Kërkoni ndjesë o të poshtër e idiotër, që fshiheni pasi titullit të opozitarit

25 Shtator 2019, 09:42Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Njeriu gabon, apo jo? Të gjithë gabojmë. Ka që përpiqen t’i fshehin ato, por ndonjëherë gabimet janë aq trashanike, sa nuk mund të fshihen. Dhe në këto rrethana, është mirë të kërkohet ndjesë.

Të kërkosh ndjesë, është alamet lehtësimi. Më besoni për këtë, pasi e kam bërë vetë disa herë. Ju e dini që e kam bërë. Dua të them se kam kërkuar falje.

Kam kërkuar falje jo duke spërdredhur gjuhën, por në kuptimin e plotë të fjalës. “Më falni!”, kam thënë. U kam thënë “më falni” edhe horrave, edhe atyre që janë qen bij qensh. Por horrat nuk hyjnë fare në këtë mes. Ndjesa nuk ka pasur të bëjë me ta.

Ndjesa ka patur të bëjë me mua. Sepse kështu është gjithnjë. Ndjesa ka të bëjë gjithnjë me personin që e kërkon, pas një gabimi. Dhe përsëris, unë jam lehtësuar pasi kam kërkuar ndjesë.

Tani vijmë te një gabim i sapo bërë. Tek lajmi që bëri rrëmujë Tiranën e Durrësin një copë herë. Unë nuk besoj se ky lajm ka qenë i planifikuar për të destabilizuar vendin.

Unë besoj se lajmi është shkruar e publikuar prej idiotësisë, dhe prej poshtërsisë, pa menduar se pasojat do të ishin ato që ishin.

Më konkretisht, lajmi se të dielën në orën 23.30 do të ndodhte një tërmet shkatërrimtar me fuqi 6 ballë ishte së pari një produkt i idiotësisë.

Sepse mjaft një kërkim 2 minutësh në internet (edhe kur interneti nuk punon mirë) për të kuptuar se tërmetet nuk mund të parashikohen. Ishte së dyti një produkt i poshtërsisë.

Gazetari i referohej një burimi, por thëniet e burimit i shtrembëronte sipas qejfit. I shtrembëronte hapur. Burimi ishte Top Channel, më saktë një intervistë që ky televizion i kishte marrë një sizmiologu grek.

Por në atë intervistë thuhej që një tërmet 6 ballësh do ndodhte në orën 23.30 të ditës së diel po aq sa thuhej se Sali Berisha do të përdhunohej nga ca demokratë të Mamurrasit e Bushatit në të njëjtën orë.

Në këtë kuptim lajmi i dhënë do kishte kuptim po aq sa do kishte kuptim edhe lajmi i përdhunimit të Sali Berishës.

Mirëpo gazetarët dhanë lajmin e parë mbi tërmetin 6 ballësh. Lajmin e dytë mbi përdhunimin e Berishës nuk e dhanë.

Këto ditë të tërmeteve ca njerëz të jepnin përshtypjen se u mërzitën që tërmeti nuk ishte më i madh, e që nuk shkaktoi viktima, dhe ata janë aq të përfshirë nga ethet politike sa truri nuk ua kap se në këtë histori rrezikojnë edhe ata të shkojnë në të sëmës. Prandaj, thirrja ime është shumë e thjeshtë: Merreni shtruar!

Ethet politike janë të kuptueshme, por bëni kujdes që ta mbani e ta keni një minimum logjike e common sense. Këto të fundit duhen, pasi shërbejnë si filtra të broçkullave e poshtërsirave që na vijnë në mendje herë pas here.

Dhe e fundit. Pse nuk kërkoni ndjesë? Ja, këtë gjë unë nuk kam për ta kuptuar. Gabimi ishte i qartë, në dritë të diellit, e morën vesh që të gjithë, madje një pjesë dhe e paguan me vuajtje e mundime rrugëve e parqeve.

Fare mirë në këto rrethana mund të thoshit: “Ju kërkojmë falje! Ju kërkojmë falje pa ‘por’ e pa ‘nëqoftëse’.

Por ata nuk e bënë. Ose e bënë si nëpër dhëmbë. Duke kërkuar alibira. Apo duke kërkuar mbrojtje ndaj qeverisë që po i persekuton. Punë idiotësh e të poshtrish. Që fshihen pas titullit të opozitarit.

28 komente në “Kërkoni ndjesë o të poshtër e idiotër, që fshiheni pasi titullit të opozitarit”

  1. ⚖️⚖️????⚖️⚖️ says:

    MOS U LODH O MUÇ, SE POPULLI ME VOTË, DO TJA TRGOJË QEFIN PËRSËRI !!

    1. Kozi says:

      Se honeps dot këtë idiot te dobishëm e narcissist (Nanon) por te pakten ka thene ate që duhet te ishte presioni bazik ndaj terroristeve mediatik te Berishajve.
      Duke lexuar nje shkrim te ndyre te Bushatit tek lapsi nga ana tjeter shikon poshtersine dhe kafsherine e ketyre palo gazetarucesh dhe gjoja mediash online. Ky eshte Shkrimi më I turpshëm I Bushatit. Në çdo vend perendimor Qimja dhe gazetaret e tij do te perfundonin në burg për një kohe te gjate. Justifikimi qe Bushati dhe minimizimi si gjoja nje gabim njerezor I dy gazetareve te Qimes eshte sa i pacipë aq edhe djallëzor. Qendrimi I Bushatit pastaj që gjithë fajin e ka Rama eshte identik me atë të fajit e ka Belisha – nderkohe që mender mediat online te tipit syri e Lapsi nuk Kane asnjë ndryshim me qytetarin Dixhital te merhumit nga Viçidoli. Pra ka nje te vertete që Viçidolasi vazhdon e do te vazhdoj te destabilisoje Shqiperine me çdo mjet e menyre – often edhe duke perhapur ne mender mediat online kulturen e Fake news dhe terrorit dizinformues te tipit te Fox News për te nxire e denigruar çdo gje te mirë e pozitive në Shqiperi. Edhe këto shkrime te Bushatit për veç perpjekejes idiote për tu marrë me Ramen , me çdo kusht e në çdo rast, edhe kur çeshtja ka te beje me një akt terrorist, në fakt I bejne favorin me te madh Ramës. Pasi edhe kur Bushati ben kritik te qelluar ndaj Rames ai e ka humbur te drejten për tu marrë seriozisht.
      Bushati eshte a quintessential “Idiot I (pa)dobishëm.

      1. Kozi says:

        KUsh shikon apo ndjek Qimen e Viçidolistit, Lapsin e Bushatit & Co – pa e kuptuar mbeshtet terrorrizmin mediatik dhe fake news antishqiptare.

  2. true says:

    bravo Nano,
    nje nder shkrimet me te goditura. Ne fund te kishe thene qe kriminelat nuk kane brire.

  3. FLUTURA says:

    Ndjese kerkon nje njeri i drejte, qe gabon pa dashje…
    Nje i poshter, nje horr nuk ka sesi ta beje kete…
    Lere te keqen te kalbe veten, nuk mund t’i edukosh te behen dinjitoze. Cdo njeri vepron sipas rregullave te tij, por nese ky veprim behet shkak per te crregulluar jeten e tjetrit, atehere le te veproje ligji!

  4. llaman says:

    Nuk eshte pune idiotesh, por pune e menduar terroriste. Bolino, nje italian e tha qarte. E pse nuk e beri kete gabim ndonje media “afer” pozites? Te etur per lajme negative, per ta nxirre sa me s’ka, portalet alla-Berisha nuk ngopen duke prodhuar lajme te rreme qe sjellin trazira. Ne se dikush ne nje stadium therret “bomba” dhe njerezit turren te dalin duke shkelur mbi me te dobetit e duke shkaketuar edhe vdekjen e tyre, do mjaftohemi vetem me nje thenie: kjo eshte idiotesi? Barazlargesia nga “idiotet” dhe “akuzuesit” eshte nje variant idiotesie gjithashtu.

  5. Piro says:

    Ata qe leshuan lajmin e keq Jane te keqinj. Prej tyre mos prisni falje por nje te keqe tjeter. Sepse falje kerkojne te kulturuarit, Jo horrat e idiotet.

  6. LORA says:

    O Muci ti kerkon te relativizosh nje veper
    penale keshtu?
    Une kerkoj me ngulm ndeshkimin penal te
    autoreve,,,qe per mua jane antishqiptare te perbetuar.
    Tung Muco.

  7. shqip says:

    O Muç, mos kerko te pa munduren. Bota keshtu eshte ndare, -/+ . Qe thua ti, keta te poshtrit kane nje veti. Kur bejne nje poshtersi, per replike si puna e termeteve, bejne nje poshtersi tjeter edhe me te madhe. Pra vala e goditjes ( poshtersise ), vjen ne rritje. Ndersa termetet kurben e kane ne renie. E keshtu vazhdojne deri sa te kene fryme. Prandaj kur ndonjeri nga kjo specie e ndyre shkon ne ate bote, thuhet shprehja; ” Iku nje hale me pake ” !!!

  8. Petrit says:

    Nje shkrim qe te ben per te vjellë i shkruar nga nje njeri qe akoma nuk e ka ndarë mendjen se ç’fare eshte.
    A eshte gazetar shkrimtar publiçist apo bythe….ire.
    Perfundimisht eshte nje copë mishi qe kerkon gjithmone te bejë scoop gjoja per te thene se unë jam ndryshe.
    Robt e të vdekmit ku ti kesh o mustafa leshi ti dhe gazeta tema

    1. ja dhe nje idiot si ky me larte!
      “Mjer kush ka thene te verteten
      Lum ka vene ne themel genjeshtren!…

      Bravo z. Nano.

  9. jack says:

    Ja edhe nje artikull tjeter qerim hesapesh.
    Une si redaktor nuk do ta botoja!
    Pikespari titulli te tregon qe nuk eshte artikull per tu lexuar dhe se dyti sepse ky Nano eshte gazeptare sikur Peka dhe qerim hesapin ta bejne ne rruge jo neper gazeta.

  10. Koba says:

    Kam pare nje Film çek .Ishte bere nje vrasje.hetuesi pyeti kolegun e vet :çfare do te bente Sherlok Holmsi po te ishte per kete ngjarje.Kolegu i pergjigjet:Sherloku do te shkonte se pari ne vendin e ngjarjes se ia kerkon ndergjegjia atij.,qe ka kryer vrasjen. Krye hetuesi i thote :Ti mire e ke po keta qe na luftojne ne NUK KANE NDERGJEGJE.Keshtu eshte dhe puna e ketyre te ashtuquajtur Opozitare.,qe duan te marrin Pushtet ne Tavoline,qe duan te vijne ne Pushtet per te vazhduar vjedhjet dhe grabitjet,si dhe per te ruajtur pasurite e vjedhura.Dhe prandaj nuk kane ngjase te kerkojne ndjese apo te reflektojne se prirja e tyre eshte shume perverse:Antinjerzore,Antishqiptare,.

  11. tani says:

    Nano, ka qene nje idiot kur ish student(e therrisnin me qesendi: “filozofi”) dhe ka ngel nje idiot ,
    Nano nuk lexon …”i di vete”…Nano nuk informohet…”Nuk di gje por jam i bindur se”…Nano “nxehet” …se keshtu merr vemendje…si femijet qe qajne per te merzitur mamin…

    1. FLUTURA says:

      @Tani
      Meqenese e kane qesendisur jatranjozet, mu shtua respekti per Nustafain, sepse dielli duket qe kur del…

  12. ralfi says:

    Po ju sikur nuk e lexoni Çim Peken ? Apo e lexojne kurvat e fisit dhe dolet me breke. Po ku ja ndjen halese nga pordhet more.
    te qifsha te gjitha grate qe ke pasur edhe ke o Muç Bolja

  13. prizem says:

    Ata qe terrorizuan nje popull te tere….NE BURG…atje e kane vendin.

  14. Billy says:

    Ore populli e di qe keta te maxorances jane qene e bij qenesh. Mirepo populli si i zgjuar qe eshte, e kupton dhe e sheh se opozita me Berishen, Meten, Lulin e Monen, jane mut qeni, qe qelb dynjane me ere te keqe.
    Keshtu qe me mire voton qenin, dhe aty e ka dhe mutin e qenit.

  15. WHAT A FUCK says:

    ky Nano qe thote se i kemi rene ne qafe Enverr Hoxhes, Sajmir Tahirit, qe thote hajde te behemi bashke me qelbesirat ( se ne fakt i tille eshte ai vete) del ben si person me kulture dhe integritet, kur ne fakt krahason ne menyre te turpshme ne shkrimin e tij sikur Sali Berisha do perdhunohej nga ca demokrat te Mamurrasit apo Bushatit me ben te ndjej po aq neveri biles pak me sgume se fake-news (lajmet e paverteta) qe ky gjoja i paska neveri…
    ti je nje maskara i nivelit te “Syrit” dhe nje burre prostitute qe je i perdhunuar si nga Berisha ashtu ngA NANO FATOS, Ilir META e se fundmi nga gjithe Rilindja….
    je nje fshatar qe ben si Parisien, je nje injorant qe ben si i kulturuar, je goj-ndyer qe ben si moralist, je nje mashtrues qe ben si i ndershme dmth je qelbesire

    1. am says:

      Ja dhe gjykata e partise se punes. Gjalle e shendoshe ne trute e shqiptareve. I zuri ne goje Saliun, udheheqsin e lavdishem. I mjere!

  16. DinPaku says:

    O Muç, kerkon ndjese ai qe gabon dhe jo ai qe vjen per te te vjedhur dhe shkaterruar shtepine. Keshtu siç i trajtoni ju dhe gjithe shoqeria keta terroriste, duke u ferkuar koken e perkedhelur, i nxisni me teper, u jepni te drejte te mendoje se kane te beje me pufte dhe jo me Çeçon me biçak, e do te vijne prape e nuk do te te ndahen derisa te arrijne qellimin, te vjedhin e shkaterrojne, siç e kane bere gjithmone.

  17. Termeti says:

    Keta, qe nuk kerkojne falje, nuk jane idiote, jane me keq se idiotet! Idioti ka humbur aresyen, keta jane njerez te liq. Idiotet nuk kerkojne falje, se nuk dine, ndersa keta i ka mbuluar ligesia dhe ajo u dikton vetem poshtersite, justifikimet, hedhjen e fajit dikujt tjeter, duke e bere veten lolo…
    Falja eshte nje institucion per njerezit me mend, per njerezit e aresyeshem, per njerezit e punes, te cilet pa dashje gabojne gjate jetes se tyre, por kur e kuptojne, ose ua vene ne dukje te tjeret, ata reagojne ne menyre te sinqerte, kerkojne ndjese dhe kjo i ben ata njerez te lire.

  18. rexha 10 says:

    JANE NJERZE PA SHTYLLE KURRIZORE,JANE PA KARAKTER.KE TE DREJTE zoti MUSTAFA. KETA TIPA ASE NUKE SKUQEN DHE ASE NUKE ZVERDHEN.KETA JANE PERSONA QE DIJNE TE TALLEN ME VUAJTJET E TE TJEREVE,DHE TE ZGERDHIHEN SI PUNA E GOMARIT KURE I SHKONE TAGJIJA.
    KETA TIPA KANE NJE PROBLEM TE MADHE .QAJNE KURE DUHET QESHUR ,DHE QESHIN ,KURE DUHET TE QAJNE. KETE GJE E PERCAKTONE FORMA E KOKES.

  19. Nik says:

    Tè vèrteten e stabilizon ligji i dashur gazetar dhe jo shkrimi juaj.Mos tè largohemi shumè me shembuj pèrpara disa kohèsh doli nè shtypin e pèrditèshèm se disa gazeta dhe radio paguhen nga greqia dhe disa gazeta dolèn nè mbrojtjen e tyre qè ligjèrisht kjo èshtè e dènueshme 100% qind.Tani kemi rastin e dytè ku njè gazetè opozite na shkonè dhe interviston njè sizmologè grekè dhe idioti jonè sè bashku me drejtorin dhe pronarin e gazetès destabilizon vendin dhe ju e quani idiot?Jo i dashur ,unè si qeveri dhe prokurori po hap njè dosje pèr dème materjale supozojmè 20 ose 30 miljon eur?Sepse do tè llogarisim kush fiku frigoriferèt me ushqime,dyqanet dhe bizneset e ndryshme humbèn klientelèn,tè sèmurè qè ju ndèrpre dializa etj etj ka shum e shumè nene tè ligjit qè ky gazetar dhe kjo gazetè me gjobèn e vènè nga dretèsia mos tè ekzistoj mè nè qarkullim dhe fjalèt e gazetarit pèr artikullin janè mbèshtetje pèr idiotè e tjer ndèrsa personalisht mendoj se artikulli duhej tè ishte mjaft ndèshkues.

  20. @autori says:

    Ajo qe “dinshumi” Nano (Mustafa) gabon nga padija (dinpaku) apo dija me tepri, eshte se ai kerkon te binde njerezit se ne Shqiperi ekziston edhe nje “opozite” e cila zakonisht i fut shkopij nen rrota “pozites”. Faktet 30 vjecare kane treguar qe Pozita dhe Opozita tek ne, jane te ndara (iluzivisht) vetem per syte dhe veshet e opinionit publik (edhe te gazetareve si Muci) sepse ne fakt Ata jane gjithmone bashke sa here kemi te bejme me vjedhjen dhe mashtrimin e popullit. Dy apo me shume banda, qe bejne sikur luajne kunder njera tjetres, duke rezultuar ne fund te dites gjithmone fituese kunder publikut, ne fakt jane ortake me njera tjetren. Nuk mund te shpjegohet ndryshe qe “humbesi” apo “fituesi” i lojes jane te barabarte ne ndarjen e pasurive dhe grabitjen e popullit. Per rrjedhoje edhe lajmet apo ngjarjet qe keto banda prodhojne, ne shumicen e heres jane te gjitha fallco, sidomos jane te bashkrenduara dhe te koordinuara me njera tjetren. Detyre e medias eshte te sqaroje mashtrimin.

  21. xhemal says:

    disa televisione ne shqiperi sot jepnin lajmin se polizia greke kishte ndjekur dy gomone me droghe te nisur nga shqiperia bile kishte patur edhe shkembim zjarri…po me vone doli se lajmi ishte deformuar kjo eshte bere qellimisht e politikisht per te diskretituar policiine shqipetare.eshte nje turp i madh.akoma ka gazetare idiote servile sharlatan qe perhapin lajme te rreme.ngjarja ishte midis turqise e greqise.njerez verifikojini lajmet e besoni ato publike mos u maestrini nga genjeshtaret te cilet jane shtuar e jane parazite te shoqerise

  22. faro says:

    Për sa I përket opozitës, ka prekur një problem të madh. Populli e kupton mirë kur opozita ngre probleme të drejta, por kupton edhe kur gënjen. Madje të kërkosh falje është një vlerë, që e lartëson këdo. Fatkeqësia është që opozita jonë as nuk e njeh këtë VLERË, që në Europe është sjellje normale dhe që ndan të emancipuarin nga PRIMITIVI.
    FLM NANO!

  23. Vlora says:

    Nuk është “sizmiolog” por “sizmolog” në shqip …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje