi me arsyetimin se femrat janë më sfiduese se meshkujt.
“Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës?
Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë.
Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin.
Portalet pranë Ramës trumpetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka. Jemi në unison.
Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama.
Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu.
Dialog për gjithçka. Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen”, tha Kryemadhi. (TemA)
Kush do marreveshje “ne krevat” kopila do prodhojne.Ky model duhet braktisur me shpejtesine e drites dhe pa pishmanllek.Ti sfidon meshkujt ?Nuk Jane te gjithe ilir ndaj behu njehere Lady.
PIRDH TE SHFRYHESH FALLXHORE TI KE MBARUAR JE FEMER E CMENDUR