Daçiç: E dija për Kurtin, amerikanët duan të flasin për “Shqipërinë e Madhe”

7 Tetor 2019, 13:41Rajoni TEMA

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka thënë se e dinte se kush pritej t’i fitonte zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiç në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.

2 komente në “Daçiç: E dija për Kurtin, amerikanët duan të flasin për “Shqipërinë e Madhe””

  1. Lani says:

    LOVE YOU AMERICA FOREVER AND EVER

  2. undefined says:

    Jo “Shqiperia Madhe” o pic derr Beogradi….por ajo Shqiperi qe kurva Europe e coptoj ne favorin tuaj dhe te libanezeve te Athines….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje