Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

24 Shtator 2019, 16:24Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte gjithë angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.

“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në një komunikatë nga zyra e presidentit Thaçi, thuhet se ai e ka informuar sekretarin Parolin, për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në Nju Jork ku po i mban punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, presidenti Thaçi takoi edhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për forcimin e raporteve dypalëshe. Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

5 komente në “Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani”

  1. Kellira e islamit politik says:

    Po keni ne plan Islamin politik nuk ka shanse njohje nga Vatikani. Nuk do shume tru te kuptohet se ne favor te kujt eshte islami politik dhe mosnjohja nga nje shtet qe rrotullon historine e Europes prej 1000 vjetesh si Vatikani.

  2. Dani says:

    Po nuk e njohu vatikani kosoven , dhe ne as nuk na plas trapi fare per vatikanin dhe nuk e njofim fare ate . Jam SHQIPTAR as me rruhet per vatikanin , vlersoj bashkekombasit e mi.

    1. Bbb says:

      O Dani
      Mos e ke gje emrin Ramadan, o islamofil i ndyrë

  3. Dani says:

    Po nuk e njohu vatikani kosoven , dhe ne as nuk na plas trapi fare per vatikanin dhe nuk e njofim fare ate . Jam SHQIPTAR as me rruhet per vatikanin , vlersoj bashkekombasit e mi.keshtiella pedofilve te europes.

    1. Iik says:

      Prapë ti qënke mo dylberi i pashallarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje