Nga Klodian Tomorri
Ajo studentja e Elbasanit ishte ne prag te vendosjes se nje rekordi te pathyeshem boreror dje. Do merrte 27 provime per nje jave dhe kete nuk e bente dot as Stephen Hawkingu i ndjere, mendja me brilante e njerezimit ne 50 vitet e fundit. Por Elbasani eshte vendi i mrekullirave. Kjo eshte pjesa se pse duhet te qeshim me veten tone.
Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bere nje shoqeri hipokritesh, qe genjejme veten. Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet.
Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder.
Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.
Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas.
Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.
Arsimi i larte duhet te jete me cmim tregu. Vetem kjo i eliminon palacot qe nuk kane me se shtyjne diten dhe regjistrohen ne Universitet.
Dhe pjesa me tragjike e kesaj eshte se neser, ajo studentja dhe shume te tjere si ajo do jete mesuese qe do mesoje femijet e neserm, do jete drejtoreshe ne administrate e madje mund te jete edhe deputete ne Kuvend.
Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve.
Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare.
Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.
Perkundrejt definancimit, eshte emergjente shkallezimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por une nuk besoj se ne Universitetin e Tiranes mund te marresh 25 provime ne nje jave pa shkuar asnje dite ne mesim.
Prandaj nuk mund te jete njesoj Universiteti i Tiranes me ate te Elbasanit. Ketu ka nevoje per hallke te ndermjetme mes universitetit dhe shkolles se mesme.
Keto universitetet si Elbasani te jene ne grade mbi shkollen e mesme, por kurrsesi universitete.
Ky palacollek i peshtire duhet te marr fund nje here e pergjithmone.
Ky eshte sistemi qe instaluan, qe deshem dhe prej kthetrave te te cilit nuk ka Klodian qe e shkeput!
Pergjegjesit kryesore te kesaj gjendje jane dy persona:
1. DHORI KULE
2. JORGAQ KACANI
Keta bastardizuan universitetet dhe punesuan kesi mostrash pedagoge.
Shkrimi mese i goditur! Tregu duhet te nderhyje! Lexova nje shkrim perpara 2-3 ditesh dhe nje nxenese me te gjitha 10-ta ne nje gjimnaz fshati ankohej se mesuesja kishte hedhur gabim piket dhe asaj nuk i kishte dale mjeksia. A e kuptoni se sot 10-ta e gjimnazit ne nje fshat eshte e barabarte me 10-en e gjimnazeve te Tiranes?! Ajo do te behej mjeke pa konkurs. Kerkoj kthimin urgjentisht te konkurseve mundesisht me 2 faza selektimi, perndryshe ne mjeksi do te kemi vetem studente nga fshatrat me mesatare 10,etj, te cilet nuk duhen paragjykuar por duhet te mbrojne noten me testim.
Shkrimi eshte i goditur, por eshte i goditur ne tru te vogel. Nuk mund te besh universitetet publike me cmim sikur te ishin shkolla private, sepse 1. po shet nje mall ne pazar, qe jo cdo kush mund ta perballoje (diskriminim i te varferve dhe pabarazi shansesh) dhe 2. ashtu si ne shkollat private, te vjen studenti e te kerkon llogari pse s’po ja jep noten e mire, se ka dhene nje qerre me leke per t’u shkolluar.
Eshte absolutisht i nevojshem testimi sic thoni ju. Ne te gjitha fakultetet e gjuheve te huaja pranohen studente me 0 njohuri te nje gjuhe te caktuar dhe hyjne te bejne fonetike e stilistike gjuhe qe ne vit te pare, pra pa ditur A-ne e gjuhes qe studiojne, shkojne te Zh-ja. E njejta gje duhet te jete dhe me deget e tjera. E megjithate, une mendoj se mund t’u jepet e drejta dhe mundesia per studim te gjitheve, por dhe vleresimi gjate vitit te jete i sakte dhe jo i ndikueshem nga parate, apo shalet e studenteve. Jane mesuesit e profesoret qe duhet te japin noten kur eshte per te dhene, e te ngelin ate qe eshte per t’u ngelur.
Aksi,e ka shume mire dhe nuk mund t’i heq asnje presje.U bene shkollat ne shqiperi ku hyjne e dali derra e dosa dhe nuk meret vesh se kush e meriton fakultetin dhe kush nuk e meriton.Eshte bere si hani me 14 porta.Jo vetem kaq,por nxenesi me i dobet shete mend me shume se ai qe eshte ekselent. Ka dhe nje te keqe te madhe,qe, nxenesi qe eshte me 0 dije,eshte me i kompremetueshmi nga partite politike per protesta te dhunesheme.
Nje pershendetje te sinqert per KLODIAN TOMORRIN,per kete shkrim brilant.Te gjitha sa shkruan ai,jane me se te verteta per arsimin ne Shqiperi.Vertete,protesta e studenteve ishte e padrejte se, ne radhe te pare shtyhej nga opozita fashiste (pd dhe lsi) per qellime politike,por edhe ne radhe te dyte ata kerkonin nje arsimim falas ne universitete,qe, ne fakt eshte shume e veshtire te pranohet.Ne fakt,Edi Rama po mundohet qe arsimin ta fusin ne binaret e se drejtes,brenda rregullave dhe mundesive te vendit tone.Kur studentet shkojne jashte shtetit,pranojne tarifat e larta,kurse ketu disa student rrugaç e te paguar kerkonin arsim Falas si te varferit ashtu edhe te pasurit.Finacimi te varferve eshte i drejte,por jo ama ata qe lozin me para te subvecionohen,eshte e padrejte. KY SHKRIM DUHET TE BOTOHET DISA HERE SI NJE THIRRJE DHE PER NJE PUNE TE PROGRAMUAR NGA KOPETENTET PER ARSIMIN,SIDOMOS MINISTRIA E ARSIMIT.
Ja dhe nje gazetar tjeter i revoltuar, qe nuk di te shkruaje sakte gjuhen shqipe. Minimalisht te kishe vene germen “ë” aty ku duhet (une nuk e ve se nuk marr rroge per shkrime brilante neper gazeta).
Zgjidhja, ti zoteri, nuk eshte t’u biem kokes fukarenjve, qe te paguajne shkollat me qindra mijera lek (po, ka fukarenj qe shkollohen dhe jane me te miret ne deget e tyre). Ti po kerkon qe shkolla te jete nje pazar, qe kush ka mundesi ta paguaje, te kete mundesine te provoje te studioje, kush s’ka para, te ike te ngrohet ne diell. Jo mor zotni, beje shkollen falas, le te hyje me kuç e me maç, por ver ne krye njerez me integritet!! Njerez qe ne fund te vitit do thone, ju qe erdhet ne leksione e ne provime, urdheroni notat e meriturara, ndersa ju qe s’erdhet e s’mesuat, ngelni ne klase! Mos ver ne krye te arsimit monstra qe vrapojne sapo shohin nje pale shale. Burra leshi!
Ke shume te drejte Aleks.
Ky artikull mund/duhej te ishte me i moderuar. Universiteti publik e para nuk eshte falas, per nje fshatar qe ka dy femije ne shkolle ne qytet jane goxha shpenzime, se nuk eshte vetem regjistrimi e librat po edhe dhoma/konvikti, e ngrena e pira etj… Te rritesh cmimin nuk eshte se zgjidh problemet.
Sa per tutkunet me duket turp te perdoresh nje term te tille ne nje artikull ne gazete. Asnjeri nuk eshte tutkun. Te gjithe kane nje talent apo nje fushe ne te cilen shkelqejne. Tutkunet i ben shoqeria/qeveria. Qeveria shqiptare ka 30 vjet qe perpiqet ne maksimum te mbaje sa me shume njerez injorant, qe mos mendojne, mos rebelohen, mos u dalin kunder.
Problemi per mendimin tim eshte te fakti qe qeveria e ka lene pas dore arsimin ne te gjitha nivelet.
tutkun je ti gazetar se studion lexon propogandon universitetet private.po ti kujton se privatet shkelqyer genjeshtra.analizoi te dhenat e m endimet e tua do permbysen.pag Italia 60-70 perqind te universiteteve i ka publike e mendohet te behen falas nga kopeshti ne universitet per njerezit qe skane te ardhur te mjaftushme.mijera shqipetare jane shkolluar falas tek.hajdutet gjenden kudo duhen kallezuar e denuar sipas ligjeve ne fuwi
Ku e pe ti qe po u ben yzmetin universiteteve private? Ai thote arsimi i larte te behet me pagese. Meqe merr shembull Italine, e ka ndritur. Ashtu si ne Shqiperi, ne Itali ka te rinj me me grade master qe punojne shites.
Pyet per Gjermanine shoku, me lire se ne Itali. Apo dhe Gjermania ka pjerdh? Sa te pagu Qili per te komentu o tutkun?
Jo vetem shkolluar falas po kane marre dhe burse nga shteti italian. Jam dakort qe shume universitete (si ai i cilit apo ky i elbasanit) jane kot dhe duhen mbyllur. Po zgjidhja nuk eshte hajt ta bejme me pare qe mos shkojne fukarejte. Puna eshte si t’ia bejme qe te shkojne ata qe e meritojne dhe te diplomohen sidomos vetem ata qe i del djersa.
Se ne c’menyre pagesa do zgjidhi problemin e “profesoreve me varse” apo studenteve qe shkojne kot vetem ky e di! Nese nuk ka cilesi si me pare si pa pare, po te njejtat fenomene do kesh
Kam bere universitetin e Elbasanit ne periudhen 1995-1999. Dola me nota te shkelqyera, mesatarja e 4 viteve 9,5. Studimi ishe falas. Nuk i kam dhene profesoreve asnji kokerr karamele per te me vene notat qe kam marre per 4 vjet. Ata qe mbaruan universitetin me nota te pamerituara ose te blera me lek, zune vende pune te mira, u bene prokurore dhe gjyqtare, te tjeret mbeten ose pa pune ose u sajuan ne privat ne kushte rroge per mbijetese. Grupi i pare te shiste dhe mend kur e takoje ne rruge ose ne kafe.
Erdha ne Kanada, perserita universitetin ne te njejten dege ,qe pata mbaruar studimet ne Universitetin e Elbasanit. Ketu paguaja nji takse per cdo sesion ne universitet ne baze te krediteve qe kishin kurset e detyrueshme dhe ato me zgjedhje. Mbarova universitetin me mesatare te 3 viteve A- (ajo dege qe ishte 4 vjet ne Elbasan ketu ne Kanada eshte 3 vjet ose 101 kredite). Isha nxenes ekselent ne Elbasan dhe ngela po nxenes ekselent ne Kanada.
Perse eshte katandisur puna keshtu? Per mendimin tim eshte katandisur sepse studentet + familja e tyre perdorin te gjitha menyrat per te marre provimet e pamerituara dhe jane te afte qe per tia arritur qellimit te paguajne cdo cmim, deri dhe moralin. Kjo eshte IMORALE. Pedagogu ne fjale eshte nje njeri qe e ka paguar nji cmim kur ka qene student vete, e njef sistemin e imoralitetit, tashi qe i erdhi radha atij te jete pedagog kerkon pagesen qofte ne lek qofte ne natyre….Eshte sistemi kerkese-oferte, studentet gjejne ate qe kerkojne…
Ja ka financu Naim Cili shkrimin. Propogande alla Qili. Jepjani parate Qot se ay te jep dypllome. Tung
Kjo eshte vetevrasje e ngadalte dhe plot dhimbje, universitetet tona si mall fallso qe prodhohet ne bodrumet e klaneve anti-Shqipetare……qe per ironi dalin nga parlamenti e institucionet shqiperare!
Nuk të kuptova sepse nuk ke shkruajtur Shqip.
Ore ini vete ju apo jo ceshte ky mendim falas ne socializem jeni ju apo ne kapitalizem qe te mbarosh shkollen univesitetin ketu ne usa nj studentt ne fund del me borc dhe e shlyen kur te filloje pune nese je student i mire ke shume perfitime deri dhe falas por ama ka universitet si ai ne anarber michigan qe eshte nje nder mete miret ne usa po qe se nje sfudent kapet me kopje largohet me njere dhe nuk fillon shkolle dot me ne tere usa ndesa aty merr shkollen pa vajtur fare
Ore usa me ”borc” po nuk e di ti qe sistemi ne USA eshte bere posacerisht qe budallejve si ti (qe jane me shumice atje) t’ju nxjerre shpirtin ne pune dhe mos kene kohe as te dhjesin ne menyre qe elita te kete jahte 160 metra?!
Nuk ka vetem socializem dhe kapitalizem amerikan. Ka dhe rruge te mesme, si Norvegjia, Austria, Hollanda e tje
Konstatimi eshte i drejte por c’ka propozohet per zgjidhje eshte e gabuar per mendimin tim. Nuk mund ta konsiderish dijen si te gjitha mallrat qe te mund ta lesh ne doren e tregut te qe te mund te rritet cilesia e te mesuarit te dijeve. Futja e koncepteve tregetare ne arsim e ka sjelle kete situate . Po te ofronte para a do te ishte rasti po kaq skandaloz? Pra nuk ka para ofron ate qe ka , trupin. Arsimi sipas mendimit tim duhet te jete publik, shoqeria duhet gjithmone te paguaj per te pasur mendje te ditura, eshte ne inters te vete shoqerise. Shkollat private me qellim fitimi nuk duhet te egzistojne. E vermja rruge eshte forcimi i kontrolleve dhe filtrave per pranimet ne arsim. Kriteri i tregut eshte leku . Ky nuk vlen per arsmin nuk e rrit cilesine. Heqia e kriterit politik mbas 90-es ishte gje e drejt ndersa heqia e notes mesatare ishte nje gabim i madh. Duhet thene se keiteri politik nuk u hoq kujtoj ketu shkollen e plepave e cila ka lene pasoja gjingjoniste qe mezi po riparohen. Heqia e mesatares dhe mbushja e kuotave me mbetjet e studenteve me pesa dhe kater e gjysem jane pasoja qe do ti vuajme gjate shume gjate. Siç gjygjtaret e plepave perfunduan ne shitesa te vendimeve gjygjesore ashtu dhe pedagoget dhe te dipllomuarit me sistemin e kristalit” te jap lekun me jep mallin “(dipllomen) perfunduan ne shites notash. Ky sistem “keistali” infektoje rende edhe shteterorin ku disa pedagoge ate çka mesuan tek “kristali” e aplikuan tek shteterori.
Nje BRAVO e madhe,Jo cdo vlere dhe pasuri njerezore duhet matur dhe shprehur ne para.
Problemi êshtê se ky tipi i pedagogut me ” kallash” në dorë ka marrë peng arsimin e lartë dhe jo vetêm universtetin e elbasanit!.
Nje mendim është i sakte aty, shperdorimi i fjales Universitet.
Ta shpif te degjosh “ Universiteti i Elbasanit”, …i Korces, …i Karkanjozit…i Vicidolit…
Emertoini ata “Kolegje “, dhe shkallezoini sipas niveleve, se dhe Kolegjet nuk mund te jene te nje shkalle. Nuk ka vlere nje kurs i Historise se Letersise si me Prof. Nasho Jorgaqin edhe me Luciano Bocin- , sa per nje shembull.
Ne SHBA, Gjermani, Japoni… behet nje lufte e vertete per te terhequr lektore te nivelit te larte shkencor.
Po mire o Klodian a nuk u ngriten ne greve studentet te ulnin tarifat e shkollimit vitin e kaluar? Greve masive apo jo? Si do ta besh ti universitetin me pagese? E dyta ti or mik me shume po godet ne kete shkrim studenten se sa pedagogun.
Ti nuk e ke kuptuar or mik se pedagogu dhe vetem pedagogu eshte fajtor ne kete rast. Po shfrytezon nje post, nuk e ka univeristetin dhe noten buznesin e tij qe mund te beje cfare te doje.
Pastaj shume pedagoge jane arrestuar per te tilla pisqlleqe ne te kaluaren por edhe per marrje parash? Ku jane ata sot? A jane perseri ne te njeten pune?
Beje me mire nje shkrim per ata, beje nje shkrim per tre pedagoe te Elbasanit qe u arrestuan per mitmarrje vitin e kaluar ne Universitetin e e Elbasanit apo Universitete te tjera?
A ka kod profesional dhe etike qe nuk i lejon keta njerez te mos kthehen prape ne punet e meparshme?Nqs nuk ka athere ky fenomen as ka per tu luftuar
Njerzit duhet te kene frike nga ligji , kurse ne shqiperi nuk kane as frike as turp.
Dua te di kete Tomorrin se nga e ka origjinen? Nga fshati apo qyteti, ho per gje por Shqiperia ka 100 vjet shtet dhe kur u shpall e pamvarur ishte e tera pak me teper se nje fshat mesjetar …ho se ato qe shkruan per fshatin te jep pershtypjen se qenka nje koqe gomari…sepse praktikishte po thote qe fshatari nuk duhet te jete i barabarte me qytetarin… ore qyte…ar Tomorri perse mxenesi i fshatit dashka te mbroj noten dhe ai i qytetit e paska hak noten qe mer..nuk mund ta seleksionoi universiteti gjate provimit te pare? Ku e ke sigurine ti mor legen se nxenesi i nje fshati nuk paska kuocient inteligjence mjaftueshem per te qene nxenes i 10.? Kujdes Mero seedhe ti fshatar je..
I nderuar, ke shume te drejte.
Te flas si ish studente me mesatare 9.8 ne Shqiperi dhe 9.5 ne Gjermani. Te flas dhe si pedagoge ne Universitetin e Tiranes. Arsimi universitar po degradon cdo vit e me shume. Kam studente te mite qe ende nuk dine te ndertojne nje grafik nderkohe qe perpeliten me nj-tj e neper protesta kur nuk miratohet nje sezon i 3te i 4t e i 5te. Sepse ai qe nuk di i nderuar mendon se di shume, kjo eshte semundja qe e ka perpire botkuptimin shqiptar ne teresi. Por me dicka nuk jam dakort, nuk fillon dhe mbaron problemi ne universitet. Problemi fillon qe ne klasen e 1re. Per sa kohe qe problematika nuk do trajtohet sic duhet nga fillimi keq e me keq do jete.
E nderuar Znj. Pedagoge!
Duke qene ne kete pozicion duhet ta dish shume mire se universitetin ne masen me te madhe e ben stafi akademik. Ai i jep emer. Nqs ata cedojne dhe e kthejne ne pazar, atehere pazar mesjetar do kthehet universiteti. Di gje ti qe universitetet ne bote vene kritere te forta per studentet ne hyrje? Jo. Por per stafin akademik, filter i imet. Keta japin dhe vleresojne dijet. Faji kryesor qe universitetet jane ne kete gjendje (nuk po fkas per kushtet fizike por akademike) jane pedagoget.
Pershendetje Z.Pedagog,
Po te kthej pergjigje per pyetjen: “Di gje ti qe universitetet ne bote kritere te forta per studentet ne hyrje?” dhe pergjigja eshte Po. Dhe jo vetem kritere te forta por edhe shqyrtohen dosjet e tyre nje nga nje, zhvillohen intervista dhe testime. Nje universitet elitar pa diskutim fare jam dakort qe ka pedagoge elitare por edhe studente elitare. Dhe keta studente jane seleksionuar ne vazhdimesi ne jete, sic thashe nga klasa e pare. Jane seleksionuar ne klase te katert, ne klase te tete, ne gjimnaz, ne universitet, ne master e pastaj dhe ne doc e post doc. Jo te gjithe Z.Pedagog kane aftesine per tu futur ne universitet dhe per ta mbaruar ate. Jo e jo kur vjen puna per universitetet me te mira.
Ndersa per pyetjen e dyte: “Po per stafin akademik?” dhe pergjigja patjeter eshte po dhe ne kete rast. Por problemi eshte qe nese nje vend sic eshte vendi yne vuan nga cilesia e arsimit dhe cilesia e studenteve mos prit qe pedagoget te jene me mire. Dhe ne konkluzion, prandaj po mundohem te te them qe reformimi qe ne klase te pare eshte kyc qe ne rradhe te pare te nxjerre njerez me minimumin e nevojshem te dijes dhe kultures (qe dhe per kete ka deshtuar) dhe ne rradhe te dyte te seleksionoje sipas aftesive dhe vullnetit mes 1. profesionisteve te fushave te ndryshme pa arsim te larte 3. profesionisteve me arsim te larte 4. dhe pedagogeve dhe shkencetareve.
Ne rradhe te dyte, i qendroj bindjes se patjeter qe ka pedagoge te cilet bejne pazar me notat e tyre dhe absolutisht eshte e patolerueshme, por me beso i nderuar, te pakten ne fakultetin tim, 99% e pedagogeve nuk bejne pazar. Eshte e diskutueshme kompetenca profesionale e disa prej tyre por absolutisht nuk bejne pazare. E di qe stigma e krijuar eshte e forte por me vjen keq qe vetem pedagoget gjuhen me gure dhe nuk gjuhet me gure nje sistem arsimor i tere qe prodhon ne mase vetem profesioniste me shkolle te larte qe jane krejtesisht te paafte te lidhin dy fjale rreth “fushes se tyre te ekspertizes”. Gjithe te mirat
Po moj zonje e nderuar, ke shume te drejte, fillon mesimi i abetares me germen P!!!!
Ky shkrim vetëm sa cek një problematikë shumë më të gjerë dhe më alarmante në sistemin e arsimit. Por gjithsesi shkrim i drejtë në tërësinë e tij. Shumica e tyre njihen, vetëm se duhet të shkunden ata që e kanë për detyrë t’i evidentojnë dhe sipas prioriteteve të përcaktojnë rrugët për zgjidhje. Dhe kjo duhet të jetë në rradhë të parë puna e Qeverisë, dhe veçanërisht Ministrisë së Arsimit. Arsimimi i gjeneratës së re, është dhe do të jetë, garancia e futjes së saj si e barabartë (konkuruese) me ato të vendeve të tjera që, edhe aktualisht, janë shumë më përpara se ne.
Problemi nuk ështe te tutkunet që nuk dinë te lexojnë ,është te tutkunet që japin leksione!!!!!!!
hapni bordellot te shpetoj ky milet, atdheu ne rrezik
Aksi,e ka shume mire dhe nuk mund t’i heq asnje presje.U bene shkollat ne shqiperi ku hyjne e dali derra e dosa dhe nuk meret vesh se kush e meriton fakultetin dhe kush nuk e meriton.Eshte bere si hani me 14 porta.Jo vetem kaq,por nxenesi me i dobet shete mend me shume se ai qe eshte ekselent. Ka dhe nje te keqe te madhe,qe, nxenesi qe eshte me 0 dije,eshte me i kompremetueshmi nga partite politike per protesta te dhunesheme.
I gjithe problemi nuk qendron tek studenti ,petagogu,tek shkolla e mesme a tek fillorja.Per mendimin time keqia jone eshte se shtetin e demokracise e shperdoruam.Ne gjithe boten ka qeveri te koruptuara por ne kemi nje shoqeri te tere te koruptuar.Tek ne perpara se te prezantohesh per aftesit e tua prezanton “Mikun”,Parate e te tjera.Sa kohe qe gjerat ti zgjidhim me para e memiqesi me keq do te katandisemi.
Po shkronja “ë” si bëhet ,a e din?
Zgjidhja eshte me e thjeshte. Te ndahen dy proceset; STUDIMI dhe PROVIMI. Ashtu sic veprohet me gjuhet e huaja. Studjo ku te duash dhe jep provimin ne ente te certifikuara. Une personalisht jam per idene qe te hiqet edhe vleresimi edhe diplomimi. Studenti duhet te marre vetem nje diplome FREKUENTIMI; Pra shkolla nuk certifikon as dipllomon, por thjeshte verteton qe ke frekuentuar. Jane shume faktore qe e “pjekin” njeriun ne nje profesionist.
5 dite pas provimeve ke harruar 90 % te cfare ke mesuar ndersa pas 5 vjeteve nuk mban mend as emrat e profesoreve dhe as te lendeve qe ke studiuar. Atehere cfare vlere ka DIPLOMA ?
SHQIPTARE Kujtoja se Ishim popull i mencur por qenkemi dhe shume budallenj. Anglezet kane nje shprehje te bukur. “Nuk jam i pasur te ble kepuce te lira”. Tani shqiptaret shkojne neper universitetet e fandaksur(me mire te themi dyqane) dhe blejne nga nje diplome. Shpesh dhe pa shkuar ne universitet ose pa hapur nje liber. Mbasi marrin diplomen me lek ose me favore ose me favore seksuale dhe me dhurata pretendojne te shkojne jashte dhe te bejne eqivalencen e diplomes ose te gjejne pune. Kur shkojne jashte ju thone te perserisin universitetin. Kam pare me qindra te rinj shqiptare qe perserisin komplet fakultetet per te cilat kane marre diplome ne Shqiperi. Pyetja qe lind eshte vetem NJE “A ja vlen te blesh diplomen ne universitetet e Shqiperise,a ja vlen te harxhosh kot parate ? A ja vlen me te genjesh veten me universitete pacavure shqiptare ?