Lulzim Basha ka uruar kancelarin e zgjedhur austriak Sebastian Kurz pasi partia konservatore ÖVP mundi të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamenetare.
Kryedemokrati thotë se Kurz është miku i tij dhe e ndjek si model.
“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.
Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.
Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shkruan Basha. (TemA)
Sebastian i do shume korraket sunite,aq me teper kur flitet per ata …..sunitoshqipfoles!