Vendimin që pritet të jepet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi e sheh si një moment kthese për drejtësinë shqiptare.
“Gjykoj që ky mund të jetë një moment kthese për drejtësinë shqiptare që të mbarojë një periudhë pandëshkueshmërie e gjatë”, tha Shehi gjatë një interviste në ABC News.
Sipas Shehit, është momenti që të gjithë politikanët të kuptojnë se po mbaron koha kur mund të bëje çdo gjë dhe nuk ndëshkoheshe. Kreu i LZHK-së u shpreh se kanabizimi i vendit ka pasur të njëjtin efekt negativ si armët e vitit 1997.
“Unë uroj që të merret një vendim i drejtë, por të merret një vendim që t’i japë sinjal shqiptarëve, atyre që merren me politikë, që kjo punë nuk vazhdon më tej”, u shpreh Shehi.
Një defekt të drejtësisë, Shehi sheh praninë e të huajve akoma në këto institucione. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ata kanë qenë garanci për t’i treguar dhëmbët krimit.
Në seancën gjyqësore që u zhvillua këtë të enjte ndaj Saimir Tahirit, u raportua se prezent gjatë gjithë kohës kanë qenë edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane.
E mer Dash pijaneci perveç rakise ke filluar te tymosesh…..o koke qyp,si mund te denohet nje qytetare i lire pa fakte,qe ti e din shumë mire qe akuzat per te ishin politike dhe ashtu doli…..nuk e kupton qe je ne mes te krimineleve dhe hajduteve te pa skrupullt……qepe me mire vete para se te biesh me noj hund lesh,thone knej ka nahija jone ??????