Dashamir Shehi, kreu i LZHK, pas takimit një ditë më parë në Ishëm të Durrësit të aleatëve të PD me kryedemokratin Lulzim Basha deklaroi se opozita është gati për marrëveshjen e re me qeverinë po me kushte.
“Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.
Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të lira“, ka deklaruar Shehi për News 24.
Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike.
“Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.
Po morre ti me shume se 2,000 vota te lira nga qytetar te thjesht, me beshty mua ne fytyre.. Ti sben dot vota sa lagja qe jeton, vendos dhe kushte.. Vetem ne Shqiperi parazita si ty hane dhe “pine”..