Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e Ditari në A2, deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka kryer një shkelje të rëndë të Kushtetutës me zhdekretimin e zgjedhjeve dhe, sipas tij, raporti paraprak i Venecias nuk i lë më shpresë.
“Ai i Presidentit ishte akt administrativ i pavlefshëm. Atë e tha KQZ-ja, institucioni të cilit i shkoi dekreti. Në rast se KQZ do të zbatonte një dekret të pavlefshëm, do të shkonte në burg. Moszbatimi i ligjit ka nen të veçantë në Kodin Penal, kështu që Presidenti pse nuk e çoi KQZ-në në Prokurori? Sepse e dinte se dekreti i tij ishte i pavlefshëm”, tha Ngjela.
Kur iu vu në dukje se raporti thekson se shkeljet “mund të mos kenë qenë aq të rënda sa për shkarkimin e Presidentit”, Ngjela tha se këtë gjë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.
“Shkelje e lehtë apo e rëndë e vendos gjykata dhe ata e kanë përmendur këtë gjë në raport. Komisioni, Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese do të thonë të vetën. Shkelja është e rëndë, Presidenti nuk ka më shpresë. Shpresa e fundit e tij ishte Venecia. Ata e thanë: “në rast se do të eliminoheshin zgjedhjet se nuk hyri njëri, atëherë nuk do të kishte kurrë zgjedhje”. Data 30 Qershor ishte domosdoshmëri dhe largimi nga zgjedhjet i njërës palë nuk anulon zgjedhjet”.
Sipas Ngjelës, “nëse Presidenti do të ndiqet penalisht është shenjë e mirë për historinë e Shqipërisë, pasi kjo tregon që po fillon të funksionojë pushteti gjyqësor”.
“Është ende me paterica, por Gjykata e re Kushtetuese që del ka aktin e parë të saj atë me Presidentin. Aty do të shikojmë se si po ecën Shqipëria. Pas shkarkimit, Meta do të presë Gjykatën Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk vjen, atëherë qëndron në detyrë si President”, shpjegoi Ngjela.
Meta se bashku me disa ndermjetes , provuan te korruptonin disa komisionere te Venecias, meqe eshte dhe mjeshter i te tilla pislliqeve.
Pa respektuar nje protokoll presidencial, mori rruget e italise dhe frances si nje dallaveraxhi ordiner per te mbyllur ndonje pazar. Por cdo gje i shkoj kot. Tani ka mbledh rreth vetes grupin e haleanalisteve per te pergatitur fjalimin para shqiptareve.
Presidenti me injorant e me karagjoz ne evrope
Pas shkarkimit!? Pse, kush do shkarkoje Floririn e Rames? Taku Avukati me Tualetin e Brahon?
KY president erdhiI diskretituar dhe me plot skandale ne kurriz. Ne vend te dilte mbi partite, u be pjese e tyre ne luften per rrezimin e qeverise.
Meta ka thene se;çudia me e madhe zgjat tre dit. Keni pare qe ky po e shtyn aq mire sa, nuk po e rruan fare, ku e ka kete siguri Meta, kush e mbron qe ndoshta dhe ben si i qete. Me duket se jane zhurm zhurm shum zhurm. U tha e ç’nuk u tha, por asgje, u tha e ç’nuk u tha per Llallen, e çfare, asgje. Shikoni o fukakerej se ka qene e do mbetet qe, ligjet denojne fukarain se zengjini se rruan as per ligjin e as per njeri.
AVOKAT ! JE BËRË SI HOROSKOPI I DITËS.
POR, NDRYSHE NGA ASTROLOGËT KOTI QË KEMI , TY TË DEL FJALA, MOR BURR.??
KE QENË ME FJALË NJË , HAP PARA FAKTIT .
U poq shega, u bo rrushi katunar ishe dhe mbete….do mbahesh mend flori qe ktij populli ia shtove dhimbjen. Sado u perpoqe te beje histori ti e te tjere si ty koha i harron se fundja histori sben dot drit shkurti e gjak orishuri.
Ham ham avokat ham seRama bam,
Kaq i perbuzur dhe i peshtire jesi njeri sa n’a ben te marrim ne brojtje nje si Meta.
Ham Ngjela … kape…