“Arixhinj me çadra”, Avokati i Popullit e ka "zënë" keq me Myslim Murrizin: "Gjuhë" poshtëruese, të merren masa urgjente

30 Shtator 2019, 19:02Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi e fut veten sërish në telashe me gjuhën fyese të përdorur këtë herë ndaj komunitetit rom.

Vetëm pak ditë pasi i kërkoi ndjesë personave me sindromën daun, Murrizi përdori një tjetër term ofendues, duke i quajtur disa nga kolegët e tij në parlament si “arixhinj me çadra”.

Sakaq, Avokati i Popullit ka reaguar duke kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj Murrizit për fyerjet e përsëritura.

Reagimi i plotë i Avokates se Popullit:

AVOKATI I POPULLIT DËNON GJUHËN RACISTE TË NËNKRYETARIT TË KUVENDIT MYSLIM MURRIZI DHE KËRKON MASA URGJENTE

Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z.Myslim Murrizi.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”.

Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë.

Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë.

Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast.

Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit nr.61/2018 datë 5.4.2018/ (nenin 5, pika 1 si dhe nenin 6, pika 2).

Në pritje që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë këtë sjellje e të ndërmarrë hapa konkretë për përjashtimin e kësaj lloj mendësie dhe mbartësve të saj nga forumi më i lartë vendimmarrës i popullit, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh solidaritetin dhe mbështetjen të gjitha shoqatave, grupimeve, organizatave dhe individëve të komunitetit rom që mund të jetë lënduar nga kjo gjuhë e papërgjegjshme nga ana e një përfaqësuesi të lartë shtetëror.

3 komente në ““Arixhinj me çadra”, Avokati i Popullit e ka “zënë” keq me Myslim Murrizin: “Gjuhë” poshtëruese, të merren masa urgjente”

  1. dorina says:

    Keshtu eshte kur avokate e popullit zgjidhet nje fundrine.

  2. xhemal says:

    murrizi nuk eshte racist thjesht eshte nje mediokerr flet kot nuk di te flas ndryshe ,perfaqesues i nje partie zhele.shikoni si sillen edhe ata te rrugeve eshte perfaqesues i tyre.po skane tjeter skane pulen hane sorren

  3. Vetingu says:

    Limo katundary lopen ka kullotur gjithe jeten dhe sa do qe te rri ne kryeqytet nuk gdhendet mbase femijet civilizohen. Po ti beni nje kontroll limos keto vitet e hajduterise se te gjithe te babezitur ishin nuk ka ngelur mbrapa. Periudha e arte ka qene kur punonte tek tatimet e me pas drejtues te doganat si kuadro I forte dhe papritur behet pronar universiteti ku diplomat shiteshin si domate se hajvani Sali donte sa me shume kuadro ne PD. Eh cte thuash me e bete zv.kryetar kuvendi o burra ndoshta ze vendin e Metes. Ti haje mortja Shqipetaret gjithe intelektualet ju mbyten njerezit e paditur. Parrulla eshte ta bejme Shqiperine si Vicidoli,Cepani apo fshati Sulzotaj???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje