U akuzua se pas lajmit të rremë për tërmetin qëndron Meta, reagon Presidenca: Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm

24 Shtator 2019, 10:52Politika TEMA

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi lidhur me shkrimet e publikuara në media, në të cilat pretendohet se pas fake neës që qarkulloi për një tërmet tjetër të fortë që do të godiste vendin, fshihet Presidenti Meta.

Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës sqaron se i vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.

Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.” shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.

1 komente në “U akuzua se pas lajmit të rremë për tërmetin qëndron Meta, reagon Presidenca: Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm”

  1. Tarasi says:

    Ti o bushter po u tregon shqiptareve si kush eshte ilir meta ? se cilin portal ka apo cfare? cfare po u tregon shqiptareve o bushter? CFARE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje