Kosova në zgjedhje, KQZ: Ja sa është përqindja e votuesve deri në 15:00

6 Tetor 2019, 15:46Rajoni TEMA
Kosova në zgjedhje, KQZ: Ja sa është përqindja e votuesve

Edhe në pjesën e dytë të ditës është vërejtur numër i madh i qytetarëve në qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, dalja e qytetarëve me të drejtë vote është 29.40%.

Të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që po zhvillohen sot, kanë 1.937.868 votues të regjistruar.

Ndryshe deri në orën 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte 9.64%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje