Vuçiç zbardh detajet e takimit në Nju Jork: Me Ramën dhe Zaevin firmosim “Shengenin e vogël” në tetor

25 Shtator 2019, 19:50Rajoni TEMA

Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket se ka bërë bashkë në një sërë takimesh edhe liderët e rajonit, të cilët kanë zhvilluar bisedime me njëri-tjetrin. Nga këto takime duket se është aprovuar edhe ideja e një “Shengeni të vogël Ballkanik”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për mediat e vendit të tij se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Edhe pse nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë njoftim, sipas Vuçiç, me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

Presidenti serb ka theksuar se është diskutuar në takim për një “Shengen të vogël” që pritet të formohet nga tre shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova nuk përfshihet në këtë marrëveshje dhe i pyetur nga gazetarët, Vuçiç u shpreh: “Është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces”.

Madje presidenti serb ka dhënë edhe detaje, duke thënë se një marrëveshje specifike në këtë fushë do të firmoset në konferencën e Novi Sadit, më 9-10 tetor, ku ai pret të jenë të pranishëm Rama dhe Zaev.

“Ajo që diskutuam është se duam të jemi më specifikë. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht,” u tha Vuçiç gazetarëve.

Ideja e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” qarkullon prej vitesh, por janë Kosova dhe Mali i Zi që e kundërshtojnë ashpër pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Një nismë e tillë, pavarësisht sovranitetit për vetëvendosje të çdo vendi të përfshirë ose në projekt për t’u përfshirë në të, ka impakt direkt jo vetëm mbi sigurinë e vendeve fqinje të hapësirës së Bashkimit Europian, brenda dhe jashtë zonës Shengen (disa prej tyre në kufi me Ballkanin Perëndimor), por edhe në procesin e dialogut të secilit prej tyre me Bashkimin Europian, procesi i cili dihet që synon arritjen e standardeve të unionit nga këto vende nëpërmjet një sistemi të tërë rekomandimesh e realizimesh konkrete.

Megjithatë, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë kufitare, Pëllumb Nako, ideja e Shengenit Ballkanik, është vetëm mjet propagandistik i radhës për t’iu larguar problemeve reale. “Nuk është i realizueshëm. Kurse si mjet presioni është në kufijtë e qesharakes. Të fillosh ndërtimin e një modeli Shengen në qarkullimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të thotë të fillosh ndërtimin e një ndërtese nga katet e sipërme, në mungesë totale të themeleve. Shengeni nuk është thjesht rrëzim i kontrolleve në kufi ndërmjet shteteve.

Ky është kaos. Mbi të gjitha, ai është ndërtim i një hapësire të përbashkët të qeverisur në mënyrë të integruar nga institucione mbikombëtare dhe kombëtare. Është një zinxhir hallkash të sigurisë, të integruara në nivel komunitar dhe kombëtar që zëvendësojnë sigurinë kufitare të çdo vendi, duke e spostuar atë në brendësi të territorit të përbashkët nëpërmjet ndërtimit të institucioneve të reja. Ajo që propozohet si hap i parë nga qeveria jonë, duhet të jetë i fundit. Lista e ndryshimeve ligjore kombëtare dhe ndërtimi i atyre të përbashkëta të Shengenit Ballkanik do të kërkonte edhe një faturë financiare jo të vogël, që për produkt do të kishte vetëm karshillëkun ndaj Këshillit Europian. Hyrja në Bashkimin Europian është më e thjeshtë dhe pa shpenzime sesa krijimi i Shengenit ballkanik”, shkruan ai.

Por nga ana tjetër, edhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, është i mendimit se lëvizja e lirë e qytetarëve të rajonit është e vonuar. Sipas tij nuk mund të pritet integrimi i vendeve të rajonit në BE, pa integrimin e brendshëm të këtyre shteteve. “Ne jemi të vonuar sa i përket procesit të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa procedura të komplikuara, meqë integrimi rajonal është parakusht formal për integrimet evropiane. Bashkëpunimi më i ngushtë i vendeve të rajonit, paraqet edhe një mekanizëm të sigurtë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Pendarovski në një intervistë për “DW”.

Po ashtu, për profesorin universitar Nazmi Maliqi, iniciativat për një mini Shengen Ballkanik janë domethënëse dhe aktuale, kur dihet se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë integrimin në familjen e madhe evropiane. “Është një hap i standardeve të BE-së dhe të NATO-s, sepse përveç stabilitetit të brendshëm dhe të gjitha pikave të tjera që kërkohen për një anëtarësim të plotë, edhe bashkëpunimi rajonal ka domethënie me prioritet’, thotë Maliqi.

17 komente në “Vuçiç zbardh detajet e takimit në Nju Jork: Me Ramën dhe Zaevin firmosim “Shengenin e vogël” në tetor”

  1. kashi says:

    po u realizua kjo do te jete nje gje e mire

    1. Raimond vlonjati says:

      Ce duam Shengenin me keta more

      Keta jane jashtezakonisht armiqesor ndaj nesh , plus qe jane dhe shtet muti
      Kta duan te shesin mallrat e tyre te skaduara ne tregun tone ndaj duan keto mareveshje

      Hic ore , as te mos lejohen fare te vijne ne Shqiperi

      Seicili te rroje ne shpine e vet dhe sa me larg

      Sic ka thene Wollt Whitman. : Gardhi i larte e forcon miqesine me komshine “

      Ndaj sa me larg ky miku me popullin e tij halabak , aq me ne paqe do jemi

    2. Kapedani says:

      Vuçiç thotë që Prishtina duhet të perfshihet ne kete proces…, dhe harron të shtoje qe Shengeni per Shqiperine dhe Serbine eshte Kosova .Serbia dhe Shqiperia nuk kane kufi te perbashket prandaj duhet medoemos te perfshihet dhe Kosova edhe Mali zi ne kete marreveshje.

  2. rexha 10 says:

    E MIRA ,DHE E KEQJA E NJE POPULLI VJEN GJITHMONE NGA DREJTUESI POLITIKAN.
    DO TE BENIT MIRE TE HARRONI TE KALUAREN DHE TE SHIKONI TE ARDHEMEN.FUNDJA TE GJITHE NE KETE BOTE JEMI KALIMTHI .LUME AI QE BERI MIRE.DO TE HYNI NE HISTORI SI PROTAGONISTA TE SISTEMIMIT TE BALLKANIT ME NJE KURAJO TE MADHE.NGA POPULLI NUKE VJENE KURRE E KEQJA.ESHTE POLITIKA AJO QE ESHTE PERDORUR NDER SHEKUJ ,PERCAJ E SUNDO PER INTERESAT E NGUSHTA EKONOMIKE.PRANDAJ JANE BERE LUFTRA TE SHUMTA NE BALLKAN. DO TE HYNI NE HISTORI SI PRESIDENTI I AMERIKES LINKOL,QE BERI TE NJEJTEN GJE ME SHTETET AMERIKANE.
    PO PER GREQIN QE MBANE AKOMA GJALLE NE FUQI LIGJIN E LUFTES ME SHQIPRINE ,CFARE DUHET BERE??????????

    1. Ana says:

      Bravo i ke bërë një analizë të saktë. Rexha 10 .Sigurisht tranzit jemi në këtë jetë dhe komshiu të bie për hise nuk zgjidhet dhe gjëja e duhur është toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëbisedimi. Lumë kush kuptoi në këtë botë se jeta është e shkurtër. Të përgëzoj për qytetarin.

      1. Tahir Gashi says:

        Ashtu eshte!
        Edhe pse krokodili e hengri nje lope, te tjeret te kalojn lumin!
        Duhet ta kuptojme krokodilin!
        Fajin e ka lopa!

  3. Pellazgu says:

    Na mbyten tradhetaret keto 120 vitet e fundit. Se kupton ky piktor qe ky hap I leverdis vetem Serbise. Ky hap e anashkalon problemin qe Serbia ka me Kosoven dhe gjithashtu I krijon nje presion shtetit te Kosoves te pranoje standarde te reja ne marreveshjen me Kosoven. Ky piktor duhet ti thote Serbise kur Serbia ti kete rregulluar marredheniet me Kosoven atehere ne mund te bejme nje Shengen Ballkanik. Po si do veproj ky piktor qe merr vesh nga politika!!!!! Si mundet Shqiperia te gjuaj me thike mbas shpine Kosoven, kur Kosova I ka vene 100 takes Serbise per propoganden e saj te heqjes se njohjeve nga shtete te ndryshme per kosoven, dhe e kundershton cdo pjesemarrje te Kosoves ne rrangjet dhe organizata kombetare!!!!

  4. pse s'veproni! says:

    Mua qe nuk jam expert, me duket nje pune shume e mire dhe vizionare.

  5. Ton says:

    Shume mire…as me pak kufi…..minimumi te levizin njerezit me karta dhe mallrat te zhdoganohen ne mberritje me vetdeklarim…..do zbresi tvsh dhe dekkaroje ne shitje…..vetem duhet administrate e forte qe ne nuk e kemi.

  6. Kuq e zi says:

    Rama firmos per jugosllavi te re pa kosoven?
    Me te vertete i paska hy frike ne palce nga spak dhe po ben kombin corbe dhe armiqt miq me shprese qe te krijohen rremuja per zvarritje te spak
    Do ja arrije ?

  7. Haka Tekizoti says:

    Ky është marifet i Vuçiçit për të zhvlerësuar taksën 100 %, që i ka vënë Kosova Serbisë. Nëse Rama e bën këtë gabim, atëherë duhet të shpjegojë se pse ia jep këtë goditje Kosovës.

  8. Don says:

    Kush i jep te drejten ketij Kryeministri te firmose marreveshje te ketij niveli pa u votuar ne kuvend ? Pse lejohet ky dallkauk kryeminister te beje zarare te tilla qe kane kosto historike? A e kupton ky debil qe ky lloj shengeni ballkanik i jep dore te lire serbise te sundoje me lehte ne kosoven? Ketu te humbur dalin shqiptaret sepse raporti i forcave ekonomike gjeografike dhe demografike favorizon serbet dhe sllavet ne pergjithesi. Si mund te mbaje shqiperia nje kryeminister qe ka simpati per serbine dhe serbet dhe shet kombin e tij? Vini re koordinimin Thaci Rama. Thaci shkon ne Amerike dhe takohet me presidentin Trump i cili ka dobesi per sllavet kurse Rama kerkon Shengen Ballkanik. Te dy te shitur tek Serbia dhe ky kryeministri jone ka kaq dobesi per te. Nuk e kuptoj perse e bejne kete? Per para? Per lavdi? Jo nuk behet fjale. Serbet jane popull kriminel dhe kete e them me plot gojen sepse jemi vete deshmitare. Synimi i tyre eshte zaptimi i trojeve shqiptare dhe dalja ne bregdet. Rama eshte i shitur dhe shqiptaret duhet ta largojne sa me pare. Kete nuk po e them une por e ka thene Madaleine Albright mikja me e madhe e shqiptareve dhe politikania qe dashuronte aq shume te verteten.

  9. Edlira says:

    Serbet na e kane dashur gjithmone te miren….
    Tani duan te na dhurojne lirine e te levizurit…
    Kjo vjen ngaqe ata mendojne vetem mire per ne shqiptaret nder shekuj! Nuk duan ta perdorin si Kalin e Trojes…
    Ata na duan shume ne shqiptaret dhe sakrifikojne dhe veten e tyre per Shqiperine dhe Kosoven!
    Ku do ishim ne pa “Schengen-in Ballkanik”?! Ku?!

    Rrofte Vucic dhe Rama!
    Rrofte dashuria serbo-shqiptare mes politikaneve me te dashur te Ballkanit! Lum ne qe ju kemi ne Ballkan si politikane!
    Jeni ju,pa jemi ne!?

  10. jack says:

    Kete e dime qe moti dhe do quhet mini Yugosllavija.
    Shkijet/Serbet jo vetem qe do marrin regjionin e Kosoves por edhe Memen e saj Shypnin!
    E ne populli enderrojme, grindemi, vritemi mes veti per keta politikanet tane!

    Hajde popull idiot hajde!

  11. naimi says:

    ne nuk po dalim ne kosove pa kontroll, jo me… pordhe me rigon, si ky yni si vicici.

  12. naimi says:

    ky s po na hap rrugen me kosoven. I ka vene dy trare, po beka shengen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje