Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për mediat, për të thënë se shifrat e bëra publike në media nga opozita për rrënien e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parauniversitar, nuk janë të vërteta.
Numri një i Arsimit tha se fenomenin i tkurrjes së numrit të nxënësve nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, por ka nisur si trend që në vitin 1992, ka vazhduar në qeverisjen e PD dhe vazhdon edhe sot, në vitin 2019.
“Shifrat që keni raportuar dje janë të pasakta dhe të pjesshme.
Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin.
Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional janë 455 mijë nxënës.
Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës.
Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor.
Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak sic keni raportuar ju”, tha Shahini. (TemA)
Po letres te botuar tek gazeta Dita nga Ilir Mborja per plagjiaturen e Agron Tufes dhe skandalit ne UT kur do ti pergjigjesh moj zonja ministre? Apo je paguar qe te mos flasesh nga neofashisti Edi Rama?
Epo mirë . Qenkan vetem 10.000 me pak dhe kjo qenka normale sipas Znj Ministre. Shyqyr..