Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës

17 Shtator 2019, 13:59Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Me një ligj të miratuar që në 1993 e të përmirësuar disa herë më pas, deputetët tani i njohin vetes shumë privilegje. Ndërsa ta është edhe një pension i posacëm, suplementar, veç pensimit të zakonshem që marrin si të gjithë qytetarët e tjerë.

Kush ka qëndruar më shumë se dy vjet në pozicionin e deputetit, mund të dalë më herët në pension e të përfitojë gjysmën e pagës, ndërsa kur del në pension mund të marrë një pagesë deri në 75% të pagës së deputetit.

Nja 6 herë më shumë se ai që ka punuar tërë jetën në minierë, apo tërë jetën mësues.

Deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë vendit, kur mjekët e vlerësojnë të nevojshme, dhe pagesën e mundëson qeveria.

Lista e privilegjeve është shumë e gjatë, por po prek vetëm këto të dyja.

E imagjinoni sa rrypa ka në atë sallë, që nuk kanë thënë asnjëherë asnjë fjalë? Nuk kanë propozuar asnjë ide, asnjë projekt-ligj.

Nuk kanë bërë asnjë kritikë për atë që nuk ka qenë e drejtë, por vetëm kanë ngritur kartonin për të miratuar çdo zhvatje e vjedhje që bëhet përmes ligjit.

Sa rrypa ka aty që nuk dinë të shkruajnë as një faqe letër fjalim, apo nuk dinë ta lexojnë kur ua shkruajnë të tjerët. Sa tregtarë e ndërtues ka aty, që kanë blerë karriget me para, e që e shfrytëzojnë atë kërrige për të shtuar paratë e tyre.

Dhe ky popull i vjedhur e i vuajtur deri në palcë, duhet të paguajë për favoret e tyre.

Këto privilegje duhet të zhvlerësohen. E para, sepse ata nuk i kanë hak fare. Dhe e dyta, sepse kjo do të ishte dëshmia e parë që janë përfaqësuest e popullit më të varfër të Europës.

18 komente në “Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës”

  1. mik says:

    Ata mund ti marrin favoret dhe na s’mund ti ndalim. Keta nuk jane as te paret e as te fundit.
    Ku asht e keqja ketu ? Etika morale ?! ha ha.. po na bani me qeshe !!
    Ne fund te fundit te gjith bajne ate qe munden .

    1. Land says:

      Jo miku im , deputetet kane nje pergjegjesi te rregullojne kete vend e popull dhe jo vehten e tyre se nuk jane as ne mallin e as ne parane e babait. Te jesh ne foltoren me te larte te vendit do te thote te ngresh probleme dhe tu japesh zgjidhje se per kete gje je votuar , kjo detyre eshte nje mision fisnik dhe kerkon perkushtim ne te mire te vndit. Nje deputet quhet i plotesuar kur nuk numeron sa here eshte zgjedhur si sukses te tijin por se sa horizont i ka hapur vendit e popullit per dhjete vjecare te tere , qofte edhe nje here i zgjedhur.

  2. mondi says:

    hera e pare qe bie dakort me kikirikian.Te mbash mbi kurriz ti dhe femijet e tu llumin berisha,noka,meta,basha,ndoka,vasili,kryemadhi,etj pasi te kane vjedhur dhe qindarken e fundit,kjo nuk ka bythe ku te rrije.

    1. Piro says:

      Dakord! Lista e perfitimeve eshte shume e gjate, e pajustifikuar dhe e pamerituar. Privilegjet caktohen nga vete ata, edhe per kete arsye eshte e turpeshme.

  3. Timi says:

    Sakte! Shume dakort me gazetarin! Le ta kthejme ne inicistive dhe le ti imponoheni shumices ta kthej ne ligj heqjen e privilegjeve te pamerituara per deputetet mumje.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Hajdutat e heshtur te buxhetit…

  5. "BOHOTINA" says:

    Dakort plotesisht. Po te hiqet dhe ai rregulli qe ka ne rregulloren e kuvendit se: Depudeti nuk mba pegjegjesi per ato qe thote dhe ben!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. kasem gahinji says:

    ne parim jam dokord me z.kikia.por kjo,z kikia eshte ceshtje e sistemit,jo e shkalles se varferise.shiko privilegjet e deputeteve ne te gjithe boten.njelloj,kudo te njejtat privilegje.jane ata qe i quajne oligarke,qe kane kapur per fyti shqiperine,ata qe quhen kapitaliste,qe ushqejne me “lemosha ” sherbetoret e tyre ne te gjithe sektoret.ne nje kurs profesional ne trento,meqe eshte fjala per deputetet,per politikanet, nje lektor,me titull doktor shkencash natregoi nje shprehjete D’ALEMES:-ne sistemin ku jetojme i pasur behet vetem politikani dhe hajduti.pra edhe perfaqsuesit e popullit zgjidhen per te ruajtur dhe forcuar privilegjete tyre.

  7. arjan says:

    Jam dakort me Kikine per cfar shkru per “rrypat”, por ka haruar dicka te rendsishme, qe edhe ata qe flasin shume thone vazhdimisht mo e pakta budallalliqe dhe mo e shumta maskaralliqe si ta sundojne e vjedhin me shume kte popull. Mendoj qe “rrypat” jane lule krahasu me kta te dytet.

  8. Bureto says:

    Saktë! Nevojë urgjente. Po kush do ta bëjë, ata që përfitojnë direkt apo indirekt nga ato? Po a nuk janë këto privilegje që i joshin delet e pronarëve të partive? Psh, pse do pranonte të ishte në listë një lloj deputeti si K. Gjuzi? Pra ai për këto privilegje dhe Basha për karton, pavarësisht se gjërat rrodhën ndryshe.
    Përveç shqetësimit që ngre Kikua, për të rregulluar cilësinë e parlamentit duhet ndryshuar sistemi zgjedhor, që po për arsyet e mësipërme pronarët e partive nuk e duan. E fundit është i domosdoshne dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve, psh jo më shumë se 120 dhe jo më pak se 100. Po që të bëhen këto duhen ca lider idealistë që ne nuk i ‘prodhojmë’ dot, pra dhe që fatkeqësisht, nuk do t’i kemi edhe për shumë kohë.

  9. Kavajsi says:

    Jo jo mos i luni leket e ktyre as pensionet sa na lot dashnoret e grave te tyre pa lek e pa makina ….se leket qe kan e fitojn ja haln e jetojn dashnoret e grave .. perfavore mos i luni …grat motrat kunatat kalamojt ja qifshin gjith shqiprija nga i pari e deri ke i fundit

  10. Oparaku says:

    Shteti me i pasur paskemi qene ne Shqiptaret.Si eshte e mundur qe nje deputet qendron 2 deri 4 vjet si deputet dhe paguhet per te gjithe jeten
    me nje shume parash prej 75 perqin e rroges mujore si deputet.Dhe ne nje gjoja shaka i them nje ish deputeti qe kishte qendruar 4 vite.Se ju paskeni miratuar ligje vetem per veten tuaj ku per ato 4 vite ai merrte 50000 mije lek te reja ne muaj Kjo qe kur kishte lene detyren e deputetit.e do te vazhdoje deri sa te rroje.
    Ky ligje dhe te tjera duhet te rregullohen me ligj nga ana eparlamentit.

  11. Konti Sbalta says:

    “Privilegji “i deputeti te jete paga e larte dhe asgje me shume, sepse ata perfitojne dietat e sherbimeve, qe jane sa dy paga te tyre ; nji pjese e mire e tyre japin leksione ne universitete, brenda e jashte vendit apo jane anetare te forumeve nderkombetare nga ku paguhen edhe me shume se paga qe marrin ne kuvend!Ndersa pensionet te jene njisoj si per te gjithe pensionistet(sipas vjetersise dhe ne %te pages ) Pakesoni jo vetem privilegjet e deputeteve,por edhe numurin e tyre;100 deputet jane te mjaftushem per rreth 2.5milion qe eshte sot popullsia e vendit tone! Edhe ato pagat e punonjesve te bankes se shtetit te rishikohen perfshire edhe keshiljin e famshem mbikqyres qe jane pasuruar aq shume sa kane filluar te kerkojne te marrin me shume pushtet ,duke blere qeveritare e pushtetare , se prokurore e gjyqtare kane blere gjithmone!tashti qe arriten te kene kaq shume para!

  12. Kali says:

    Kur.Kur do ndodhe mor zot.Por me keta qafir deputet dhe kete popull qe nuk reagon veshtire te ndodh.Se edhe shtypi viziv dhe i shkruare eshte bere nje me qafiret.

  13. luzati says:

    Kikia ka te drejte ,vec deputeteve ka edhe nje ardhe pa fund ministrash zv/ min qe bejne pushime falas ne Bllokun Durres (Vlore) Pogradec ) e fameshem i cili nukj eshte heque akoma qysh nga koha EH .Keta jane me dy fetyra nga njera ane e shajne ate dhe nga ana tjeter ruajne po te njejtat struktura si ata …turp hipokrizi e gjalle..

  14. Qytetari sehirxhi says:

    Zoti Kikia nuk shkëputet dot nga mentaliteti i fshatit ku u lind dhe u rrit. Asgjë nuk ke kuptuar Z. Kikia se çdo të thotë të jesh deputet dmth përfaqësues i 20 000 qytetarëve në organin më të lartë shtetëror të vëndit.
    Kush është ai që do të pranonte të bëhej deputet nqs nuk do të gëzonte ato privilegje që ju përmendët? Sigurisht njerëz të nivelit tënd edhe mund ta pranojnë me kënaqësi por “fatkeqësisht” këtë privilegj nuk ta fal askush sepse duhet të luftosh për ta siguruar
    Është e lehtë të thuash se po të isha unë deputet do të bëja….
    Kështu thonë shumica e njerëzve që bëjnë sehir e presin nga qeveria ndonjë kockë, ndonëse jemi në kapitalizëm ku secili punon për vete.
    Edhe unë kam menduar shpesh kur të shoh ty e dhjetëra të tjerë si ti, në ekranet e TV:
    Këta fshatarët do të na mësojnë ne se ç’duhet të bëjmë?
    Por fatkeqësisht ti dhe shumë si ty i keni zënë këto pozicione dhe ne nuk kemi të drejtë të ankohemi përveçse t’ju konkurojmë nëse mundemi.
    C’est la vie!

  15. spartak says:

    Mentor djali çfarë bën kështu ?
    Don me na lonë pa deputetë .
    Don me na lonë pa vjedh vota .
    Don me na lonë pa sha .
    Don me na lonë pa bërtit .
    E çu pa pastaj .
    Nuk ngel mo lezet , me qenë DEPUTET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje