Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Thaçi i ka cilësuar zgjedhjet si shembullore dhe si tregues i një pjekurie të lartë politike dhe demokratike.
“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.
Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.
Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shkruan Thaçi. (TemA)