Mitsotakis "qetëson" Vuçiçin: Nuk ndryshojmë qëndrim për Kosovën

24 Shtator 2019, 15:01Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar në Nju Jork me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Sipas zyrës së shtypit të presidentit serb, të cilës i referohen mediat vendase, dy krerët e shteteve kanë biseduar mbi marrëdhëniet bilaterale, situatën në rajon dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Siç thuhet në deklaratë, Vuçiç i ka kërkuar kryeministrit Mitsotakis të mos ndryshojë qëndrimin grek në lidhje me njohjen e Kosovës, duke theksuar se kjo është vendimtare për Serbinë. Greqia është ndër pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Siç raporton B92, Vuçiç ka theksuar se qytetarët serbë dhe grekë kanë qenë tradicionalisht të lidhur me miqësi të sinqertë dhe se duhet të punojnë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ai falënderoi Greqinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e BE-së, si dhe për mbështetjen e dialogut Beograd-Prishtinë.

Vuçiç informoi Mitsotakis për problemet që dalin nga vendimi i Prishtinës për vendosjen e tarifës 100% për importin e mallrave nga Serbia.

Mitsotakis konfirmoi se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës.

Mitsotakis është shprehur gjithashtu se vendi i tij mbështet dialogun Beograd – Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve, duke shtuar se ndërmarrja e lëvizjeve të njëanshme nuk do të jetë në të mirë të vijimit të tij.

4 komente në “Mitsotakis “qetëson” Vuçiçin: Nuk ndryshojmë qëndrim për Kosovën”

  1. Pesimist says:

    Pikellim pa fund kur degjon keta dhe degjon Hajredinaj se si sulmon Shqiperine per nderhyrje ne punet e brendeshme te Kosoves. Lufte e humur ne betejen e dhelprave me gomeret.

  2. Shqiptari says:

    Dhe ne ja kemi qir rracen grekut.

  3. T says:

    Miqte dhe kusherinjte e Birishave

  4. Messerschmiedt says:

    gjakdhjerin Mico nuk e do e pyes shpejt me njeri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje