Tërmetet/ Pasi u krijua panik me lajmin e rremë, tani kërkohet shpallja e ditës së ‘kiametit’. Vasili i LSI: Shpall emergjencën, apo s’ka para

24 Shtator 2019, 10:41Politika TEMA

Në fillim u deklaruar se do të ketë “tërmet apokaliptik” dhe “kostumin” e sizmioologut të regjur e mori Presidenti Ilir Meta.

Paniku filloi për qytetarët shqiptarë, për të arritur kulmin me lajmin e publikuar në portalin e djalit të Berishës dhe afër Metës se afër mesnatës do të kishte një tërmet të tmerrshëm ndaj duhet të dalin të gjithë nga shtëpitë.

Kaosi përfshiu Tiranën, Durrësit dhe Elbasanin, dhe bamnorët, përfshirë dhe fëmijët dhe pleqtë dolën jashtë, një pjesë me batanie para pallateve dhe pjesa tjetër doli jashtë qyteteve me makina, p[ër t’i shpëtuar “kiametit”.

Pasj del sërish Meta dhe me “qetësi dhje dashuri” kërkon ndërhyrjen e Institutit atomik botëror, a thua ka shpërthyer Çernobili dhe jo ka rënë një tërmet që nuk ka shembur shtëpi masive dhe për fat nuk ka asnjë humbje jete.

Tani numri dy i LSI Petrit Vasili del dhe deklaron se vendi është në prag të katastrofës dhe qeverfia duhet të shpallë Eemergjencën Civile Kombëtare.

Madje hedh në publik dhe kërcënimin për panik se arka e shtetit është bosh dhe nuk ka para në rezerva për të përballuar situatën, pavarësisht se ajo ka tre ditë që ëhstë vënë nën kontroll.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sa jane fondet e qeverise per termetin,pse nuk pergjigjen apo arka e shtetit eshte bosh ??

Ne Ligjin Nr.45 te vitit 2019 ne Nenin 3 pika 6 thote:

“Emergjencë civile” është situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe  mjedisin.”.

Ligji eshte i qarte :

Perse nuk e shpall Rama emergjencen civile,por i bishtnon e behet qesharak se bashku me nje tufe me ministra, qe si papagalle perserisin te njejtin budallek per mosshpalljen e saj??

Çduhet te ndodhe me shume per Ramen se sa nje termet kaq i rende qe ka shqetesuar Europen si dhe permbytjet qe pasuan per te shpallur emergjencen civile??

Ku i ka Rama dhe perse nuk behen publike fondet e qeverise nderkohe qe flet e flet pa fund gjera boshe?

Sa eshte gjendja reale e Fondit Rezerve te qeverise i cili do te ishte burimi kryesor i financimit per demet e termetit?

Pse nuk behen te qarta me shifra dhe fakte demet e shkaktuara nga termeti??

Cila eshte fatura financiare qofte edhe e perafert e ketyre  demeve??

A mos valle Rama dhe qeveria e kane zbrazur totalisht arken e shtetit dhe nuk ka para’, ndaj vazhdon heshtjen idiote,kur dihet boterisht se pa fonde kjo situate eshte absolutisht e pamundur qe te perballohet??

Edhe sa kohe do ta vazhdoje qeveria maskaraden hipokrite, ngopjes me lugen bosh,te kamerierve qeveritare me tabaka ne dore,qe pasi u grabiten shqiptareve parate me koncesione dhe i zhyten ne mjerim bejne sikur i genjejne tani me nga nje tas supe??

Perse nuk i lene mashtrimet mediatike te tipit te para viteve 90′ dhe te marrin te gjitha pergjegjesite qe u ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe te heqin parate nga koncesionet dhe ti perdorin per termetin dhe permbytjet ne kete hall te madh qe u ra shqiptareve mbi koke??

Shqiptaret duan zgjidhje per shtepite e demtuara dhe nuk kane asnje nevoje te shohin ofensiven mediatike te ngopjes me lugen bosh te ministrave qe si budallenj te rendomte recitojne te njejten vjershe neper televizione.

Turp per keta ministra qe genjejne pacipesisht dhe me ndergjegje shqiptaret.

Turp qe poshterohen ne kete fare feje keta ministra per hesap te kryeministrit, qe ka ikur vjedhurazi nga Shqiperia dhe i ka braktisur shqiptaret ne diten e tyre te hallit ne kuturisjen e tij per te lypur ndonje foto a ndonje buzeqeshje lart e poshte.

 

1 komente në “Tërmetet/ Pasi u krijua panik me lajmin e rremë, tani kërkohet shpallja e ditës së ‘kiametit’. Vasili i LSI: Shpall emergjencën, apo s’ka para”

  1. Mere says:

    Keshtu eshte gatuar qelbesi , te pakten qe kur hengri bacen c’do gje e shikon duke bere vertikalen ( me koke posht e kembet perpjete),deri dje hante fara kunguli sic ishte vete, sot ka zhytur gjithe kaptinen ne hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje