Calr Bildt: Fitorja e Vetëvendosjes dëshmon zemërimin e popullit me klasën politike

7 Tetor 2019, 09:09Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë dhe rezultatin në favor të Vetëvendosjes.

Bildt (në foto me presidentin kosovar) tash është bashkëdrejtues i Këshillit Evropian.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se rezultati pro Kurtit tregon revoltë të popullit të Kosovës ndaj politikës.

“Me 75 për qind të votave të numëruar, duket se Vetëvendosje e Albin Kurtit do të udhëheqë. Edhe pse jo shumë e papritur, kjo padyshim që tregon një zemërim të madh të popullit me politikën kosovare”, ka shkruar Bildt.

Kurti në një intervistë, ka thënë se do të ngutet për ta formuar Qeverinë e re, të cilën planifikon ta formojë me LDK’në.

LDK’ja është e dyta me 1 për qind më pak se sa VV’ja, por thotë se do presi rezultatin final zyrtar para se t’i përgjigjet ftesës së Kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje