Çfarë duhet për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

26 Shtator 2019, 17:37Kronika TEMA

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues. Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues.

Por, ngritja e BKH-së do të nisë menjëherë pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendimin për funksionimin e SPAK-ut dhe të emërojë drejtuesin e prokurorisë së posaçme.

Këshilli i Lartë i Prokuroruisë njofton se për zgjedhjen e drejtorit dhe hetuesve, të atyre që ndryshe do të njihen si Policia Gjyqësore e SPAK-ut, do të ketë një proces rigoroz e sfidues.

Kandidatët që do të paraqesin interes do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit, por edhe aftësive mendore dhe fizike.

Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor, raporton A2.

Byroja Kombëtare e Hetimit është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, është menduar që pas përzgjedhjes, hetuesit e BKH-së të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia.

1 komente në “Çfarë duhet për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit?”

  1. ben says:

    Kushti Nr 1
    Te jesh rilindas
    Kushti Nr 2
    Duhet te jesh patjeter I denuar per vrasje, grabitje, droge, prostitucion .Nese ke gjoba per parkim te gabuar nuk vlen.
    Kushti Nr 3
    Duhet te kesh diplomen e shkolles se larte, master por por nuk duhet te gjendet ajo e shkolles se mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje