Agjencia e njohur Bloomberg shkruan se në Samitin e tetorit të BE-së, do të hapen negociatat për Shqipërinë.
Sipas draftit të siguruar nga agjensia e lajmeve “Bloomberg” Bashkimi Europian do të njoftojë hapjen e bisedimet të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të ministrave të punëve të BE në Luksemburg në 15 tetor.
“Bashkimi Europian ndoshta do të rekomandojë nisjen e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër, duke vënë një bast se perspektiva e pranimit në klub do të ndihmojë në ankorimin e mëtejshëm të Ballkanit të trazuar në Perëndim”, shkruan Bloomberg.
“Një draft i mëparshëm, i parë gjithashtu nga Bloomberg, nuk e përfshinte rekomandimin për të nisur bisedimet”, shkruan agjencia, e cila paralajmëron kështu, se edhe vendet skeptike si Franca, Holanda e Danimarka, duket se do të votojnë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Një vendim për të nisur negociatat dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka bënë rezistencë.
Qeveritë perëndimore të BE janë të acaruara nga dështimi i disa vendeve lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.
Kështu ata janë të kujdesshëm për të pranuar anëtrët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet lëvizin lirshëm”, shkruan Bloomberg.
“Vende si Polonia, Hungaria dhe Rumania, ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ndihmën bujqësore, nuk janë në të njëjtën vijë politike me Komisionin Evropian mbi standardet e tyre demokratike dhe deri më tani ekzekutivi i bllokut nuk ka arritur t’i detyrojë të ndërmarrin reforma. Në komunikatën e saj në qershor për zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh edhe aftësinë e bllokut për t’i integruar këto vende”, thekson agjencia amerikane e lajmeve.
Por, nga qershori gjërat duket se kanë ndryshuar.
Vendimtare për këtë ka qenë Gjermania dhe personalisht kancelarja Angela Merkel, e cila loboi fort jo vetëm në Berlin, por edhe tek vendet e tjera, që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat.
Tashmë pritet vendimi zyrtar i BE-së, por gjasat më të mëdha janë për hapjen e negociatave, pavarësisht rezistencës së Holandës, e cila sërish përsëriti me anë të ministrit të saj të Jashtëm, se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
“Në dritën e përparimit dhe reformave te arritura, ministrat e BE do të bien dakord për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet”, thuhet në draftin që po qarkullon mes vendeve anëtare që nga e premtja, sipas të cilit, vendet anëtare pritet të nisin bisedimet e pranimit me qeveritë në Tiranë dhe Shkup.(TemA)
Shqipëria duhet t’ja dijë për nder SHBA-ve dhe ndërhyrjeve të tyre. Po të ishte për BE-në ai draft do të ishte ende në fuqi, gjërat morën kthesë me ndërhyrjen amerikane dhe sigurisht barra i ra Merkelit si vendit që ka më shumë peshë në BE të detyrojë vendet e tjera të pranojnë, atë çka donte SHBA.
Faleminderit SHBA!
Fiks i ke rene ne koke, ate thuaj fuqia e SHBA-se te jete e perjetshme qe kombi yne i vogel te mbijetoje…se te jete per BE-ne as nuk do te ekzistonim sot…
Kur te vine evropianet te shohin xhamite ne tirane dhe turkoshqiptaret qe falen do ikin te gjithe me vrap.
Po ju mashtron Ramuqi me Temen e Mero Rames, o te mjere….
Po të mashtronte Mero i Ramës apo Ramuqi siç thua zotrote, skema do të ishte që “kjo u arrit falë zotësive të qeverisë”, por ja që s’është edhe aq kështu, po duhet të zbarkojnë amerikanët që të lëvizin gjërat për Shqipërinë, ndryshe aty në pritje të përhershme përballë Europës së plakur…
Drafti ishte shkruar ndryshe që do të thotë se BE së bashku me Gjermaninë e Merkelit ishin për JO. Me të zbarkuar ekipi, ja që dhe Merkeli ndryshoi mendje….Kur të deklasifikohen dokumentet amerikane, do të shihni aty edhe ndërhyrjet e Amerikës pro integrimit europian të Shqipërisë.
Verbëria të mjeron, largpamësia dhe logjika e vijimësisë së ngjarjeve jo.
Kaq kisha për sot, hajt natën e mirë…
o Kalec Dega , ngele rot kari o mjeran , votoi pro Budestagu, deri ne 10 tetor ka mare fund cdo gje , do votojne pro dhe vendet me skeptike dhe ti kete e shikon si mashtrim te Rames dhe gazetes se Mero Bazes ??
E pse ngele cyryk o Kalec pordha , hapi syte dhe veshet o leshko , hapi se pa para eshte shikimi dhe degjimi o karuc
Mooos, i ka rene te fiket Bashes,Metes dhe i kane shpetuar shurra Monikes.Ky eshte nje lajm jo i mire per opoziten e bashkuar ,qe kane kohe,kundra, per te mos u hapur negociatat. C’na bete.Berishes i ka ikur fiqiri,nuk e priste kete lajm.
Hyrja ne BE eshte nje gje pozitive por nuk eshte nje kyc magjik qe do zgjidhe problemet e shqiptareve,kyci eshte ne Shqiperi.vete shqiptaret duhet ti zgjidhin problemet e tyre ne se jo te tere terhiqen…kuptoni se po behet shume propogande per hyrjen ne BE e kjo behet per credo politike..po nuk u zgjidhen gjerat brenda vendit nga ne vete asnjeri nuk te jep krahe,Shqiperia eshte e shqiptarve ata duhet te bejne ate qe eshte me e mira per ate vend,te tjerat jane nje plus…mos mendoni qe hyrja ne BE do tu beje te pasur….asgje nuk ka per te ndodhur po nuk zgjidhen gjerat brenda vendit tone ….ne vete duhet ti dalim zot atij vendi dhe pastaj vijne dhe te tjeret e te mbeshtesin kur e shofin qe je ne rregull…e pate cfare ndodhi me naften,kromin,gjithe pasurite e atij vendi u grabiten…ju prisni tja u zgjidhe BE….asnjehere ska per te ndodhur…shqiptare mblidhni mendjen se u beme gazi botes…Shqiperine e bejne shqiptaret…
Mire o mire thua ti por Europa eshte nje mundesi e madhe levizjeje ,investimesh dhe mbi te gjitha kontrolli per nje qeverisje me te mire, nuk behen gjerat dhe te izoluar nga bota
Tani e ke gabim jo amerika por luli sala likja monaliza kualicioni djatht keta luftuan Fort per te hyr ne EUROP keta pat rioter sakrifikuan mandatet u iku peshtym a nga te sharet shqiperin keta ishim lobistat prandaj keta do hyjn ne histori per Mir qe u shofshin me son e sorollop
Cfar loje po luhet ne BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ?!! Nje here thuhet keshtu nje here ashtu !! Dikush pranon fillimin e bisedimeve e dikush jo !! Nje pale tjeter bajne presion per te perfetuar dicka nga vetoja e tyre e keshtu me rradhe !!
A nuk i shikojne te gjith vendet anetaret te BE plotesimin kushteve nga nje kandveshtrim i perbashket ?! A nuk jane kriteret e njellojta per te gjithe ?! Nqs jo, atehere vendet qe jane kundra po bajne nje loje te piset, duan te perfitojne dicka nga ne dhe M Veriut.
Ndoshta Britania e Madhe di dicka ma shume se te tjeret qe insiston shkeputjen nga BE.