Oferta e Ramës: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!

17 Shtator 2019, 14:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit.

Per kete arsye kryeministri ka menduar një formë nxitje që cdo student “denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare”!

Postimi i Ramës në Twitter:

Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit!

Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit.

Një ide në diskutim është:

Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!

5 komente në “Oferta e Ramës: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”

  1. On says:

    Ouuu pse mesusit qenkan e keqja ktij vendi…pse nuk vendos qe kush denoncon nje horr te hetimit tatimor i hiqet tatimi per nje vit?

  2. artan says:

    Genjeshter me bisht.
    ska shteti takat te kapi dhe denoje rastet e korupsionit dhe ja le ne dore/dere studenteve “kapi ti dhe na e sill ne…”
    pse keshtu funksionon shteti? dmth nese studentet nuk sjellin “prova” dmth nuk ka korupsion ?

  3. florence says:

    domethen qeveria nuk ka cfar ti beje korrupsionit neper universitete, grazie kryeminister qe e pranove.

  4. Zigur Qarri says:

    Filloi me eksperimentet skizofreni,me metodat kineze!Ky duhet te ishte izoluar me koh,si person me rrezikshmeri te larte per shoqerine.O bole Kryeminister,nje Grua sulmon me makine nje djale me motorr dhe e qellon pastaj me shkelma,e gjitha e filmuar,e megjithate Policia jote nuk e ka arrestuar!E kupton o bole Kryeminister,tentative per vrasje me mjet motorrik dhe sulm fizik mbi viktimen e plagosur,kurse ti thua te denoncojn studentet!Ku do te denoncojn,tek Shteti mafioz?Vetem largimi i Shoferit ne nje aksident,perben nje veper penale shume te rende ne te gjith Boten
    o bole.

  5. Analfabeti says:

    Po ku ju plas bytha studentëve për bursë, ata me bursë janë, pasi vazhdojnë studimet me lekët e fatkeqve që i lindën. Se i marrin lekët nga prindërit, se i marrin nga shteti, për ta është njësoj. Kujt i kërkohet të denoncojë është kontigjenti që nuk kap libër me dorë. Por nga ata, sidoqoftë, mos prit të denoncojnë kurrë, sepse rruga e vetme e tyre për të marrë universitetin është ryshfeti. Dhe po të zbatohet rrigorozisht ligji, që të dënohet si ai që jep ryshfet dhe ai që merr, atëhere kjo mbetet të jetë një orvatje fatkeqe, me efekte vetëm propagandistike.
    Studentë të vërtetë janë ata që kurrë nuk marrnin një lekë nga prindërit, punojnë gjithë pasditeve dhe të shtunë e të djelë për tu bërë ballë shpenzimeve, duke mos u shtrirë dorën askujt. Por kjo kategori gjenë dhe kohën për të mësuar, duke mos qënë nevojtar për të marrë klasën me ryshfet. Atyre ju dhimbset leku sepse e dinë mirë se si nxirret, ndaj nuk japin kurrë ryshfet.
    Sidoqoftë, për ti rënë shkurt, të bësh kontratë me studentët mizerabël, të paaftë, plehra,domethënë me mender studentët, për të zhdukur korrupsionin në universitet, është vërtetë një marrëzi e padëgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje