Macron: Angazhim aktiv për negociatat Prishtinë-Beograd

27 Shtator 2019, 14:26Rajoni TEMA

Presidenti francez, Emmanuel Macron është në pritje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë për t’u angazhuar më pas në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Macron ia bëri të ditur këtë synim ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një takim të shkurtër në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Muajt e fundit Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët për të nxitur një zgjidhje  të çështjes së Kosovës duke thirrur një takim të vendeve ballkanike së pari në Berlin dhe më pas në Paris.

Sidoqoftë, takimi i parë rezultoi i pasuksesshëm në kryeqytetin francez, i anuluar për shkak të ngurtësisë mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, pala serbe ka vendosur si kusht heqjen e tarifave doganore nga ana e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

4 komente në “Macron: Angazhim aktiv për negociatat Prishtinë-Beograd”

  1. ast says:

    ja dhe kurva e Vladimir Putin qenka menduar dhe e paska gjetur zgjidhjen. me demek mbas zgjedhjeve, shohim e bejme, se vetem per te perçare kontinentin e kane mendjen.

    1. Na myten karnat says:

      Ja dhe bolja i rradhes. Pas zgjedhjeve o loqe shqipnie se nuk ka qeveri. Plani eshte gjerman dhe Franca eshte dakort.
      Apo te duket Gjermania kurva e Putinit?
      Lexo! E thote dhe Kurani! Po mos lexo vetem atë.

  2. Analisti pesimist says:

    Ceshte ky takim i vendeve te Ballkanit? Cpune kane vendet e Ballkanit me bisedimet midis Kosoves dhe Serbise? A mos Evrpoa ka hequr dore nga mosndryshimi i kufijve?
    Ka dhe 100 pyetje te tjera per tu bere…
    Po ne cplaforme kemi? Si do ju pergjigjemi kerkesave per mosndryshim apo ndryshim kufijsh midis Kosoves dhe Serbise?
    Cthone amerikanet per kete samit te vendeve te Ballkanit?
    Me keqardhje konstatoj se politikanet tane, ketej dhe andej kufirit, nuk po e justifikojne te qenit Shqiptare.
    Jane angazhuar ne luften e tyre pet te mbuluar zullumet. Koha nuk eshte e pershtateshme per ne.

  3. Meti says:

    Dje ironikisht ne parafillimin e ndeshjes se radhes ne kampionatin Europian te voleibollit midis Frances dhe Serbise ,para se te prezantoheshin zyrtarisht me hymnet e dy vendeve u kerkua nga publiku ne pallatin e sportit qe te mbahej nje minute heshtje per ndarjen nga jeta te ishpresidentit te Frances Jak Shirak ,ku kur i gjithe pallati u ngrit ne kembe per te bere ritualin nje grup serbomedhenjsh “miq te Frances” si zakonisht filluan vershellimat e zhurmen duke ne shenje inati te vjeter me rastin qe kur Jak Shiraku ishte president i Frances u ben nderhyrrja e NATO-s ne Jugosllavi ku nje nga ata qe firmosen kete nderhyrrje per gjenocidin e Serbeve ndaj popullit Kosovar ishte edhe ky president ku i madhi Klinton mik i vertet i Shqipetareve u mori te gjitheve firmat e me pas filloi bombardimet!Ja pra kush jane Serbet qe edhe sot e quajne nderhyrje te paligjeshme te NATO-s ne bombardimet ndaj nje atyre qe bene gjenocid ne Kosove !Keto duhet te kete parasysh z.Makron kur takohet me te pabeset e vasalet e Rusise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje