VIDEO-përgjimi: I kërkonte s*ks studentes, pezullohet nga detyra profesori në Elbasan

18 Shtator 2019, 11:42Kronika TEMA

Rektorati i Elbasanit ka pezulluar nga detyra pedagogun, Denis Himçi i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje, në këmbim të kalimit në disa provime.

Pedagogu Himçi  u shoqërua dhe ndalua nga policia pas transmetimit në emisionin Stop të videos ku ai dëgjohej që i kërkonte raport intim studentes.

Deklarata e rektoratit: 

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare. (TemA)

 

2 komente në “VIDEO-përgjimi: I kërkonte s*ks studentes, pezullohet nga detyra profesori në Elbasan”

  1. Peshtiresi says:

    Burg 50 vjet ketyre perversave qe po shtohen çdo dite, ptuuuuu njerez plehra ti djegesh te gjalle pak e kane

  2. pjeter says:

    Pezullim?duhet bere nje ligj pikerisht per keto ceshtje,duhet vene kufi sjelljes anadollake te shqipove idiote,qe kan mbush vendin gjithandej,dhe duhet edhe ti pagujme keta derra.Ky eshte abuzim seksual i paster dhe si i tille duhet trajtuar,plus,ketyre zagareve, shteti duhet tju kerkoje demshpreblim,si pale e demtuar,qe heren tjeter,kushdo mendohet mire para se ta provoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje