Ish ministri i LSI, ironi me ndërkombëtarët e politikën: Shqiptarët kanë që më 1944 që presin të zbarkojnë “aleatët”

17 Shtator 2019, 10:11Politika TEMA

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me krizën që po kalon vendi dhe reagimin e qytetarëve.

Manjani shkruan se shqiptarët merren të gjithë me politikë, por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.

Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku, ku pritet sipas Manjanit qe ne vitin 1944 te zbarkojnë “aleatet”…!.

Postimi i plote i Manjanit:

Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren.

Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.

Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët.???

Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku.

Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë “aleatët”. Kanë që në vitin 1944 që presin….

Por, hiç!

Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as ti mendonin.

Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj.

Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartokitje paguhet gjithandej…

Një pjesë ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit….

Po aleatët?!

Pa shpresë duket, me thënë të drejtën .

2 komente në “Ish ministri i LSI, ironi me ndërkombëtarët e politikën: Shqiptarët kanë që më 1944 që presin të zbarkojnë “aleatët””

  1. asd says:

    Ruju edhe ti nga SPAK-u, se ato pak muaj minister te ndoten aty ketu.

  2. Kaltra says:

    Ka shumë të drejtë që tallet ky njeriu .Për vete është “llagar”.Do zoti dhe aleatët që një ditë të jap llogari ky dhe gjithë maskarenjt shokët e tij .Në vend që të mbylli gojën dhe të ha ato që ka zhvatur na del dhe na ironizon.Mbase do vijnë ditë të mira për këtë vend dhe për këtë popull kur këta hijena të shkojnë aty ku duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje