Rezultatet: Koalicioni Nisma-AKR rrezikon të mos kalojë pragun

7 Tetor 2019, 00:18Rajoni TEMA
Rezultatet: Koalicioni Nisma-AKR rrezikon të mos kalojë pragun

Janë numëruar 84.22 për qind e votave, e sipas rezultatit, koalicioni Nisma – AKR del se nuk do ta kalojë pragun.

Koalicioni mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, ka rënë nën 5 për qind, e sipas këtij rezultati, Nisma e AKR-ja nuk do të mund të hyjnë në Kuvend.

Deri tani ky koalicion ka marrë 33.734 vota, ndërsa i duhen rreth 43.000 vota që të arrijë 5 për qindëshin.

Nga votat e numëruara deri tani, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.90, ndërsa e dyta është LDK-ja me 24.86 për qind.

Në zgjedhjet e sotme, kanë votuar rreth 850 mijë qytetarë, duke shënuar dalje shumë më të madhe në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje