Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Marjana Legisi ka mundur të intervistojë shkurt ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë pas mbarimit të daljes për media, të enjten e kaluar (19 shtator).
Teksa shprehet i bindur për t’i shkuar drei në fund drejtësisë, ish-ministri nuk e përjashton si mundësi Strasburgun, për të marrë atë që ai e quan drejtësi.
Gazetarja: Pas 2 vitesh dilni i lirë nga tre akuza shumë të rënda. Si ndiheni?
Saimir Tahiri: Pres t’i shkoj drejtësisë deri në fund. Nuk është drejtësi e plotë deri më sot.
Gazetarja: Mendoni Strasburgun?
Saimir Tahiri: Ka ende kohë për të menduar këto, por sigurisht të gjitha janë para.
Gazetarja: Nëse do të jetë e nevojshme ju do të shkoni në Strasburg për të fituar të vërtetën tuaj që keni kërkuar prej 2 vitesh?
Saimir Tahiri: Nuk do kursehem fare, do ti bëj të gjitha patjetër ku të jetë e nevojshme.
Gazetarja: Po për ndërkombëtarët që janë të zhgënjyer. Ju sa i zhgënjyer jeni nga ata?
Saimir Tahiri: Sapo u përgjigja.
Gazetarja: Po në PS ndiheni i vetëm? Nuk keni patur kurrë një përkrahës?
Saimir Tahiri: Mua më intereson drejtësia, vetëm kaq dhe për këtë nuk më duhet askush. Përveç të vërtetës sime.
Me vjen keq Ju kini qene Minister I Brendshem dhe e dini se Shperdorimi I detyres kryhet me veprime dhe mos venprime Qe I shkon deri ne fund ben mire kur gjen dhe prokurore ose te paafte ose qe te mbaj ten anen.
Po ik e burr i dheut , mjaft me traplliqe
Ilir Meta kur mbaroj gjyqin doli para kamerave dhe i tha shqiptarve 5 me 0. Ti sapo mbarove gjyqin del direkt para medias .
Po ikni mer jahu se ka cdo gje nje kufi ….u be muti mullar , vodhet pa limit, jetoni ne vila luksoze dhe tani dilni e jepni konferenca me na tregu sa te virgjer jeni…ikni qerohuni se shkaterrut kete popull
Kur ata te Strasburgut do te degjojne ato telefonatat (pa llogaritur ato parate qe ndehen per dhurata per gruan e tij) do te propozojne per te 101 vjet burg! Duhet te jete i lumtur qe u gjykua nga nje gjykate hijenash shqiptare nen pushtetin e politikes.
Parë me sytë e një qytetari në distancë pa e njohur personalisht, qoftë dhe për diferencë të madhe të moshës që jemi, për mua Saimir Tahiri hyri në politikë me një vokacion të theksuar opozitar, sidomos ndaj familjes Berisha. Nisur nga kjo u vu re qysh atëhere një ofensivë e jashtëzakonshme kundër tij, si nga segmente shtetërore që vareshin nga qeveria, ashtu dhe nga sistemi i drejtësisë, i cili përpos i korruptuar, pothuajse tërësisht nën influencën e atij që e ngriti për qëllimet e pushtetit të vet.
Po vetë Tahiri ku gaboi? Them se nga karakteri i tij impulsiv, shpesh euforik krijoi një përshtypje jo miratuese edhe brenda familjes së vet politike, pavarësisht investimit dhe besimit që kishte Rama tek ai. Me emrimin e tij ministër i Brendshëm, gabimi i parë ishte fakti që, duke e ditur se ndaj kushurinjve Habilaj, qoftë dhe të largët, kishte indicje për vepra kriminale, ai mbante ende në përdorim makinën e tij shitur njërit prej vëllezërve. Kjo sigurisht që kur u bë ministër nuk kaloi pa u vënë re nga kundërshtarët e tij dinakë, duke u amplifikuar ky fakt deri në zenith. ‘Koka bën koka pëson’, thuhet për këto raste. Nga këtu, duke i ditur dyshimet apo dhe faktet ndaj Habilajve, qysh kur prokuroria drejtohej nga Llalla, rasti i ‘Audit’ të tij u bashkuan, duke krijuar tashmë një kazus beteje të opozitës së re tashmë, kundër tij, por ne synim më të madh ndaj forcës politike që ai përfaqësonte. Saimiri, këndej e tutje, do trajtohej si mish për top. Kishin shumë arsye për ta bërë atë. Së pari, siç thamë, luftën që bëri Saimiri si opozitar ndaj tyre kur ata ishin në pushtet, sidomos ndaj familjes Berisha. E dyta ofensiva antilazarat, epiqendra e kanabizimit në Shqipëri, e cila siç vetë e ka pohuar Berisha, ishte nën mbrojtjen politike dhe logjistike të tij. Së treti Saimiri si ministër por dhe policia nën drejtimin politik të tij, nuk e fshehu, përkundrazi e nxorri në pah në tërë madhësinë e tij, që metastazat e operacionit ndaj Lazaratit po shtriheshin në gjithë Shqipërinë. Lufta e madhe bashkë ne Guardia di Financian italiane i tërbuan kartelet e drogës, të cilat në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tij brenda vendit, filluan kundërsulmin ndaj atij (në fakt ndaj Ramës), që u kishte trazuar planet dhe u shkaktonte goxha dëme. Kishte filluar kështu hakmarrja e madhe. Dosja e prokurorisë, shumë e hollë kundër tij, u fry aq shumë mediatikusht, sa në opinion u krijua përshtypja se Saimiri ishte koka e oktapodhit të trafikut ndërkombëtar të drogave, shfrytëzuar mjeshtërisht dhe telefonatat e bëra nga antimafia italiane ndaj Habilajve qysh herët, ku përmendej një ‘Saimir’ një ‘shef i madh’, bizhu të dhëna dhurata, një skaf dhe një patentë skafi e Tahirit e gjendur në një aksion policor rutinë etj. Të gjitha këto krijuan terrenin në opinion publik që ta bënte të besueshëm skenarin politik ndaj ministrit të Brendshëm në detyrë, tashmë. Prokuroria e vënë në shërbim të këtij skenari ne një zell të jashtëzakonshëm, kërkoi arrestimin e tij. Deri këtu loja është e njohur. Tentativat e saj për ta dënuar Tahirin, dështuan me sukses të plotë, ndihmuar ky dështim spektakolar edhe nga vendimi i drejtësisë së Katanias, që e implikonte Tahirin zero me Habilajt. Dy vjet zgjati kjo maskaradë dhe më në fund u shfry si flluckë sapuni nga vendimi i gjykatës së krimeve të rëbda, para një jave. Tahiri u cilësua i pafajshëm nga tre akuzat e rënda të prokurorisë. Ama, u dha prej saj një vendim i çuditshëm, për ‘shpërdorim detyre’, edhe pse pa asnjë akuzë apo provë për këtë.
Nga sa e kam ndjekur procesin “Tahiri”, e kam besuar dhe e besoj pafajësinë e tij, përkundër akuzave të prokurorisë. Për veprimet dhe mosveprimet, pra të gabimeve të tij, ai vuajti ato që vuajti, pati dhe do të ketë kosto politike për të. Po këto të paktën për mua pak kanë rëndësi. Ato i takojnë Saimirit t’i zgjidhë. Për mua si qytetar ka rëndësi të madhe, dhe kjo jo vetëm për Saimirin, që të gjejë mishërim thënia e famshme, kuintesenca e njohur e drejtësisë, “më mirë 100 të fajshëm jashtë burgut, se një i pafajshëm brenda tij!”. Thënë kështu, jam i bindur se Saimiri do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore dhe aftësinë personale, që ta fitojë pafajësinë e tij në tërë dimensionin e vet. Kjo për të na treguar më në fund se edhe tek ne po vjen drejtësia e ëndërruar.