Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren

7 Tetor 2019, 08:49Rajoni TEMA
Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren

Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë.

Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama.

1 komente në “Rama uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren”

  1. Al says:

    Meso nga Kosova…..qete, bukur…turp per ju…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje