Brukseli ndez motorët për goditjen e korrupsionit, Parlamenti Europian rrit fondet për Shqipërinë, sytë tek SPAK dhe BKH

6 Tetor 2019, 09:41Politika TEMA

Brukseli ka ndezur motorët për të përshpejtuar reformën në drejtësi në Shqipëri. Një ndër kushtet bazë për integrimin në BE është ngritja e SPAK dhe BKH, si edhe lufta ndaj korrupsionit. Më 18 tetor do të merret vendimi nëse do të hapen negociatat apo jo, por sido që të jetë kjo nuk do e ndalë BE të mbështesë Shqipërinë për zbatimin e reformës në drejtësi. Gazeta ka siguruar raportin e Komitetit për Buxhetin, i cili kërkon nga Parlamenti Europian që të rrisë buxhetin gjatë vitit 2020 për Shqipërinë, me qëllim realizimin e reformave.

Në raportin dërguar Parlamentit Europian, theksohet se Komiteti për Buxhetin beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor është i nevojshëm. “PE beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor nën Instrumentin e Ndihmës Para-Anëtarësimit, veçanërisht në fushat e funksionimit të institucioneve demokratike, zbatimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe administrata publike; Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është e rëndësishme të mbahet ai premtim dhe të fillojnë negociatat e pranimit tashmë në vitin 2019. Në këtë drejtim, nuk pranohet ulja e propozuar e fondeve, për të mbështetur reformat politike dhe përafrimit me legjislacionin në Ballkanin Perëndimor, por kërkohet një rritje e konsiderueshme në vend të kësaj”, thuhet në raportin dërguar Parlamentit Europian.

Kushtet e Bashkimit Europian

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian më 28 qershor pritej që të vendoste për hapje negociatash, ndërkohë që data u shty për në 18 tetor. Ndërkohë BE publikoi një raport me 35 pika, ku theksi vendoset që të ngrihet me urgjencë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, me qëllim që të luftohet korrupsioni.

“Mirëpresim ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacionin anti-korrupsion. Theksojmë nevojën për ngritjen sa më të shpejtë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mirëpresim rivlerësimin e personelit të policisë sipas ligjit të vetingut”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër BE ka deklaruar qartë se lufta ndaj korrupsionit duhet të arrijë në politikë. Brukseli pret goditje në të gjitha nivelet. “Bëjmë thirrje për rritje të vëmendjes ndaj korrupsionit politik dhe publik-privat dhe theksojmë se të dhëna bindëse arrihen vetëm me anë të hetimeve pro-aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet, duke përfshirë dhe çështjet e nivelit të lartë”, thuhet në raport. Po ashtu, një vëmendje të veçantënë raport i jepet edhe ngritjes së institucioneve të drejtësisë, të cilët u përmendën më sipër. BE ka kërkuar që të hartohet një listë me të gjithë emrat që nuk i shpëtojnë vetingut.

“Theksojmë faktin se reforma në drejtësi është një kërkesë madhore e qytetarëve shqiptarë dhe parakusht i rivendosjes së besimit në rendin ligjor, në institucionet publike dhe te përfaqësuesit politikë. Përsërisim se besueshmëria dhe efektiviteti i reformës, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, varen nga suksesi i procesit të vetingut dhe zbatimi i vazhduar i reformës në drejtësi.

Mirëpresim progresin e bërë në reformën në drejtësi për rritjen e pavarësisë, dhënies së llogarisë dhe profesionalizimit të institucioneve gjyqësore. Për të ardhur keq që ritmet e krijimit tëadministratës së drejtësisë janë të ngadalta dhe të paefektshme; i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të përshpejtojnë procesin e vetingut, por pa dëmtuar cilësinë apo pastërtinë e tij; Mbani shënim shkarkimet apo dorëheqjet vullnetare të kandidatëve para dëgjesave të tyre”, thuhet në dokument.(sot)

8 komente në “Brukseli ndez motorët për goditjen e korrupsionit, Parlamenti Europian rrit fondet për Shqipërinë, sytë tek SPAK dhe BKH”

  1. h says:

    Jo fondet,por sikur te dërgoni gjithë eurot që zotëron evropa,
    ju nuk do arrini dot te zhdukni vjedhjen dhe korrupsionin ne shqiperi.
    Ata do tju a vjedhin fondet sy për sy dhe do ju akuzojnë se i keni vjedhur ju.
    Eshte me e lehte te ndaloni rrotullimin e planeteve rreth diellit,ditën dhe natën,vullkanet të shfryjnë,
    tërmetet të bien,mund të ftohni rrezatimet diellore,mund të masni universin,të ndaloni shiun dhe borën,
    të thani oqeanin botëror,të ndryshoni rrjedhjen e lumejve etj.
    Por kurrë nuk do mund të bëni shqiptarin të moralshëm,pa korruptueshëm,të ndershëm.
    P.s. Shihni presidentin.

  2. posht komunistat says:

    Kush do bej shtet Komunistat si Sali serbi Like floriri apo Ramush mjelloshi ,Kto te degjeneruar familjarisht e te korruptuar sa zoti vet se di duhen varur megjith ca kan mbrapa po shkatrroin nje komb

  3. EJ says:

    E ardhmja e 3 milionë shqiptarëve ka ngelur peng në xhepat e vetëm 200 mafiozëve të ashtuquajtur politikanë dhe ushtarëve të tyre në administratë dhe në skutat e Shqipërisë që kanë 30 vjet që i pijnë gjakun një populli të tërë.

  4. Doda says:

    Ata motoret le ti fusi ne byth te vet europa , pagoi miliona per te shkaterru ket ven 30 vjet rresht investoi per llumin e llumit te kti kombi , e degjenerun e shperfytyrun ket popull tani tregojn perralla me spak , nuk e denon hajduti hajdutin , spaku esht pjell e kti sistemi te degjenerum , nuk shpresojm se do bej noj gje te madhe , hikni pirdhuni me kte sistem kurv naj shkaterrut ket ven , iken njerzit nga syt kembet te ter , kujt po i hyn ne pun ky spak spudhjak ikni qiuni megjith te , po nuk moren pushket njerzit tja qin kurvat vet hajdutve te politikes majtas djathtas posht e nolt ktu tek ne , nuk ka shpres tjeter ne ket ven. Me bustin e hamut zogut .hamut matjanit e xhaferr deves , kjo do jet era shqipnis . Nuk e drejtojn dot ket ven antishqiptaret dhe llumi i kti populli e tregoj koha kto 30 vjet.

  5. Doda says:

    Ata motoret le ti fusi ne byth te vet europa , pagoi miliona per te shkaterru ket ven 30 vjet rresht investoi per llumin e llumit te kti kombi , e degjenerun e shperfytyrun ket popull tani tregojn perralla me spak , nuk e denon hajduti hajdutin , spaku esht pjell e kti sistemi te degjenerum , nuk shpresojm se do bej noj gje te madhe , hikni pirdhuni me kte sistem kurv naj shkaterrut ket ven , iken njerzit nga syt kembet te ter , kujt po i hyn ne pun ky spak spudhjak ikni qiuni megjith te , po nuk moren pushket njerzit tja qin kurvat vet hajdutve te politikes majtas djathtas posht e nolt ktu tek ne , nuk ka shpres tjeter ne ket ven. Me bustin e hamut zogut .hamut matjanit e xhaferr deves , kjo do jet era shqipnis . Nuk e drejtojn dot ket ven antishqiptaret dhe llumi i kti populli e tregoj koha kto 30 vjet. Duhet te nderrojm sistem te fusim sistemin kinez nuk o gjo ky myabet.

  6. Feniks says:

    Mos kini frike nga komentet me kritika dhe mendime ndryshe nga sa mendojne te tjeret!
    Keshtu e ka demokracia,ndersa diktatura kerkon njerezit te vihen ne “rresht”!
    Mos censuroni komentet me kritika ndaj qeverise ose nderkombetareve,se keshtu ju gjymtoni demokracine duke e kthyer ne diktature!
    Ne se jeni gazete e pavarur,mos censuroni asgje ne se nuk ka fyerje!

  7. Drejtesi says:

    Jepini, q….i robt ku ti kene hajnave

  8. Feniks says:

    Zoti moderator!
    Ju thashe qe te mos censuroni komentet e jo te talleni duke nxjerre kete keshille te sinqerte time!
    Pse e keni censuruar nje koment te meparshem timin lidhur me temen qe shtjellohet ne kete lajm?
    Mos imitoni arsyetimin infantil te presidentitr Meta apo me keq akoma te kryeministrit Rama,qe bejne lojra fjalesah dhe batuta adoleshentesh pa edukate,per te justifikuar deshtimet e tyre!
    Botojeni komentin tim te paradites,se keshtu vertetoni pavaresine tuaj e jo VARESINE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje