Ministria e Mbrojtjes u ben thirrje qytetareve qe te mos bien pre e lajmeve mashtruese per nje termet te pritshem.
“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30.
I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor”, ben thirrje Ministria e Mbrojtjes.
Nderkohe per kete lajm ka reaguar dhe kryeministri Rama.
“Ky eshte nje fakenews kriminal per te perhapur panik dhe çdo idiot qe shkruan per parashikime termetesh thjesht duhet neveritur?”– shkruan Rama. (TemA)