Një shofer autobusi është dhunuar nga një 23 vjeçar për shkak se po ecte shumë ngadalë. 23 vjeçari me iniciale A.K., është konfliktuar me shoferin dhe e ka goditur me mjete të forta në fytyrë.
Por ky nuk ishte i vetmi krim që i riu po kryente në atë moment. Ai ndodhej me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por nuk e kishte respektuar duke u larguar nga banesa.
Pasi ka thyer masën e sigurisë, 23 vjeçari dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
gjete ate te shkretin shofer urbani ti mo ??
cfare ti bej une atij, o trim lagjesh
T’ lumshin duret o cun.
Ne shqiperi ka shume psikopat qe duhen izoluar . Idiote ,analfabet , budallenj , ne nuk dine se sa km ne per i lejohet autobuzit per te udhetuar ne qytet .
Autobuzat udhetojne 70-80. Km /ore PSIKOPATI DONTE TE RRISTE SHPEJTESINE ???
Shikoni cbehet me urbanin e unazes. Jo vetem ecin ngdale por as bilet nuk te japin sy per sy. Ndaj dhe njerzve Unaza ua ka acaruar nervat. Bashkia ne gjume.
PO CDO NJI MALOQ MBI AUTOBUS
MER TAJ !
SI GUXON ME TRADHTUE MUSHKEN E TRADITES NJI KTA NJERZ !
Nga nje ane gabim por nga ana tjeter e meritojn disa shofere apo dhe faturino qe cdo dy stacione e sidomos tek ndalesat e dispeceris pijn cigare pa e prish terezin. Nderkoh njerzit kan pun dhe duhet te jen ne orar per atje ku jan nis.. Gjasme jan ne sherbim te popullit… jo vetem qe e ngriten cmimin e biletes me iden qe do rrisin cilesin e sherbimit por sot le qe sherbimi len per te deshiruar si papastertia komunikimi skandaloz, apo sidomos shprehjet “pse u merzite ti eee” apo ” merr taksi” jan ca shprehje qe shpesh nxisin tek pasagjeret deshiren per ti futur ndonje shpull, grysht a shkelm daç fatorinos a ďaç shoferit pa te ardh keq fare. Se atyre nuk i plas fare per ti sherby pasagjereve per ate cfar jan aty dhe per cfar jan lincesuar, por i sherbejn biletave dhe zhvatjeve qe bejn. Shiptar hesapi, nuk behemi.. e per aq koh sa bashkia nuk vepron te tilla akte do ket.. madje me kujtohet nje zenke ne autobusat e unazes ku u perdor dhe arm e ftoht… v.k
Pa e justifikuar dhunen e ketij te riut mbi shoferin e autobusit urban, por problemet e udhetimit me keta autobuse ta sjellin ne maje te hundes, aq te bezdisshem jane. Ecin shume ngadale, kjo eshte nje e vertete, qe te gjithe e dine, perveç bashkise(!). Nuk kontrollohen nga autoritetet e bashkise, ndalojne ku dhe kur te duan, ecja ngadale edhe kur rruga eshte e lire, te ngre nervat dhe nuk kane aspak respekt per qytetarin, nga i cili marrin pagesen perkatese.
I riu te perballet me drejtesine.
Shoferi te perballet me bashkine!