U "shpartallua" në zgjedhje, Haradinaj: Rezultati tregoi që kisha të drejtë që u largova nga posti i kryeministrit

6 Tetor 2019, 23:58Rajoni TEMA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimarrjen duke dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, u vërtetua që ishte i drejtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gara e drejt dhe e qetë e ka ngritur Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon.

“Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë.

Fillimisht dua t’i falënderoj strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme dhe besimin e palëkundur që na e falën.

Po sot, dëshiroj të falënderoj institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.

Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim.

Uroj që me të njejtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend.

Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.

Kosovë, na presin sfida!”- shkruan Haradinaj. (TemA)

9 komente në “U “shpartallua” në zgjedhje, Haradinaj: Rezultati tregoi që kisha të drejtë që u largova nga posti i kryeministrit”

  1. Roberto says:

    Kosova shpetoi nga nje DEBIL IDIOT si Ramush Haradinaj por kam frike se mos llumi i vetvendosjen me Albin Kurtin ne krye te marre drjetimin e vendit. Gjithsesi nuk pretendoj aspak qe e njoh Albinin por vetem nga ngjarjet qe kane ndodhur dikur ne parlamentin e KOsove si dhe organizimin qe u munduan te bejne ne Shqiperi me studentet greviste me detyrojne te shprehem keshtu.Ramushi karabush ka qene dhe i tille do mbetet.I trashe nga trute,i trashe ne politik-berje.

  2. Orli says:

    E Para ti me 10% te votave nuk kishe te drejte te beheshe k/minister e po te mos ishe bere nuk do vinte koha qe te kishe te drejte te dorhiqeshe! Kohen qe qendrove km,tregove qe je nje karabush qe se ke shokun duke ja humbur vetes vlerat si luftetare prandaj tani bashke me dautin vazhdoni te vini ndonje gjobe bizneseve ne kosove se po ta kishe bere kete ne Shqipri do ti kishin kthyer me kohe kembet nga dielli.Hajt arush-karabushi bej nje shetitje andej nga dhite bashke me koklopen tone e kopilin serb te vicidolit.

  3. uskania says:

    Ramushi me këtë qëndrim e tregon veten politikan perëndimor. Le të marrin shembull nga Ramushi mafiozët politikë në Shqipëri.

  4. konspirativi says:

    albini ka marre detyre ti beje mutin pos kosoves dhe shqiperise.Po qe se e lene keta mender politikanet tane e shtetaret qe ai te beje kakardhija ,sic do serbija do e beje dhe shqiperine corape te grisur,kot nuk paguhet prej eksponenteve te saj ne shba.

  5. naimi says:

    Roberto, kur nuk I njeh, mos paragjyko. ku ke pare ti proteste me qytetare ne shqiperi, se ajo e studenteve. nqs e ka organizuar albimi, atehere ishallah shpejt dega e vv ne shqiperi fiton edhe ketu, se e gjetem vizionarin.

    1. Roberto says:

      Lexoje mire se c’kam thene Naim qe nuk pretendoj se e njoh por persa i perket levizjes stundentore midis tyre kishte njerez nga Kosova dhe nga Mali i Zi sa per dijeni qe ishin udhezuar per mosbindje civile.

  6. Ik more INJORANT qe s’di shqip me se pari; e le pastaj kur thone neper Media se di “mjafte” mire Frëngjisht dhe Anglisht… Uaaa cfare debilesh ka ne Median e Kosoves dhe Shqiperise, Maqedonise dhe Mal te Zi ne pergjithesi. Haradinaj eshte nje injorant tipik provincial, nje vrases, nje hajdut deri ne nivel bajraktari ne Zonen e tij te lindjes (e thone vete ne ate Zone shumica e banoreve), nje mashtrues tipik provincial qe akoma mendon se nuk e dine te Huajt se sa vlen “lekura” e tij dhe sa ka vrare. Vetem ne burg e ka vendin dhe jo vetem…

  7. Lona says:

    RAMUSH ISHE TURPI KOMBIT TI NUK DI AS GJUHEN E NENES TE FLASESH KOSTUMI I KRYEMINISTRIT ISHTE I RENDE PER TY .
    ME E BUKUR ISHTE KUR KERKOJE TE GODISJE GJIGANDIN RAMA KULMI GOMARLLEKUT TEND QE DO NGELET NE HISTORI

  8. BRSS says:

    IK O RAMUSH SE NUK JE PER TE DREJTUSR SHTETIN JO SE SDO POR NUK DI ,TI JE PER TE MBAJTUR KALLASHIN NE SUP DHE ATE PUNE E BEN MIRE POR KA IKUR AJO KOHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje