Pas SHBA, edhe BE shmang Metën! Donald Tusk nuk takohet me “homologun” shqiptar

17 Shtator 2019, 11:35Politika TEMA

Në harkun kohor të dy javëve ndodhin dy vizita të rëndësishme në Tiranë, një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra nga Bashkimi Europian. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është se në të dyja rastet shmanget nga agjenda e takimeve presidenti Ilir Meta.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mbërrin këtë të martë në Tiranë nga Shkupi, pas takimeve me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e këtyre takimeve është hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Por, megjithëse tema është e njëjtë si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, agjenda e takimeve nuk është e tillë. Presidenti i Këshillit Europian nuk do të takohet me presidentin Ilir Meta.

I vetmi takim i tij do të jetë me kryeministrin Edi Rama rreth orës 15:00. Takimi pritet të zgjasë rreth 30 minuta, për të nisur më pas një ceremoni dorëzimi medaljeje dhe më vonë një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar.

Mungesa e një takimi me “homologun” Ilir Meta bie në sy, aq më tepër që është rasti i dytë brenda dy javëve.

I pari që shmangu Ilir Metën ishte drejtori në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Ai u takua me Gramoz Ruçin, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e deri edhe me Taulant Ballën, Ralf gjonin e rudina Hajdarin, por jo me Ilir Metën.

Të gjitha këto elementë ngrenë një pyetje të madhe, nëse “shmangia” e presidentit Ilir Meta dy herë brenda pak ditëve është rastësi e kushtëzuar nga koha dhe tema e diskutimeve, apo një “izolim” ndërkombëtar i presidentit?

19 komente në “Pas SHBA, edhe BE shmang Metën! Donald Tusk nuk takohet me “homologun” shqiptar”

  1. Populli shqiptar says:

    Kjo eshte shume serioze , por edhe shqetesuese njekohesisht per shqiptaret
    Duket fare qarte qe nderkombetaret nuk duan ta shofim me sy presidentin aktual te shqiperise. Prandaj, sa me pare shqiptaret duhet te kene ne krye nje president te ri , qe ta doje dhe vet populli shqiptar.

  2. Oparaku says:

    Kesaj pyetjes se fundit po i pergjigjem me nje shprehje te vjeter. SE KESHTU I DON MUSHKA DRUTE.

  3. Zagali says:

    E hengri dhe Meta.Po çdo te beje fallxhorja.Ajo ka per ta tredhur Ilirin.Me mire pa hallate.

  4. Bureto says:

    Mënjanimi i tij, është sepse i është prerë mandati për ta shkarkuar me turp, nëse nuk do dalë ndonjë i mënçur ta këshillojë që të japë dorëheqjen për t’i ngelur së paku një justifikim i vogël: Ika vetë, nuk më shkarkuan dot!
    Të gjitha të bëra deri më tani, për shkarkimin e Metës, janë thjesht procedura. Edhe Venecian e futën në lojë ata që ia kanë prerë mandatën atij, USA-BE, sepse problemi nuk është thjesht për Ilir Metën, por për seriozitetin e shtetit. Duhet flakur presidenti batakçi, por njëherazi duhet ruajtur prestigji i shtetit dhe Institucioni i Presidentit të Republikës.

  5. Kostandin says:

    Meta eshte mut nuk eshte president.Kush do ta takoje mutinn?asnjeri.

  6. Gjergj says:

    Sa te Jete ne presidence keta duhet ta takojne.Por plehrat e kurvat e europes duan president nanon dhe ne krahun tjeter kane berishen dhe jua martojne nenen shqiptareve, I kthejne ne lypsare e hyzmeqare te botes.Zoti ju vrafte.Pas Ilirit nanon duan te vene e prandaj rama thote gjithnje nuk keni pare gje akoma.Asnje ze Shqiptar nuk do te kete me ne politike

  7. Piro says:

    Ilir Metaa bere shume krime, qe nga vjedhje votash e korrupsion shteror dhe te gjitha keto e kane kthyer ne nje kufome politike. E Kane marre vesh shqiptare, evropiane e ametikane. Iliri shkon ne burg, kurse shqiperia ne evrope. Vetem budallenjte se kuptojne.

  8. Skrapari says:

    Presidenti i vendit duhet te gezoj mbeshtetjen e popullit.Mbeshtetje qe e humbi qe me videon e Dritan Priftit.

  9. ca me thane ju says:

    Komentet qe permbajne fjalen nano e minoritare ju nuk I nxirrni.A jeni shqiptare apo Jo more Mero?

  10. E ardhmja ndryshe e Shqiperise says:

    Prape nuk e botoni komentin ????

  11. Olimpia says:

    E gjithe fushata antieuropiane,antiamerikane,antiperendimore e Berishes,Metes,Bashes ,Mones dhe maskarenjve te tjere te politikes dhe shumices se medias eshte ne thelb nje sulm kunder shqiptareve,demokracise ,te ardhmes..Perfytyroni nje moment sikur perendimi te pergjigjej me te njejten menyre,brenda nje kohe te shkurter vendi perfundonte ne katastrofe ekonomike,politikes dhe shoqerore .Por perendimi po jep vetem nje paralajmerim ,hiqini qafe keta bastarde,kriminele dhe hajdute,shkaktaret kryesore te prapambetjes se vendit dhe varferise .Pra te gjithe shqiptare ,vecanerisht grupet tribale te perferive duhet te kuptojne se Berisha ,Meta dhe banda e tyre nuk kane me vend ne hapsiren perendimore.Te gjithe ata qe u shkojne pas nuk Jane gje tjeter vecse idiote te dobishem qe shkojne kunder interesave te tyre .

  12. tropoja 12 says:

    presidenti maqedinise eshte i ri ne detyre ndersa meta jo e ka takua here tjeter meten zoti tusk,plus qe presidenti ne shqipni ka pushtet te kufizum reformat i bon qeveria parlamenti,zoti tusk asht kminister i qeverise europiane asht koleg i edvin mafis por jo presudent republike,tusku ka komisioneret e vet qe jan si me than ministra,por edhe axhenda mund te jet e ngjeshur s ka shum kohe per te tan,dhe mos mu taku me meten s ka naj ptoblem per negociatat ato i takojn edvin kristaq rames

  13. kasem gahinji says:

    cfare skandali….te kesh president nje njeri qe e injoron shba dhe europa.si qendron akoma ne ate karrike?cfare pret?te te injoroje dhe poshteroje dhe venecia?ka njerez ne kete bote qe e hane turpin me buke.nje prej tyre presidenti yne i menderuar,ilir meta floriri.per vleresim pozitiv thone:-“flori ai person” por per liken tone eshte percaktim hajduterie te pangopur.

  14. Dymi says:

    Pse merziteni? Pasneser Likja i fut nje takim me qente e Sharrit. E publikon ne rrjetet sociale dhe ja ku u zgjidh problemi.

  15. Dymi says:

    Me kenaqe Tropoja 12. Sa bukur qe shprehesh, more qerata. Ku e ke mesuar kete shqipe, ne Vicidol?????????

  16. katunari dicital says:

    paska akoma dy byreksh me dhalle qe i paguan meta.Me habit qe dhe me idioti e ka kuptuar qe Mrta iku per lesh bubi se eshte njue marionete e berishes qysh ne 93-94-en qe i vuri topet ne bige me ngjarjet e Policanit

  17. Veshgues says:

    Mos valle DSh e ka ndalu te hyj ne USA! Tit Vasili ka bo me pak korrupsion dhe i kane heq vizen.
    Ka ndonje qe to sapo ka info per kete rast!
    Rama tregohu transparent! Si me Salen, thuaje me lezet! Mos na lere ta kuptojme vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje