Dy shqiptarët muslimanë, restaurojnë falas kishën në Itali: Jemi të gjithë fëmijë të Zotit

30 Shtator 2019, 11:54Sociale TEMA
Dy shqiptarët muslimanë, restaurojnë falas kishën në

Luan Hallulli dhe Albert Muça nuk janë të krishterë. Por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.

Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve tanë, “Gjithçka ishte e shkatërruar,- thotë Luani, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep.” I thashë Albertit: Bëjmë diçka! Dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet.

Liliana Cavalieri, kujdestarja e kishes tha e lumtur: “Zoti ju bekoftë! Askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën ne Itali“.

Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre musliman dhe thonë: “Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo musliman. Ne besojmë vetëm në një Zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Shqiptaret kane filluar ta eksportojne harmonine e tyre te rralle fetare, si nje nga vlerat me te medha te identitetit tone europian.(TemA)

2 komente në “Dy shqiptarët muslimanë, restaurojnë falas kishën në Itali: Jemi të gjithë fëmijë të Zotit”

  1. olimpia says:

    Respekt ,horrat e Berishes djegin kryeministrine ,njerezit e ndershem punojne falas ne vendin qe i ka pritur..

  2. Koli says:

    Te restaurojne shtepine e ndonje ndonje bashkeatdhetari hallexhi do te benin mire pa kisha ka miliarda pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje