"Rënie e nivelit të martesave dhe lindjeve", ELSTAT: Bie numri i popullsinë në Greqi

4 Tetor 2019, 11:25Rajoni TEMA

Për shkak të rënies së nivelit të martesave dhe lindjeve në Greqi, popullsia ka pësuar rënie, tregojnë të dhënat e Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT).

Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i të vdekurve në vitin 2018 është më i lartë se atyre që kanë lindur, ndërsa edhe numri i martesave ka shënuar rënie.

Në Greqi në vitin 2018 kanë lindur 86 440 persona, ndërsa kanë vdekur 120 297.

Sipas kësaj popullsia e këtij vendi pësoi rënie prej 33 857 persona.

Gjithashtu edhe në përqindjen e martesave në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë ka rënie prej 5,4 %.

Në regjistrimin e vitit 2011, popullsia e vendit ishte 10 816 286 persona.

1 komente në ““Rënie e nivelit të martesave dhe lindjeve”, ELSTAT: Bie numri i popullsinë në Greqi”

  1. shqiptari says:

    hajt se do ta mbush Turqia me arab qe pas 50 vitesh do quhen helen sepse ashtu te ardhur jane edhe banoret e sotem qe “krenohen” me pjerrdhardhjen e tyre nga greket e lashte (pa lidhje fare).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje