Takimi me aleatët e Bashën, "frymëzohet" Vasili i LSI: Jemi të bashkuar, çojmë në fund aksionin opozitar

17 Shtator 2019, 09:43Politika TEMA

Një ditë pas takimit të kreut të PD Lulzim Basha me aleatët, ku ishte edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa mungoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi ndodhet jashtë vendit, Vasili ka shuar sot zërat për përçarje mes opozitës.

Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur për të çuar aksionin opozitar deri në fund.

Nënkryetari i LSI-së tha sot se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.

“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit.

Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën.

Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës.

Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja.

Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, u shpreh ai.

1 komente në “Takimi me aleatët e Bashën, “frymëzohet” Vasili i LSI: Jemi të bashkuar, çojmë në fund aksionin opozitar”

  1. Kreshniku says:

    O Titishkollëshumi mos u kënaq me lugë zbrazur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje