Procesi zgjedhor pa ndonjë parregullsi që cenon integritetin e zgjedhjeve, reagon ambasadori i SHBA

7 Tetor 2019, 09:19Rajoni TEMA

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, është vlerësuar pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë procesit zgjedhor, sipas Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave, prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, pas mbylljes së votimeve, përmes rrjetit social Twitter tha se vota e qytetarëve dëshmon përkushtimin e madh për Kosovën.

“Ditë shumë e mirë, i lumtur të shoh që po e shfrytëzoni të drejtën e votës. Vota juaj dëshmon përkushtimin e madh për Kosovën”, tha Kosnett.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje